Connect with us

Sporti

Euro 2024 kombëtarja mbyll përgatitjet në kaiserau për ndeshjen vendimtare ndaj spanjës

Kombëtarja shqiptare ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e tretë dhe vendimtare në grupin B të Kampionatit Europian ndaj Spanjës.Kuqezinjtë nën drejtimin e trajnerit Sylvinjo dhe stafit teknik u stërvitën për më shumë se një orë në kampin bazë kuqezi në Kaiserau, duke provuar vendosje taktike dhe situata të ndryshme loje.Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se grupi u stërvit i plotë dhe të gjithë lojtarët gëzojnë formë të mirë fizike. Edhe mbrojtësi Enea Mihaj u stërvit me grupin duke lënë pas lodhjen muskulore. Vetëm sulmuesi kuqezi Mirlind Daku nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Silvinjo për shkak të pezullimit nga Komisioni i UEFA-s me dy ndeshje.Ndeshja e tretë e Grupit B të Euro 2024, Shqipëri-Spanjë do të luhet më datë 24 qershor në stadiumin “Düsseldorf Arena” duke nisur nga ora 21:00.

Kombëtarja shqiptare ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e tretë dhe vendimtare në grupin B të Kampionatit Europian ndaj Spanjës.Kuqezinjtë nën drejtimin e trajnerit Sylvinjo dhe stafit teknik u stërvitën për më shumë se një orë në kampin bazë kuqezi në Kaiserau, duke provuar vendosje taktike dhe situata të ndryshme loje.Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se grupi u stërvit i plotë dhe të gjithë lojtarët gëzojnë formë të mirë fizike. Edhe mbrojtësi Enea Mihaj u stërvit me grupin duke lënë pas lodhjen muskulore. Vetëm sulmuesi kuqezi Mirlind Daku nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Silvinjo për shkak të pezullimit nga Komisioni i UEFA-s me dy ndeshje.Ndeshja e tretë e Grupit B të Euro 2024, Shqipëri-Spanjë do të luhet më datë 24 qershor në stadiumin “Düsseldorf Arena” duke nisur nga ora 21:00.

Continue Reading

Sporti

SKËNDERBEU superior ndaj Egnatias në përballjet në Korçë!

Skënderbeu-Egnatia është sfida e nesërme në orën 19:00 në mbrëmje, një ndeshje që në fakt në qytetin juglindor mezi e presin edhe për atë se bardhekuqve u duhet patjetër fitorja, pavarësisht se kanë përballë Egnatian, një skuadër të fortë dhe njëkohësisht kampionen në fuqi.

Përsa i përket statistikave, përballjet mes këtyre dy skuadrave nuk janë të shumta, pasi Egnatia nuk është një skuadër që ka qenë në superligë. Gjithsesi për aq ndeshje sa janë përballur vitet e fundit të paktën në stadiumin “Skënderbeu” shifrat flasin në favor të Skënderbeut.

Në këtë mënyrë në 4 ndeshje në total që janë luajtur mes tyre në stadiumin “Skënderbeu”, janë korçarët që kryesojnë, pasi e kanë mundur 2 herë Egnatian, 1 ndeshje ka përfunduar në barazim dhe 1 herë kanë fituar rrogozhinasit.

Të dy fitoret e Skënderbeut kanë qenë me shifrat 2-0, ndërkohë që fitorja e Egnatias 2 vite më parë ka qenë 0-1. Madje edhe në statistikat në total si në Korçë, por edhe në Rrogozhinë është Skënderbeu që është më superior dhe kjo tregon se bardhekuqtë historinë e kanë me vete.

Të shikojmë nesër në ndeshjen e radhës se sa në gjendje do të jetë Skënderbeu që ta mposhtë Egnatian, kampionen në fuqi.

16.03.2024

Skënderbeu-Egnatia 2-0

Shënues: Franklin 23’, 40’

29.10.2023

Skënderbeu-Egnatia 1-1

Shënues: Franklin 90+13’ / Isgandarli 2’

24.04.2022

Skënderbeu-Egnatia 0-1

Shënues: Imeri 53’

08.12.2021

Skënderbeu-Egnatia 2-0

Shënues: Mensah 47’, Berisha 87’

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Dinamo mposht Laçin dhe merr kryesimin pas 13 vitesh/ Nesër Skënderbeu-Egnatia

Dinamo dhe Laçi kanë luajtur mbrëmjen e sotme sfidën e vlefshme për javën e 8-të të “Abissnet Superiore”. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, përfundoi 2-1 në favor të Dinamos.

