Detaje të reja janë zbuluar nga aksidenti i rëndë i mbrëmjes së djeshme në fshatin Zëmblak, në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, teksa nga hetimet paraprake mësohet se te dyja mjetet kanë qenë me shpejtësi tej normave të lejuara.
Sipas të dhënave, dyshohet se drejtuesi i mjetit tip Peugeot ka bërë manovër të gabuar, ku edhe sipas deklarimit të tij në polici, ai ka deklaruar se i ka dalë një kafshë para dhe ka devijuar mjetin për të mos e goditur.
Kjo manovër ka rezultuar fatale, pasi është përplasur kokë më kokë në korsinë tjetër me mjetin Mercedes-Benz.
Goditja ka qenë shumë e fortë, ç`ka ka sjellë edhe vdekjen e menjëhershme të 24-vjeçares Zoi Ksila, pasagjere në mjetin Peugeot.
Dy të rinjtë jetonin në Selanik, mësohet se kishin ardhur në Shqipëri për të kaluar festat e fundvitit.
Trupi i viktimës do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, pasi do të jenë ata që do të bëjnë këqyrjen për arsye se është shtetase e huaj.
Hetimet ende vijojnë nga ana e policisë për zbardhjen e plotë të rrethanave.
New details have been revealed about the serious accident that occurred last night in the village of Zëmblak, on the “Korçë-Bilisht” road axis. According to preliminary investigations, it is learned that both vehicles were speeding beyond the allowed limits.
According to the information, it is suspected that the driver of the Peugeot vehicle made a wrong maneuver. According to his statement to the police, he claimed that an animal appeared in front of him, and he swerved to avoid hitting it.
This maneuver turned out to be fatal, as it resulted in a head-on collision with a Mercedes-Benz vehicle in the opposite lane.
“KORÇA BOOM”