Connect with us

Sporti

Euro 2024 manaj jemi të kënaqur me ecurinë ndaj spanjës për të shkruar historinë

Kombëtarja shqiptare pas përfundimit të ndeshjes me Kroacinë në stadiumin e Hamburgut është rikthyer në kampin bazë në Kaiserau në Kamen. Kuqezinjtë kanë nisur përgatitjet për ndeshjen e tretë dhe të fundit në grupin B të Kampionatit Europian ndaj Spanjës.Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rey Manaj, doli këtë të enjte në një konferencë për mediat dhe u ndal te barazimi me Kroacinë. Futbollisti kuqezi foli edhe për ecurinë e Kombëtares deri tani në Kampionatin Europian dhe për ndeshjen e të hënës ndaj Spanjës.Si e përjetuat ndeshjen me Kroacinë? Sa ju motivon barazimi?– Mund të kishim marrë tre pikë. Morëm dy gola për katër minuta, goli i dytë mund të ishte edhe faull. Do ishte shumë e rëndësishme të merrnim tre pikë, tani duhet të fitojmë me Spanjën për të kaluar grupin. Presim ndeshjen e sotme, nëse fiton Spanja sot mund të kemi më shumë shanse. Këto tre ditë do të përgatitemi që të bëjmë historinë dhe të marrim tre pikë kundër Spanjës.Pse pësojmë gola në pak minuta? –Në ndeshjen me Italinë, goli që bëmë aq shpejt na bëri që të uleshim shumë dhe Italia e dimë që ka kualitet. Pjesa e parë e ndeshjes me Kroacinë ka qenë një nga më të mirat që kemi bërë vitet e fundit. Na demoralizoi goli i parë, ishim pak minuta nga fundi. Ekipi e donte shumë fitoren. Goli na destabilizoi, por patëm forcën që Klausi të bënte golin e barazimit.Gol me Kombëtaren? –Si çdo lloj sulmuesi, goli është gjëja më e rëndësishme. Por këtu jemi Kombëtare, nuk ka rëndësi se kush bën gol, rëndësi ka që ekipi të ecë përpara.Çfarë duhet të bëjmë që të ndalim Spanjën? –Është ekip shumë i madh. Nëse mposhtin sot Italinë, kemi shpresa. Kanë lojtarë me kualitet dhe janë emra të mëdhenj. Ne duhet të bëjmë ndeshjen tonë, nuk duhet të shohim lojtarët e tjerë, të japim 100% nga minuta e parë deri në fund.Ndeshja me Kroacinë, të kënaqur me barazimin?– Kur mbaroi ndeshja ishim të kënaqur edhe me barazimin, pasi shënuam në minutën e 95-të. Por kryesore për të gjithë ishte të fitonim, për pjesën e parë dhe 20 minutat e pjesës së dytë që zhvilluam. Por kur luan në këto nivele kaq të larta gjithçka mund të ndodhë. Erdhëm në Dortmund të kënaqur me barazimin.Gol ndaj Spanjës? –Shpresoj që golin ta bëjë kush ta bëjë, rëndësi ka të fitojmë me Spanjën dhe të kemi mundësi të kualifikohemi.Atmosfera pas barazimit?– Ekipi është shumë i motivuar, të gjithë lojtarët që do të luajnë në ndeshjen e fundit do të jenë të përqëndruar 100% sepse e pamë që në dy minuta, mund të futet një lojtar në minutë të 85-të, të ndryshojë ndeshjen dhe të bëjë gol. Emocionet janë të mëdha sepse është kampionat europian. Këto ndeshje i ndjek e gjithë Shqipëria dhe bota. Gjëja më e rëndësishme është që të futemi në fushë të përqëndruar, sepse mund të arrijmë fitoren kundër Spanjës dhe të kalojmë grupin.A jemi gati për ndeshjen e tretë për fitore?– Të gjithë duam fitore dhe shpresojmë.A mund ta menaxhonim më mirë ndeshjen me Kroacinë? –Në pjesën e dytë ndaj Kroacisë, edhe ata nisën të sulmonin. Në pjesën e parë nuk patën hapësira pasi zhvilluam një pjesë të parë shumë të mirë. Kur luan në këto nivele do përballesh me ekipe që kanë lojtarë cilësorë. Ndërrimet e tyre na bënë presing lart. Mund ta menaxhonim më mirë pjesën e dytë, por jemi të kënaqur me barazimin.Mungesa e golave nga qendërsulmuesit?– Nuk ka lidhje me fatin, tre lojtarët që kanë shënuar kanë bërë gola shumë të bukur dhe gola deciziv. Shpresojmë që ndaj Spanjës të bëjë gol kush të jetë. Rëndësi ka të fitojmë.A duhet të tregoheshim më të kujdesshëm në disa raste me Italinë dhe Kroacinë për të marrë rezultate pozitive?– Të gjithë atë donim, por në ndeshje ndryshojnë shumë gjëra. Ka shumë faktore. Nuk është e lehtë t’i kapësh edhe në kundërsulm sepse në 45 minuta vrapuam në fazën difensive dhe pastaj kur ke topin nuk ke fuqinë t’i kapësh në kundërsulm.Dueli me Gvardiol e City-t, a besoni se do e keni më të lehtë me Spanjën për të gjetur golin?– Spanja ka mbrojtës të mirë. Jemi një ekip dhe për mua është e rëndësishme që ekipi të ecë përpara dhe jo individi.Si duhet të luajmë ndaj Spanjës? –Ndaj Spanjës duhet të futemi akoma më fort në fushë se ndaj Kroacisë. Pasi në ndeshjen me Kroacinë luajtëm mirë në pjesën e parë dhe në fraksionin e dytë patëm një rënie. Duhet të jemi të përqendruar në ndeshjen me Spanjën se janë një nga ekipet më të mira në botë. Duhet të japim 100% që nga minuta e parë deri në të 95-ën.