Golat për “Nëndetësen” u shënuan nga Itodo Mandela në minutën e 22-të dhe Baton Zabërgja në të 55-tën. Ndërsa për Laçin golin e shënoi Kurti në minutën e 95-të.

Me këtë fitore Dinamo shkon në vendin e parë në tabelën e renditjes me 14 pikë. Në krahun tjetër, kurbinasit mbeten në vendin e fundit me vetëm 3 pikë pas 8 javësh kampionat.

Nesër është radha e dy ndeshjeve të tjera të javës së 8-të, teksa në mbrëmje luhet edhe Skënderbeu-Egnatia.

Më poshtë sjellim tabelën e ndeshjeve të kësaj jave:

JAVA E TETË E SUPERLIGËS

TË PREMTEN 4 TETOR 2024 

DINAMO-LAÇI 2-1

TË SHTUNËN 5 TETOR 2024 

ORA 19:00 PARTIZANI-BYLIS

ORA 19:00 SKËNDERBEU-EGNATIA

TË DIELËN 6 TETOR 2024 

ORA 19:00 TEUTA-TIRANA

ORA 19:00 VLLAZNIA-ELBASANI

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Shqipëria e Julian Ahmataj në provën e fundit përpara kualifikueseve të Europianit U-19. Zyrtarizohen dy miqësore ndaj Malit të Zi

Shqipëria U-19 do të luajë dy sfida miqësore kundër bashkëmoshatarëve të Malit të Zi në muajin tetor. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se është arritur marrëveshja me Federatën Malazeze të Futbollit që këto dy miqësore të luhen më 11 dhe 13 tetor.

Miqësorja e parë është programuar të luhet më 11 tetor në Podgoricë në orën 13:00 ndërsa miqësorja e dytë Shqipëri – Mal i Zi do të luhet në “Reshit Rusi” më 13 tetor në orën 12:00.

Këto miqësore do të jenë testi i fundit për skuadrën e drejtuar nga trajneri Julian Ahmetaj dhe do t’i shërbejnë stafit kuqezi për të vëzhguar e për të vendosur mbi listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë Shqipërinë në kualifikueset e Kampionatit Europian për këtë grupmoshë.

Kombëtarja shqiptare është pjesë e grupit 11, së bashku me Izraelin, Danimarkën dhe Irlandën e Veriut, teksa ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në vendin tonë në datat 13, 16 dhe 19 nëntor 2024.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kategoria 1

Operohet korçari Jorgo Qeleshi/ Lojtari falënderon mjekët për ndërhyrjen

Mesfushori korçar Jorgo Qeleshi, që këtë sezon luan për Pogradecin, ka pësuar një dëmtim. Kjo e ka detyruar që të qëndrojë për disa javë larg fushave, por nga sa shihet ky qëndrim do të jetë edhe më i gjatë. Ka qenë vetë futbollisti që ka postuar një foto të tij në momentin që ka dalë nga operacioni që ka kryer.

Ka qenë një dëmtim i tij në menisk që e ka detyruar të ketë këtë ndërhyrje kirurgjikale dhe nga sa mësohet, gjithçka ka shkuar shumë mirë dhe futbollisti falënderon edhe mjekët për punën e mirë që kanë bërë. Kështu liqenorët nuk do të kenë për një kohë të gjatë ndihmesën e mesfushorit ku edhe mbështetej loja e tyre. Ne i urojmë shërim sa më të shpejtë.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Ja tre “shtyllat” e mbështetjes për fitore ndaj Egnatias të korçarëve…

“Do Zoti është me ne. Do të bëjmë lojë të fortë dhe të menaxhojmë situatën,”- këto janë tre pikat që Gvozdenoviç kërkon ti këtë në anën e tij nesër kundër Egnatias.

Trajneri njihet si një besimtar mjaft i mirë dhe beson shumë tek ndihma e Zotit.  Por duket se këtë herë nuk duhet vetëm lojë e bukur por një lojë shumë e fortë për të mposhtur kundërshtarin. Por ajo që duket se është më e rëndësishme lidhet me faktin se duhet të menaxhohen mirë situatat e lojës dhe këto situata i kanë ndërshkuar shpeshherë korçarët.

