Sporti
Ekskluzive shaqe ja sekreti i skënderbeut tifozët janë fantastikë bashkë do ia dalim
Është rikthyer këtë sezon të veshë fanelën e Skënderbeut dhe menjëherë zuri vendin e titullarit, duke bërë paraqitje shumë të mirë me fanelën e Skënderbeut. Klevis Shaqe, mbrojtësi i bardhekuqve flet me “këmbë në tokë”, duke deklaruar se forca e grupit ka bërë që ky Skënderbe të nisë këtë superligë kaq mbarë. Gjithsesi, mbrojtësi thekson se të gjithë bashkë, presidenca, stafi teknik, grupi i lojtarëve dhe tifozëria e shkëlqyer, do ia dalin në fund edhe pse është akoma herët, sepse kampionati sapo ka filluar. Për “Korça Boom” Klevisi ka dhënë këtë intervistë:-Shaqe, dy ndeshje, dy fitore? Një start si jo më mirë për Skënderbeun?-Kemi bërë një start vërtet të mirë në dy javët e para dhe shpresoj shumë që të vazhdojmë me këtë ritëm edhe në javët e ardhshme.-Keni luajtur në të dy ndeshjet e para si titullar. E kishit menduar diçka të tillë?-Unë punoj çdo ditë në stërvitje, jap maksimumin në fushën e lojës dhe për këtë arsye ka ardhur edhe vendi i titullarit. Pra, me punë kam arritur gjithçka.-Si ndjeheni deri tani me Skënderbeun?-Për mua është ndjenja më e veçantë në karrierën time futbollistike,pasi luaj për qytetin tim dhe për këtë fanelë bardhekuqe.-Pas pak ditësh vjen java e tretë ndaj Tiranës në transfertë. E vështirë?-Përballja ndaj Tiranës do të jetë një sfidë jo e lehtë. Ne do të bëjmë maksimumin tonë dhe shpresoj shumë që të arrijmë një rezultat sa më të mirë.-Dy ndeshjet radhazi jashtë fushe, Tirana dhe Teuta. Dy transferta që sipas jush…?-Është e vërtetë që do të luajmë dy ndeshjet e radhës jashtë Korçës, madje do ta ndiejmë shumë mungesën e stadiumit tonë, por kjo do të na bëjë të përqëndrohemi edhe më shumë. Ne duhet të bëjmë tonën, pavarësisht se ku luajmë.-Ku e shikoni Skënderbeun në këtë superligë, deri në çfarë vendi mund të ngjitet në tabelën e klasifikimit?-Është shumë shpejt për të folur për vendin në tabelën e klasifikimit. Besoj se me punë dhe me dëshirë të madhe do të bëjmë shumë mirë këtë kampionat.-Si duket gjendja e ekipit dhe shokët pak ditë para Tiranës?-Kemi qysh në fillimin e kësaj jave që po punojmë fort dhe kemi një harmoni të shkëlqyer dhe të gjithë çunat janë gati.-Së fundi, cili është sekreti i këtij Skënderbeu që ka surprizuar deri tani superligën?-Sekreti i Skënderbeut në këto dy javë që kanë ikur dhe në vazhdim, është mbështetja e madhe e presidencës, stafit, ajo ç’ka na japin ne lojtarëve dhe sidomos harmonia që mbizotëron në grup. Kjo sepse ne nuk varemi nga individët, por nga grupi. Së fundi, me mbështetjen e jashtëzakonshme të tifozëve tanë të mrekullueshëm që janë pa diskutim “lojtari” numër 12-të dhe të gjithë këta që përmenda do të bëjnë që ne të bëjmë më të mirën në këtë superligë.
Sporti
Egnatia vjen në Korçë me “frikë”
Kategoria 2
MALIQI udhëton në Memaliaj/ Devolli transfertë në Delvinë
Sporti
“Abissnet Superiore”/ Java e 8-të e kampionatit nis të premten me takimin Dinamo City-Laçi
Sporti
SUPERLIGA/ Nesër starton java e 8-të. Gjithë vëmendja te Skënderbeu që pret kampionët e Egnatias!
Sporti
SKËNDERBEU 7 pikë në 7 javë/ Asnjë pikë në 3 ndeshje në transfertë!
Sporti
UEFA Development U-15 për vajza/ Shqipëria mund Estoninë nga penalltitë me rezultatin 4-2
Kategoria 1
POGRADECI të shtunën pret Kukësin e Amarildo Dervishajt!
Sporti
Skënderbeu të shtunën me ndryshime në formacion/ Mësoni cilat janë
Sporti
Flet Dhimitraq Xhambazi: Ja kush spikat te Skënderbeu! Kjo superligë, më e fortë
Sporti
FSHF mirëpret Turneun Ballkanik të Futbollit për të Amputuar, marrin pjesë Shqipëria, Kosova dhe Turqia
-
Sporti4 ditë ago
U mposht nga Tirana, Ivan Gvozdenoviç: Përgjegjësitë i marr unë, urime kundërshtarit
-
Sporti3 ditë ago
NDESHJA e mbrëmshme Tirana-Skënderbeu/ Korçarëve u mungon 1 penallti
-
Sporti5 ditë ago
Doka nesër ndaj Tiranës nga minuta e parë?! Ja ç’thotë njëshi i stolit bardhekuq
-
Sporti5 ditë ago
Trajneri mbështet idenë e portierit Marko Alia…
-
Sporti2 ditë ago
Egnatia me mungesa të shtunën drejt Korçës!
-
Sporti4 ditë ago
Po rikthehet volejbolli i meshkujve të Skënderbeut! Super skuadër…
-
Sporti5 ditë ago
Skënderbeu në volejboll meshkuj mund pastër Vllazninë
-
Super Liga3 ditë ago
Gvozdenoviç e “shkarkon” humbjen tek…
-
Aktualitet3 ditë ago
Shuhet i madhi Vangjel Koja! Lamtumirë mjeshtër!
-
Sporti1 ditë ago
Skënderbeu/ Sot analiza e humbjes, ja ç’pritet të ndodhë