Continue Reading

Sporti

Talenti Eltien Cani i jep fitoren Skënderbeut U-13

Korçarët e vegjël U-13 dje kanë fituar në një ndeshje transferte, atje ku kanë mundur ekipin e Apolonisë. Një ndeshje e bukur për talentet korçarë që kanë përmbysur gjithçka në këtë ndeshje. Kështu të parët shënuan vendasit në minutën e 25-të me anë të Kules, por pa kaluar as pesë minuta është Barçi për korçarët që barazon.

Për Skënderbeun ai që shënoi edhe golin e dytë është është Eltien Cani që shënon në fillimet e pjesës së dytë. Kështu ekipi i U-13 po tregon se ka talente të shumtë dhe vërtet po punohet për vazhdimësinë.

REDAKTUAR nga :

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kategoria 2

Devolli tre pikë në “luftë” kundër të …

Tre pikë në një fitore karakteri ka mundur të marrë dje Devolli kundër ekipit të Delvinës në një ndeshje transferte që nuk ishte e lehtë në të gjitha drejtimet. Pikë së pari do të duhej të mposhtte një kundërshtar të vështirë në fushë, me mjaft lojtarë të mirë, që kishin mbështetjen e një tifozërie që i kalonte caqet gjatë lojës.

Gjithsesi kjo ishte pjesë e garës, por të kishe edhe gjykimin kundër, kjo ishte edhe më e vështira. Kjo më e dukshme në mometin që u është dhënë një penallti vendasve në mënyrën më absurde. Gjithsesi për fatin e mirë të devollinjve vendasit nuk kanë shënuar. Në përfundim të ndeshjes lojtarët e Devollit kanë hasur edhe sulmet, madje edhe fizike të futbollistëve vendas.

Në qoftë se gjyqtari duhet të ndëshkonte Delvinën, pasi kishte përfunduar takimi shkon në dhomat e zhveshjes dhe i nxjerr kartonin e kuq portierit kolumbian të Devollit. Më pas situata qetësohet falë ndërhyrjes së forcave të rendit që kanë shoqëruar ekipin e Devollit dhe stafin që e shoqëronte deri në dalje të Delvinës. Por më shumë se gjithçka atë ndeshje e ka tensionuar gjykimi.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Nations League/ Kombëtarja nis përgatitjet për dy ndeshjet zyrtare të tetorit ndaj Çekisë & Gjeorgjisë

Kombëtarja shqiptare nisi këtë të hënë përgatitjet për dy ndeshjet e radhës në Nations League ndaj Çekisë (Epet Arena, 11 tetor, ora 20:45) dhe Gjeorgjisë (“Mikheil Meskhi” 14 tetor, ora 18:00).

Kuqezinjtë zbritën në fushë pasditen e sotme, teksa seanca stërvitore nisi në orën 16:00 dhe zgjati rreth 1 orë e 30 minuta.
Lojtarët prezentë në seancën e sotme stërvitore ishin: Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Alen Sherri, Enea Mihaj, Mario Mitaj, Arlind Ajeti, Andi Hadroj, Adrion Pajaziti, Ylber Ramadani, Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Taulant Seferi, Marash Kumbulla, Myrto Uzuni, Adrian Ismajli, Mirlind Daku, Kristjan Asllani, Amir Abrashi, Jasir Asani dhe Ernest Muçi.