Pra duket se gabimet individuale duhet të menaxhohen si nga futbollistët ashtu edhe nga grupi.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM

Continue Reading

Sporti

Konferenca për mediat / Trajneri Silvinjo shpjegon zgjedhjet e tij për sfidat e Nations League

Në prag të grumbullimit të Kombëtares shqiptare, që nis zyrtarisht të hënën e 6 tetorit, trajneri Silvinjo shpalli sot për mediat dhe opinionin publik edhe listën me 24 futbolllistët e thirrur për këto dy ndeshje, ku risi është mesfushori i Rijekës, Adrion Pajaziti.

Në konferencën zyrtare për media tekniku brazilian komentoi listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet ndaj Çekisë e Gjeorgjisë, foli për rikthimet e lojtarëve Muçi e Ajeti, pse mungon Rei Manaj, risinë “Adrion Pajaziti”, shpjegoi si është gjendja e kapitenit Gjimshiti ndërsa vlerësoi edhe dy kundërshtarët e muajit tetor.

Rikthimi i Muçit, Abrashi, Pajaziti dhe pse mungon Manaj – Kemi tre lojtarë të dëmtuar. Pas ndeshjeve të Kombëtares, Manaj është dëmtuar në një ndeshje me klubin e tij në Turqi dhe nuk ka luajtur më. Kemi folur edhe me lojtarin edhe me klubin dhe nuk kemi dashur që ta rrezikojmë. E njëjta gjë ndodh edhe me Medon Berishën dhe Keidi Baren. Medoni gjatë stërvitjes ka pasur probleme dhe nuk kemi rrezikuar as me të. Keidi Bare është dëmtuar me 8 shtator në sfidën kundër Elches dhe nuk ka luajtur më. Doktori i Kombëtares, Stessina ka qenë vazhdimisht në kontakt me mjekun e Zaragozës dhe lojtarit i duhet më shumë kohë për t’u rikuperuar. Sa i përket Pajazitit, është një lojtar që unë e njoh. Ka ndryshuar skuadër dhe po luan shumë mirë. Më pëlqen si luan, është rritur shumë si lojtar. Është një mesfushor që mund të luajë në shumë role. Sa i përket Abrashi, ai mund të japë ende shumë për Kombëtaren. Kemi shumë lojtarë të rinj në Kombëtare si Asllani, Mitaj, Muçi, të cilët kanë nevojë për futbollistët me eksperiencë si Gjimshiti, Ajeti, Abrashi të cilët e njohin mirë skuadrën dhe mund të nevojiten. Abrashi është një lojtar me të cilin mund të luaj. Kam besim te ky lojtar.

Pse nuk morët një tjetër sulmues qendre dhe a e konsideroni Albion Ademin? – Sa i përket lojtarit Tuci, e kam parë me Spartën e Pragës. Kam qenë edhe në qendren sportive të këtij klubi, e kam takuar. Është pjesë e listës dhe është njësoj si Çuni, si Vrioni që luan në Amerikë. Ne në staf kemi bërë zgjedhje. Kur nuk kemi lojtarë si Daku apo Manaj, që luajnë si sulmues qendrore kemi lojtarë të tjerë si Seferi apo Uzuni, mbase edhe Muçi që mund ta bëjë atë rol. Mua më pëlqen të luaj me një lojtar përpara, por ka shumë ekipe që nuk e kanë një 9-sh të qartë në ekipet e tyre. Futbolli është i tillë dhe duhet të përshtatemi. Deri tani kemi Dakun dhe Manajn që e bëjnë atë rol dhe kemi 2-3 lojtarë që i gjejmë dhe jemi pas tyre për t’i provuar. Në rastin e Asanit, Laçi është lojtari që është përshtatur më shumë deri tani në rolin e tij. Unë besoj në mundësitë që i jepen lojtarëve dhe jo në eksperimente. Zeka dhe Spahiu për shembull janë dy lojtarë që u është dhënë mundësia të jenë pjesë e Kombëtares dhe mund të rikthehen sërish me Kombëtaren pasi dera është e hapur. Deri para 3 muajsh zëvendësuesi i Asanit ishte teknikisht Muçolli. Por ne si staf do duhet të jemi pas lojtarëve të tjerë që mund të na shërbejnë. Lojtarët shikohen në stërvitje jo vetëm gjatë ndeshjeve. Kombëtarja është e hapur dhe mund të ketë hapësirë për t’u rikthyer. Albion Ademi? – Sipas nesh nuk është ende momenti i këtij lojtari.

