Pas lajmit ekskluziv të pak momenteve më parë të largimit të radhës, atij të Henrik Nergutit, vjen në këto momente një tjetër lajm ekskluziv te Skënderbeu, por jo në merkaton në dalje, por në hyrje. Pas konfirmimit të lojtarit të parë i cili do të rikthehet te bardhekuqtë, pra mesfushori brazilian Agnaldo Moraes, sot në mbrëmje portali ynë mëson se janë edhe dy lojtarë të tjerë që vijnë te Skënderbeu, madje njëri ka mbërritur qysh sot në Durrës.
Bëhet fjalë për një mesfushor që vjen nga Portugalia dhe mësohet se ka luajtur me Porto B. Nuk jepen shumë të dhëna për lojtarin në fjalë, por menjëherë sapo ka mbërritur, është vënë nën urdhrat e trajnerit Ernest Gjoka. Lojtari në fjalë luan në qendër të mesfushës dhe flitet se ka vlera. Parimisht me lojtarin në fjalë është rënë dakord dhe pritet një përgjigje e stafit teknik që futbollisti në fjalë të firmosë nga ora në orë.
Por nuk është vetëm një lojtar që vjen nga Portugalia, pasi është edhe një tjetër që pritet ditën e nesërme të dalë në stërvitje, ndërkohë që të dhënat për të janë më shumë se hermetike, pasi drejtuesit pa firmosur kontratat nuk dëshirojnë të japin emra.
Gjithsesi e rëndësishme është se janë tre lojtarë në total që vijnë te Skënderbeu, ku dy prej tyre vijnë nga Portugalia dhe njëri ka luajtur me skuadrën Porto B.
Është portali ynë që ka zbuluar sërish këta futbollistë dhe pritet që të bëhen publik edhe emrat e tyre. Skënderbeu në këtë mënyrë po mbushet nga dita në ditë dhe po “vrapon” për të firmosur sa më shpejt me lojtarë të shumtë në këtë merkato dimërore. Duke parë që edhe numri i të huajve nga 1 janari është rritur, Skënderbeu është duke kërkuar në tregun e huaj. Jo pak, por 7 lojtarë të huaj lejohen deri në fund të sezonit që të jenë në fushë dhe tregu i vetëm ku mund të gjenden përforcime në këtë merkato dimërore është tregu i huaj.
Të presim orët në vazhdim për të mësuar të tjera afrime te Skënderbeu.
After the exclusive news just moments ago about the latest departure, that of Henrik Nerguti, comes another exclusive update from Skënderbeu, but this time not in the outgoing transfer market, but in the incoming one.
Following the confirmation of the first player to return, Brazilian midfielder Agnaldo Moraes, tonight our portal learns that two other players are joining Skënderbeu, with one of them having already arrived in Durrës today.
The news concerns a midfielder coming from Portugal, who is known to have played for Porto B. Not many details are provided about this player, but as soon as he arrived, he was placed under the orders of coach Ernest Gjoka. The player in question operates in central midfield and is rumored to have significant qualities. In principle, an agreement has been reached with the player, and a response from the technical staff is awaited. The footballer is expected to sign within hours.
“KORÇA BOOM”