Në mbrëmje me grupin do të bashkohen edhe Arbër Hoxha, Qazim Laçi dhe Nedim Bajrami.

Trajneri Silvinjo dhe stafi i tij teknik kanë punuar më shumë në “Shtëpinë së Futbollit” me një pjesë të lojtarëve, të cilët kanë mbërritur në grumbullim më herët pasi kanë përfunduar impenjimet me klubet e tyre, ndërsa lojtarët që kanë mbërritur ditën e sotme kanë marrë ngarkesë të lehtë stërvitore.

Grupi ka punuar fillimisht në palestër për të kaluar më pas në fushë, ku është punuar më shumë me topin, teksa skuadra zhvilloi edhe një test miqësor, ku të përfshirë ishin edhe disa lojtarë nga ekipi U-21 dhe U-19.

Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë nesër seancën e radhës stërvitore dhe grupi i lojtarëve pritet të jetë i plotë nën urdhrat e trajnerit Silvinjo.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

VOLEJ FEMRA/ Prezantohet trajneri i ri i Pogradecit, Besnik Lisha!

Sot, në ambjentet e Pallatit të Sportit “Arefi Berberi”, nga Administratori i klubit Z. Dorian Latifllari dhe Drejtori Sportiv Z. Klevis Cane, u bë prezantimi i trajnerit të ri për ekipin e Volejbollit të vajzave, Z. Besnik Lisha.

Duke falenderuar ish trajneren Zj. Mimoza Shahu për punën e bërë deri tani, i urojmë suksese ekipit dhe trajnerit të ri në arritjen e objektivave të vendosura nga klubi.

Suksese!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kategoria 2

2 lojtarë të Maliqit dhe 3 të Devollit më të mirët. Trifon Meraku trajneri më i mirë!

Kategoria e dytë dhe më konkretisht Grupi B këtë fundjavë që kaloi pati për protagonistë dy ekipet e Prefekturës së Korçës. Devolli fitoi në Delvinë dhe Maliqi në Memaliaj, ndërkohë që ishin dy fitore në transfertë që treguan se të dy ekipet kanë pretendime të mëdha në këtë sezon.

Duke bërë këtë paraqitje kaq të mirë, në 11-shen e javës duket se ligjin e bëjnë maliqarët dhe devollinjtë, kjo pasi 5 lojtarë janë përzgjedhur nga këto dy skuadra dhe nga ana tjetër edhe trajneri më i mirë i javës është ai i Devollit.

Për Maliqin në 11-shen e javës janë renditur mbrojtësi Agolli dhe Meçollari. Nga ana tjetër për Devollin më të mirët e kësaj jave që kaloi ishin, Ivani, Hasaj dhe Zymeri.

Të gjithë këtyre emrave u është shtuar në fund edhe trajneri më i mirë i javës, Trifon Meraku. Pra, Devolli dhe Maliqi këtë javë bënë ligjin dhe shpresojmë dhe urojmë që të vazhdojnë me këtë ritëm.

Suksese të gjithë lojtarëve më të mirë dhe dy skuadrave, Devollit dhe Maliqit që po bëjnë paraqitje super deri tani.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

MËSONI më të mirët e javës së 8-të/ Skënderbeu në “hije” totale! Lexoni…

Java e 8-të e kampionatit “Abissnet Superiore” u luajt këtë fundjavë dhe u mbyll pasditen e së dielës me sfidat Vllaznia – Elbasani dhe Teuta – Tirana.

Trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave kanë përzgjedhur edhe formacionin e javës dhe trajnerin e javës pasi analizuan 5 ndeshjet e luajtura të kampionatit “Abissnet Superiore”. Sipas trajnerëve, portieri i javës ishte Kristi Qarri, gardiani i Vllaznisë. Në vijën e mbrojtjes janë përzgjedhur Qëndrim Ismajli (Tirana), Dynel Simeu (Teuta), Marcelino Preka (Partizani) dhe Arsid Kruja (Teuta). Reparti i mesfushës është i përbërë nga Lorran (Dinamo), Cristian Dros (Elbasani) dhe Esat Mala (Vllaznia).

Sakaq tre sulmuesit e javës janë Kevin Dodaj (Vllaznia), Dardan Vuthaj (Egnatia) dhe Baton Zabërgja (Dinamo). Vuthaj realizoi golin e fitores për Egnatian në sfidën kundër Skënderbeut, ndërsa Zabërgja shënoi golin e dytë për Dinamon në fitoren ndaj Laçit.

