EKSKLUZIVE/ Vjen largimi i radhës te Skënderbeu. Largohet mesfushori

Date:

Ndërkohë që pak orë më parë klubi “Skënderbeu” konfirmoi emrin e parë të larguar zyrtarisht nga bardhekuqtë dhe ishte Erolind Krasniqi, në këto momente është sërish portali ynë “Korça Boom” që zbulon të larguarin e radhës. Bëhet fjalë për Henrik Nerguti, mesfushorin që erdhi në ditët e fundit të merkatos verore vitin e kaluar madje me shumë bujë dhe tashmë nuk do të jetë më pjesë e bardhekuqve.

Nerguti është larguar duke prishur kontratën me Skënderbeun dhe rrugët me Skënderbeun janë ndarë njëherë e mirë. Henrik Nerguti kujtojmë që është aktivizuar 229 minuta në total me Skënderbeun dhe nuk ka lënë asnjë gjurmë me skuadrën që mendoi se do të shkëlqente.

Ka qenë Ernest Gjoka që i ka paraqitur një listë me lojtarët që nuk i bëjnë punë në vazhdim Skënderbeut dhe në këtë listë ishte edhe emri i Nergutit, lojtar që tashmë është larguar nga Skënderbeu. Në këtë mënyrë po konfirmohet fakti që janë jo pak, por 7 futbollistë që do të largohen në total nga Skënderbeu në këtë merkato dimërore dhe kjo vjen pas prezantimit aspak të mirë të skuadrës në 19 javët e luajtura, pasi Skënderbeu ndodhet në vendin e fundit.

Të larguarit: Henrik Nerguti që largohet në këto momente dhe Erolind Krasniqi i vemti i zyrtarizuar janë dy emra të larguar tashmë, por kujtojmë që nga Skënderbeu është larguar edhe Etienne Tare, sulmuesi dhe djali i Igli Tares që thuhet se do të luajë në Kosovë. Nga Skënderbeu i larguar është edhe Tayo, sulmuesi që nuk la asnjë gjurmë, por që pavarësisht se Tayo ndodhet me skuadrën duke u stërvitur, mësohet se do të largohet në momentin që Skënderbeu t’i gjejë një klub tjetër, pasi marrëveshja për largimin e tij tashmë është arritur.

Nuk janë të fundit këta emra që largohen nga Skënderbeu, pasi listës së largimeve pritet t’i shtohen edhe emra të tjerë. Por largimet e tanishme do të lidhen me afrimet në skuadër, ku sapo të afrohen lojtarët që do të mbushin ekipin në merkaton dimërore, do të ketë edhe largime.

Të presim dhe të shohim, por duhet thënë se Skënderbeu po punon shumë shpejt në merkato, si në hyrje, po ashtu edhe në dalje, kjo sepse koha është e shkurtër dhe grupi duhet mbyllur sa më parë.

Cili do të jetë i larguari i radhës? Kjo mbetet për t’u parë, por Henrik Nerguti është lajmi i mbrëmjes, teksa nuk është më pjesë e Skënderbeut.  

A few hours ago, the club “Skënderbeu” officially confirmed the first departure from the team, which was Erolind Krasniqi. Now, our portal “Korça Boom” reveals the next departure. This time, it is Henrik Nerguti, the midfielder who joined during the final days of last year’s summer transfer window amid much fanfare, but he will no longer be part of the team.

Nerguti has terminated his contract with Skënderbeu, and the paths between him and the club have officially parted ways. It is worth noting that Henrik Nerguti played a total of 229 minutes for Skënderbeu and left no significant impact on the team, which had hoped he would shine.

“KORÇA BOOM”

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

EKSKLUZIVE/ Te Skënderbeu vijnë jo një, por dy lojtarë nga Portugalia

Pas lajmit ekskluziv të pak momenteve më parë të...

Pamje që të kujtojnë pandeminë e Covid/ Kina përballë virusit të ri misterioz, radhë të gjata në spitale

Spitalet kineze raportohet se po mbingarkohen me shpejtësi me...

Orë kritike, spitali nxjerr njoftimin e ri për gjendjen shëndetësore të Janullatosit

Spitali ‘Evangelismos’ ku prej të premtes ndodhet i shtruar...

Klubi “Skënderbeu” konfirmon lajmin e “Korça Boom”: Faleminderit Erolind Krasniqi!

Klubi “Skënderbeu” pak momente më parë ka postimin më...