Sporti
Ekskluzive presidenti ardjan takaj në korçë ja çfarë po ndodh me skënderbeun
Sot, përveç prezantimit të kamerunasit Banmassa Kamleu Frankli Lincoln te Skënderbeu duke dalë në stërvitje, ka pasur edhe një tjetër risi. Ka qenë presidenti Ardjan Takaj që ka mbërritur në qytetin juglindor, duke qëndruar pranë Skënderbeut gjatë gjithë seancës stërvitore.Ka qenë portali ynë “Korça Boom” që ju sjell foton e mëposhtme nga momenti kur presidenti Ardjan Takaj dhe Drejtori Sportiv Ardi Gjançi, Drejtori i Akademisë, Enea Zhidro, shoqëruar edhe nga drejtues të tjerë, kanë qenë në shkallët e aneksit të stadiumit duke ndjekur Skënderbeun nga fillimi në fund.Pasi ka sjellë disa lojtarë, deri tani, duke bërë blerje vërtet interesante dhe pritet të bëjë edhe të tjera, Takaj duket se e ka mendjen te Skënderbeu dhe sigurisht që nga dita e sotme e në vazhdim do të jetë thuajse dy herë në javë në juglindje të vendit.Pas seancës stërvitore, Takaj ka pasur një takim gjerë e gjatë me stafin teknik, ndërkohë që nesër do të lërë Korçën për t’u rikthyer ditën e hënë. Kjo pasi të martën, më 16 korrik Skënderbeu do të udhëtojë drejt Greqisë për të luajtur ndaj Kaitheas dhe presidenti do të jetë atje me skuadrën.Në fakt sa herë Takaj mbërrin në juglindje lojtarët kanë adrenalinë të lartë dhe kjo gjë ka ndodhur edhe sot. Nga kjo ditë Skënderbeu do të ndezë edhe më shumë “motorët” dhe presidenti është i bindur që këtë sezon të ri do të shikojmë një Skënderbe edhe më të fortë.
Sporti
Talenti Eltien Cani i jep fitoren Skënderbeut U-13
Kategoria 2
Devolli tre pikë në “luftë” kundër të …
Sporti
Nations League/ Kombëtarja nis përgatitjet për dy ndeshjet zyrtare të tetorit ndaj Çekisë & Gjeorgjisë
Sporti
VOLEJ FEMRA/ Prezantohet trajneri i ri i Pogradecit, Besnik Lisha!
Kategoria 2
2 lojtarë të Maliqit dhe 3 të Devollit më të mirët. Trifon Meraku trajneri më i mirë!
Sporti
MËSONI më të mirët e javës së 8-të/ Skënderbeu në “hije” totale! Lexoni…
Sporti
Trajneri Ahmataj fton 21 lojtarë në kombëtare/ Amarildo Dervishaj, korçari keqezi!
Sporti
3 “Ujqër” të Akademisë “Skënderbeu” në kombëtare/ Suksese djema!
Sporti
SUPERLIGA/ Mbyllet java e 8-të. Shikoni renditjen dhe ku ndodhet Skënderbeu!
Sporti
Gvozdenoviç e pranon se është një moment krize
-
Sporti4 ditë ago
Ky është talenti i bardhekuqve para 4 vitesh dhe sot golashënuesi më i mirë i Skënderbeut!
-
Sporti4 ditë ago
Korçarët “fërkojnë” duart për ndeshjen e fundit të fazës në Ballsh
-
Sporti1 ditë ago
Tifozët korçarë kapen edhe me gjykimin. A kanë të drejtë?!
-
Super Liga2 ditë ago
Skënderbeu ngelet në vend, Egnatia kalon momentin krizë
-
Sporti3 ditë ago
Ja tre “shtyllat” e mbështetjes për fitore ndaj Egnatias të korçarëve…
-
Sporti1 ditë ago
U-19/ Super Skënderbeu për të rinj. Merr kryesimin në superligë
-
Sporti1 ditë ago
SKËNDERBEU/ Sa vështirë të analizosh humbje të tilla…
-
Sporti2 ditë ago
Ja çfarë po ndodh në stadium përpara ndeshjes Skënderbeu-Egnatia
-
Ngjarje15 orë ago
Shikoni vendin e ngjarjes ku u hodh nga pallati astrologu Jofiel Koço!
-
Aktualitet3 ditë ago
Korçari i liqenorëve, Franko Kapllani sot ka ditëlindjen. Hektor Kapllani ka një urim special