Sipas trajnerëve, tekniku më i mirë i javës së 8-të është Edi Martini. Teuta e drejtuar nga Martini mposhti dje Tiranën me rezultatin 3-1.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Trajneri Ahmataj fton 21 lojtarë në kombëtare/ Amarildo Dervishaj, korçari keqezi!                                                                                        

Edhe Kombëtarja U-19 do të zbresë sot në fushë dhe do të nisë përgatitjet për dy ndeshjet miqësore ndaj Malit të Zi, që do të luhen më 11 dhe 13 tetor. Trajneri Julian Ahmataj ka ftuar 21 kuqezinj për këto dy sfida, ku 13 prej tyre aktivizohen në klube jashtë vendit ndërsa pjesa tjetër luan me ekipet shqiptare në vendin tonë.

Kombëtarja U-19 nis nga kjo e hënë grumbullimin në Shkodër. Ndeshja e parë e kuqezinjve është planifikuar të luhet më 11 tetor në Podgoricë në orën 13:00 dhe takimi i dytë është programuar të luhet dy ditë më vonë, më 13 tetor në orën 12:00.

Këto dy ndeshje miqësore janë testi i fundit për Shqipërinë e drejtuar nga trajneri Julian Ahmataj për të kolauduar grupin kuqezi, pasi në muajin nëntor kuqezinjtë do të luajnë shansin e tyre në raundin e parë të kualifikueseve të Europianit 2025 për këtë grupmoshë. Shqipëria është pjesë e grupit 11 së bashku me Izraelin, Danimarkën dhe Irlandën e Veriut dhe ka si objektiv kalimin në fazën “Elite Round”.

Më poshtë lista e ekipit kombëtar U-19:

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

3 “Ujqër” të Akademisë “Skënderbeu” në kombëtare/ Suksese djema!

National Team Call-Up!

Lojtarët e akademisë “Skënderbeu” Flavio Shkëmbi, Kristian Agolli dhe Spasian Nasto janë

grumbulluar nga trajneri Andrea Tedesco në kuadër të ndeshjeve eliminatore të kombëtares

tonë Under17 ndaj Hollandës, Kroacisë dhe Ishujve Faroe, të vlefshme për UEFA EURO 2025!

Krenarë për ju Ujqër!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

SUPERLIGA/ Mbyllet java e 8-të. Shikoni renditjen dhe ku ndodhet Skënderbeu!

Ka përfunduar java e 8-të e kampionatit “Abissnet Superiore”. Sot në mbrëmje u luajtën edhe dy ndeshjet e fundit Teuta – Tirana dhe Vllaznia – AF Elbasani.

Në stadiumin “Niko Dovana” Teuta mundi Tiranën 3-1. Kjo ishte humbja e parë e bardhebluve në sezonin 2024/2025.

Takimi tjetër Vllaznia – AF Elbasani që u zhvillua në “Elbasan Arena” u mbyll në barazim pa gola 0-0.

Të shtunën, Partizani mori fitoren e radhës ndaj Bylisit. Të kuqtë triumfuan në “Arenën e Demave” 1-0 dhe kryesojnë kampionatin me 15 pikë. 

Egnatia u rikthye te fitorja në transfertë. Kampionët në fuqi mundën Skënderbeun në Korçë me rezultatin minimal 1-0.

Të premten, Dinamo City mposhti në “Elbasan Arena” Laçin 2-1.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Gvozdenoviç e pranon se është një moment krize

“Është moment krize, por nuk e merituam humbjen.”- këto janë fjalët e para të trajnerit Ivan Gvozdenoviç pas ndeshjes me Egnatian. Në fakt ekuilibrat u prishën në momentin që korçarët luanin me një futbollist më pak dhe ishte e vështirë të përshtatej ekipi dhe sidomos kur bëhej fjalë për repartin e mbrojtjes.

Më tej Gvozdenoviç ka vazhduar: “Ky është Skënderbeu, bëmë maksimumin e mundshëm edhe pse me një futbollist me pak se kundërshtari. Mund të them se barazimi do të ishte rezultati më i drejtë, pasi kundërshtari nuk ishte më mirë se ne.”

Gvozdenoviç përfundon: “Kemi besim, lojtarët e kanë vënë re që është një moment i vështirë, por do t’ia dalim. Kemi nevojë për pak kohë që të fitojmë edhe besimin psikologjik.”

Ndoshta ndërprerja e kampionatit do t’u shkojë për shtat korçarëve në shumë drejtime dhe Gvozdenoviç këtë ka parasysh kur thekson edhe faktorin kohë.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Flash News