“Është rrugaçi i lagjes. Kemi frikë kur fëmija shoqërohet me të”, Rama merr vendimin: Mbyllim TikTok-un për 1 vit!

Date:

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka prezantuar Planin e ri të Veprimit në shkolla, për të rritur sigurinë në institucionet arsimore. Rama deklaroi se nuk mund të shmanget çdo ngjarje në shkollë, por shtoi se është bërë gjithçka për të shtuar sigurinë në shkolla. Sipas tij, ministrja Ogerta Manastirliu ka bërë shumë duke qenë në krye të Ministrisë së Arsimit, duke e transformuar atë.

Kreu i qeverisë e cilësoi Tik Tokun si “rrugaçin e lagjes”, duke thënë se në të gjen vetëm llum dhe degjenerim. Ai u shpreh se rrjeti social do të mbyllet për një vit duke nisur nga fillimi i vitit 2025 dhe më pas do të shikohet sesi do veprohet.

Kryeministri Edi Rama: Nuk mund të shmanget çdo ngjarje në shkollë. Kemi pasur një diskutim për sigurinë në shkolla. Ministrja ka transformuar sistemin arsimor dhe ka gjithë mbështetjen time. Mësuesit ishin në gjendje tepër të keqe, të pambrojtur, duke u flakur në rrugë. Nëse shohim situatën e së kaluarës me të sotmen jemi si dita me natën, ndërsa sot jemi në të gdhirë të ditës së re.

Ky plan i sotëm bazohet në bindjen se mundësitë që kemi do i vëmë në zbatim për sigurinë e fëmijëve në shkolla. Sot kemi laboratorë smart për fëmijët. Brenda pak kohësh, të gjitha shkollat do kenë programe smart. Ky është një program që do të nisë të implementohet. Do mundësojmë që prindërit ta kenë në video fëmijën e vet dhe për çdo problem, drejtoria do kenë mundësi të ballafaqojë fëmijën e vet. Është shumë më i fortë, shumë më ndikues, shumë më tërheqës ai rrugaçi i lagjes që ëe ka në telefon që quhet TikTok. TikToku është rrugaçi i lagjes. Kemni frikë kur fëmija shoqërohet me të kur del nga shtëpia. Ne TikTokun do ta mbyllim për një 1 vit. Rrugaçë, perversitete, llum e qenëri nuk sheh në Tik Tikun e Kinës. Do kemi edhe programin e fermës, që fëmija të kuptojë që domatja nuk prodhohet në rrjete sociale, që marrëdhëniet mes njerëzve nuk janë ato që promovohen në Tik Tok.

Në Kinë TikTok promovon si të bëjnë nxënësit mirë mësimet, si të ruhet natyra, se si është tradita etj, etj. Rrugaçërira, perversitet, dhunë, bullizëm, thika, shpata, revole, euro, dollarë nuk sheh në TikTok-un e Kinës. Ndërsa në TikTok-un jashtë Kinës vetëm llum dhe qenëri. Për çfarë na duhet ne kjo? Dhe këtë e nxit algoritmi. Unë i qëndroj besnik vetes që kur prindërit e mi më thoshin se sa të mirë kishin qenë ata në kohën e tyre dhe sa problem ishin fëmijët në kohën time thosha betohu Edi Rama që kur të bëhesh si këta kurrë s’do thuash sa të mirë ishim ne dhe sa të këqij janë këta. Problem sot nuk janë fëmijët, por shoqëria jonë, TikTok-u dhe gjithë “tok-tokët e tjerë që na i marrin peng fëmijët, njësoj si rrugaçi i lagjes që është personazhi më tërheqës i fëmijërisë, të parin e klasës nuk e do njeri, por është ai rrugaçi i lagjes. Ky është TikTok-u dhe këtë rrugaç ne do ta përzëmë nga lagjja jonë për 1 vit, pastaj do të shohim çdo të bëjnë të tjerët.

Albanian Prime Minister Edi Rama has presented the new Action Plan for schools to enhance safety in educational institutions. Rama stated that it is impossible to prevent every incident in schools but added that everything has been done to increase school safety. According to him, Minister Ogerta Manastirliu has accomplished a great deal during her tenure as the head of the Ministry of Education, transforming it significantly.

“KORÇA BOOM”

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

LAJMI I FUNDIT/ Bie viroza te Skënderbeu. Ja cilët rrezikojnë Partizanin

Ekipi i Skënderbeut ka rreth një javë që vazhdon...

Kategoria e parë starton nesër/ Kukësi-Pogradeci ndeshja e parë e 2025-ës

Kategoria e Parë rikthehet këtë të premte me ndeshjet...

E FUNDIT/ Devolli hedhet në merkato. Jy afrimet e para!

Devollinjtë kanë filluar tani të mendojnë edhe për merkaton,...

Ja si duket Rei Pecani blu/ Klubi i Kukësit i uron mirëseardhjen!

Ndërkohë që sot klubi “Skënderbeu” i shprehu falenderimet Rei...