Pak më parë kemi zbuluar që vjen nesër sulmuesi afrikan që ka luajtur në kampionatin kinez, ndërkohë që në këto momente kemi zbuluar edhe emrin e lojtarit afrikan që zgjedh të luajë për Skënderbeun sezonin e ri.
Bëhet fjalë për Tayo Razack Abiodun. Sulmuesi në fjalë mbërrin nesër në qytetin juglindor dhe do të vihet menjëherë nën urdhërat e trajnerit Ivan Gvozdenoviç.
Sipas informacineve që sjellim për të gjithë ju miq të portalit tonë bëhet fjalë për një lojtar që vjen nga skuadra 36 Lions në Kinën e largët dhe që sulmuesi ka cilësi shumë të mira.
Tashmë priten të dhëna të tjera rreth këtij futbollisti, por që vetë klubi bardhekuq do ti zbulojë kur të mbërrijë në qytetin juglindor.
Tayo vjen për të qenë titullar te Skënderbeu dhe ka një formë shumë të mirë sportive.