Mungesat e shumta në përballjen e orës 17:00 në Shkodër ndaj Vllaznisë, pezullimet, por edhe rikthimet, kanë detyruar trajnerin e bardhekuqve Ivan Gvozdenoviç që sot të vendosë për një rreshtim ndryshe nga ndeshjet e tjera.
Është pikërisht portali ynë “Korça Boom” që zbulon disa orë përpara ndeshjes formacionin dhe skemën e lojës që do të jetë prezente në fushë për Skënderbeun në këtë transfertë jo fort të lehtë.
Sot në orën 17:00 do të shikojmë një Skënderbe me skemën e lojës 5-3-2, pra ndryshe nga thuajse të gjitha ndeshjet e tjera që janë luajtur deri tani. Kjo skemë do të ndryshojë për shkak të mungesave.
Në portë sot do të jetë sërish Marko Alia.
Në mbrojtje sot do të kemi jo pak, por pesë futbollistë, kjo për herë të parë në këtë sezon. Rikthehet kapiteni Elvis Prençi në qendër dhe pranë tij do të shikojmë Marko Ramos dhe Luko Vaskez. Në krahët Kosta Vangjeli dhe Ergi Zenullari, janë ata që mbyllin mbrojtjen më të ngjeshur se asnjëherë tjetër.
Në mesin e fushës Mario Rabiu sërish do të bëjë shkatërruesin dhe përpara tij do të shikojmë nga krahët dyshen Juri Merlim dhe Dejvid Janaqi, ky i fundit i rikthyer pas pezullimit të javës së kaluar.
Në sulm do të kemi vetëm dy lojtarë, ku Ermir Rashica do të ketë në krah Tayo Abiodoun.
Kjo është 11-shja e sotme e orës 17:00 që do të rreshtojë trajneri Ivan Gvozdenoviç me një skemë ndryshe dhe me ndryshime të shumta. Kjo do të thotë se Skënderbeu do të kërkojë të mos shënojë gol së pari dhe së dyti përse të mos tentojë me Rashicën të shënojë në këtë transfertë ku objektivi kryesor është që të mos dilet pa pikë.
Suksese sot në orën 17:00 Skënderbeut!
REDAKTUAR nga:
“KORÇA BOOM”