Më datën 31 gusht një ngjarje e rëndë tronditi Korçën, kjo pasi Bledar Trëndafili ka lyer me benzinë bashkëshorten e tij Melisa Trëndafili që në fakt ishin në proces divorci.
Po sot vjen lajmi i mirë se Melisa është jashtë rrezikut për jetën, kjo edhe falë punës së madhe të mjekëve në repartin e Shërbimit të Djegie-Plastikës. Ndërkohë që Melisa luftoi me jetën akoma nuk është bërë e mundur të kapet agresori.
Bledar Trëndafili e ka bërë këtë veprim duke i kërkuar bashkëshortes që të heqë dorë nga procesi i divorcit.