A është tani momenti i Muçit? – Që unë të marr 2-3 lojtarë, sigurisht që do të më duhet të lë ndonjë lojtar tjetër jashtë. Në këtë rast kemi rikthimin e Muçit që është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne. Është i ri dhe ka një rrugë të bukur përpara. Por duhet të kuptoni që kur një lojtar ndryshon klubin, ka një lloj ndryshim edhe në jetë. Ka nevojë për kohë për t’u përshtatur. Fjala që unë zgjedh në këtë rast është ‘durim’. Ai po bën mirë, mund të ketë mundësi dhe minuta edhe me ekipin. Nga 24 lojtarë që ne përzgjedhim, secili lojtar ka mundësinë e tij për të luajtur. Qoftë 10 apo 90 minuta, është një mundësi shumë e madhe për lojtarin, pasi mund t’i ndryshojë jetën. Por edhe stërvitja, jo vetëm ndeshje. Duhet të kujtojmë që lojtarët do të luajnë në fundjavë me klubet e tyre dhe do të bëjmë rivlerësimet tona se si do të jetë gjendja e tyre. Ju jeni të lumtur me Muçin dhe unë jam i lumtur me to dhe shpresoj të ketë një lloj vazhdimësie.

Grumbullimi i Spahiut & Zekës në ndeshjet e kaluara dhe rikthimi në Çeki – Sa i përket Zekës dhe Spahiut, grumbullimi i tyre nuk është një eksperiment. Kombëtarja të jep mundësi dhe ne kemi pasur mundësi që t’i shohim këta lojtarë për 10 ditë. Spahiu pati hapësirë të luajë disa minuta edhe me Gjeorgjinë. Të dy janë lojtarë që luajnë në të djathtë, por janë mëngjarashë. I dhamë hapësirën për të qenë pjesë e skuadrës. Ne kemi 45-50 lojtarë që i kemi vazhdimisht në monitorim. I kemi parë dhe Kombëtarja është e hapur për të gjithë. Sa i përket ndeshjes me Çekinë rikthehemi me 11 tetor në Pragë. Kemi dy ndeshje të vështira në transfertë. Çekia është një ekip i fortë, fiton centimetra. Luan teknikisht dhe ka 4-5 lojtarë me të cilët mund të luajë në ajër. Ka një tranzicion të shpejtë dhe ka lojtarë fizikë. Do jenë dy ndeshje të vështira dhe është një grup i vështirë.

Organizimi i Kampionatit Europian U-21 2027 –  Është  e vërtetë që FSHF është kandidate. Unë jam trajner, mua më intereson shumë lojtarët e U-21. Në fakt ne kemi marrë shumë nga aty, Simonin, Bajramin, Mitajn, Berishën, Pajazitin, Fetain, Shpendin. Kemi marrë shumë lojtarë të fortë aty, mua më intereson, por se si bëhet, ku bëhet pastaj, në vitin 2027, nuk është çështje e trajnerit. Unë jam i lumtur kur lojtari bën një rrugëtim të mirë, në një kampionat të fortë. Unë jam ai që duhet t’i shkojë mbrapa lojtarit, nuk është e trajnerit të vendosë apo të japë opinione, është një çështje e veçantë, që sipas meje nuk më përket. Nga ana sportive jam shumë i lumtur që lojtarët e U-21 vijnë te ne në kondicion të mirë.

Armando Broja, keni folur me klubin e Everton për gjendjen e tij? – Kemi folur pak me Evertonin, sipas klubit ka nevojë dhe për 5 javë të rikuperohet. Për momentin nuk është në gjendje të luajë me ekipin e tij, automatikisht nuk është i disponueshëm për ne. Kam pak për të thënë për këtë rast. Dëshira është të rikuperohet që të rikthehet. Sa më shumë lojtarët të luajnë me klubin, aq më mirë për ne. Është lojtar i rëndësishëm, ishte në Europian me ne. Presim që të rikthehet sa më shpejt.

