Ermir Rashica më i shtrenjti i Skënderbeut, me 350 mijë euro nga transfermarkt!

Date:

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/08/1a7c4dad-c420-45de-a3c7-8738655cb111.jpg

Ndërkohë që do edhe pak ditë nga starti i superligës së 2024-2025, Skënderbeu ka bërë shumë lëvizje në hyrje dhe në dalje dhe sigurisht që këto lëvizje kanë sjellë ndryshime edhe në vlerat financiare.

Në krye të listës së lojtarëve që vlenin më shumë te Skënderbeu sipas transfermarkt deri përpara pak kohësh ishte Dean Liço, që vlente 500 mijë euro.

Me shitjen e kapitenit tashmë në krye të listës së lojtarëve më të shtrenjtë është Ermir Rashica, sulmuesi i talentuar nga Mistrovica që vlen 350 mijë euro dhe kryeson mes të gjithë futbollistëve të tjerë bardhekuq.

Në vendin e dytë dhe të tretë me vlerë të njëjtë shitjeje janë dy lojtarë. Bëhet fjalë për Mario Rabiu dhe Juri Merlim, teksa të dy futbollistët vlejnë 300 mijë euro secili.

Më pas janë tre lojtarë njëherësh po me vlerë të njëjtë, Marko Alia, Ardit Nikaj dhe Dejvid Janaqi, vlejnë nga 250 mijë euro secili.

Për të vijuar më tej me emrat e tjerë ai, Andrea Gerco, Marko Ramos, Elvis Prençi, Klevis Shaqe, Kosta Vangjeli, Luko Vaskez etj.

Sipas transfermarkt gjithë skuadra bardhekuqe të paktën deri tani, pa shtuar edhe blerjet e tjera verore, vlen 3.55 milion euro, por me fillimin e kampionatit do të mund të ketë edhe një shifër të saktë me të gjithë lojtarët.

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

E FUNDIT/ Arrestohet me doza kokaine në makinë 32-vjeçari. Ja deklarata e policisë

DVP Korçë Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, operacioni...

Kriza e librit…?!/ Nga Petrit F. Zeneli

Kriza e librit...?! NGA: Petrit F. Zeneli Më saktë, kriza e...

LAJMI I FUNDIT/ Bie viroza te Skënderbeu. Ja cilët rrezikojnë Partizanin

Ekipi i Skënderbeut ka rreth një javë që vazhdon...

Kategoria e parë starton nesër/ Kukësi-Pogradeci ndeshja e parë e 2025-ës

Kategoria e Parë rikthehet këtë të premte me ndeshjet...