Si është gjendja e lojtarëve që nuk kanë shumë minuta me klubet e tyre? – Jam shumë i lumtur me të gjithë. E rëndësishme të kuptohet se kemi në monitorim 40 – 50 lojtarë. Nuk jemi Kombëtare që nëse nuk luan me klubin, nuk përzgjidhesh. Të mos jesh pjesë e listës, nuk do të thotë që nuk stërvitesh. Nuk varet nga sa minuta luan. Gjithmonë lotjarët kanë qenë të gatshëm për të dhënë gjithçka. Ne duhet të bëjmë një listë të ekulibruar dhe të mirë. Unë jam shumë i kënaqur me lojtarët, pasi pavarësisht minutave kanë dhënë gjithçka me fanellën e Kombëtares. Luajnë apo jo në Champions, me minuta apo 0 minuta për mua është e rëndësishme të japin zemrën dhe shpirtin në fushë.

Gjendja e Berat Gjimshitit? – Kemi folur me doktorin e Atalantës. Stesina ka folur me ta, Gjimshiti është kapiteni i kësaj skuadre, lojtar i rëndësishëm për kombin. Një eksperiencë e bukur njerëzore dhe futbollistike. Nuk ishte në Euro 2016, pastaj u kthye ishte në Euro 2024 dhe ishte kapiten. Jeta është e bukur, jeta shkon para, jam i lumtur për të. Duhet të presim sot, nëse ftohet apo jo për ndeshjen e nesërme me Atalantën. Të shohim, ka një dëmtim të vogël. Për të tjerat flas me doktorin, si ne, edhe Atalanta, presin si do të shkojë sot lojtari. Nëse do të jetë nesër në gjendje, nëse do të jetë gati, do të vijë me ne, nëse nuk luan, do të flasim me ta dhe lojtarin dhe do të shohim se çfarë do të bëhet. Kjo është situata e tij sot.

Mitaj i vetëm në krahun e majtë? – Ne ndjekim shumë lojtarë, edhe majtas. Por mos harroni që Hysaj e Balliu kanë bërë shumë kohë mbrojtësin e majtë, edhe Balliu në dy ndeshjet e fundit ka bërë mbrojtësin e majtë. Ai është një lojtar me eksperiencë, luan me këmbën e kundërt. Hadroj ka bërë një rrugëtim në të kaluarën si mbrojtës i krahut të majtë, e ka eksperiencën. Ne duhet të kuptojmë çfarë të bëjmë në mbrojtje nëse ndodh ndonjë gjë me Marion, por sipas nesh të tre mund të bëjnë të majtin. E vërtetë, janë karakteristika të ndryshme, por nëse është e nevojshme duhet të kuptojmë dhe në bazë të karakteristikave të lojtarëve do të vendosim. Për ne të tre mund të luajnë në të majtë Hadroj, Hysaj dhe Balliu. Hadroj vjen dhe stërvitet te ne si i majtë. Të djathtën e bën lehtësisht, pastaj nëse ndodh, në ndeshje ne duhet të zgjedhim.

Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshjet e radhës në kompeticionin “Liga e Kombeve” ndaj Çekisë (“Epet Arena”, 11 tetor, ora 20:45) dhe Gjeorgjisë (“Mikheil Meskhi”, 14 tetor, ora 18:00). Kuqezinjtë do t’i zhvillojnë të dyja këto sfida në transfertë.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Gvozdenoviç: Tani na duhen pikët. Kam besim që do t’ia dalim ndaj Egnatias

Një ditë përpara ndeshjes ndaj Egnatias trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenoviç ka dalë në konferencën për shtyp, teksa ka pohuat se nesër ka besim të madh që lojtarët e tij do të futen në fushë për të marrë maksimumin nga kjo ndeshje:

“Nuk kemi vazhdimësi deri tani, rezultate nuk kemi, të tjerat i kemi, por tani të rëndësishme janë pikët. Nuk kemi nevojë të luajmë bukur, nuk kemi nevojë të flasim shumë, kemi nevojë vetëm për pikët. Sepse ne në ndeshjen e fundit kundër Partizanit, Dinamos, Tiranës ishim 1-0 për ne, 2-1 për Tiranën. 1-1 kundër Dinamos, 2-1 për Dinamon. Përgjegjësia dhe besimi duhet të shkojë më mirë për ne”. tha ai.

Gvozdenoviç vlerësoi maksimalisht Egnatian, por tha se edhe rrogozhinasit po përballen me probleme deri tani. Në fund, tekniku i Skënderbeut, deklaroi se ka besim të madh se këtë herë ekipi do të rikthehet të fitorja.

“Egnatia skuadër e mirë, e fortë por kjo është situata. Edhe ata kanë probleme brenda pas dy humbje radhazi, është ndeshje shumë e fortë dhe e vështirë. Ne jemi gati, sot kemi stërvitjen e fundit, Juri dhe Tare filluan stërvitjen me grupin. Tani do shohim.

Çdo skuadër mendon për fitore, edhe Skënderbeu. 100% e sigurt është që do futim një skuadër për një besim pozitiv, pastaj si do dalim do flasim nesër më shumë. Do bëjmë lojë të fortë, do menaxhojmë situatën dhe do Zoti dalim me rezultat pozitiv”, – deklaroi Gvozdenovic.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

“Ujqër”! Nesër të gjitha rrugët na çojnë në Strofull!

Gjatë gjithë kësaj jave klubi “Skënderbeu” dhe jo vetëm kanë bërë thirrje që nesër të gjithë duhet të jenë prezentë në stadiumin “Skënderbeu” për ta mbështetur sa më shumë ekipin e tyre të zemrës që në këtë moment ka më shumë se kurrë nevojë për lojtarin e 12-të.

Në fakt përballë Egnatias me ndihmën e tifozërisë Skënderbeu ka shanse të mëdha që ta mposhtë dhe të rikthehet në rrugën e rezultateve pozitive.

Edhe pak momente më parë ka qenë sërish klubi “Skënderbeu” që u ka bërë thirrje të gjithëve që nesër të jenë prezentë në stadium, madje sa më të shumtë në numër.

Nëpërmjet një postimi është treguar se nesër ka vetëm një rrugë në qytetin juglindor dhe ajo është rruga që të çon në stadiumin “Skënderbeu” në orën 19:00 të mbrëmjes.

Postimi i KF Skënderbeut:

Nesër të gjitha rrugët na çojnë në Strofull!

Bashkë më të fortë!

Bashkë ia dalim!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

VOLEJ FEMRA+MESHKUJ/ Skënderbeu luan në dy transferta, priten 2 fitore

Kjo fundjavë do të jetë java e 4-t për volejbollin e femrave dhe të meshkujve të Skënderbeut, pra të dy ekipet do të zbresin në parket, por në transfertë.

Në këtë mënryë, Skënderbeu në volejboll për femra që në 3 javët e para ka 3 fitore do të luajë ditën e shtunë në datë 5 tetor në përballjen Barleti Volley-Skënderbeu. Pra, Skënderbeu do të luajë në transfertë dhe të shtunën ndeshja starton në orën 17:00. Të paktën në letër vajzat bardhekuqe duket se e kanë të fituar këtë ndeshje, por që do të kërkohet më e mira me lojë bindëse dhe me rezultat të pastër.

Ndërkohë që vajzat luajnë në transfertën e kryeqytetit, janë meshkujt e volejbollit të Skënderbeut që edhe ata do të luajnë jashtë fushe. Në të njëjtën orë si femrat dhe në të njëjtën ditë do të luajë edhe Skënderbeu i trajnerit Arben Prifti. Elbasani-Skënderbeu është ndeshja e javës së 4-t të superligës, ndërkohë që Skënderbeu në 3 javët e para ka 2 fitore dhe 1 humbje dhe renditet në vendin e dytë pas Partizanit. Një super skuadër ka bërë këtë sezon volejbolli i meshkujve dhe edhe të shtunën pritet fitorja e radhës.

Suksese të dyja skuadrave të volejbollit të Skënderbeut në këtë javë të katërt!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Korçarët “fërkojnë” duart për ndeshjen e fundit të fazës në Ballsh

Edhe pse duket larg ndeshja e fundit që mbyll fazën e parë, ajo është afër dhe korçarët e mendojnë. Natyrisht këtë fundjavë do të jetë ndeshja e parafundit për ta me ekipin e Egnatias dhe e fundit me Bylisin.

Komisioni i Disiplinës e ka dënuar këtë ekip me dy ndeshje pa spektatorë dhe kjo gjë u shkon për shtat korçarëve që nuk do t’u duket si një ndeshje transferte. Pra, kundërshtari nuk do të ketë mbështetjen e tifozëve të vet dhe kjo është shumë pozitive dhe një shans dhe mundësi me shumë për të marrë pikë të plota.

Por natyrisht mund të thuhet që ndeshjet merren një nga një dhe kështu është, pasi gara është në vazhdimësi dhe shikohet e gjithë rruga që e pret ekipin.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Flash News