Sporti
Euro 2024 nedim bajrami spanja skuadër favorite për të fituar europianin duhet të luftojmë në f
Kombëtarja shqiptare do të luajë ndaj Spanjës mbrëmjen e së hënës ndeshjen e tretë të grupit B, në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”.Dy ditë përpara finales së tretë të kuqezinjve, që do të luhet në stadiumin e Dusseldorfit në ora 21:00, mesfushori Nedim Bajrami doli përpara mediave në konferencën e zakonshme.Bajrami u shpreh se pavarësisht nivelit të kundërshtarit, kuqezinjtë do futen në fushë vetëm për 3 pikë.Ndeshja ndaj Spanjës ? –E dimë të gjithë që Spanja është favorite për fitimin e Europianit. Duhet ta përgatitim shumë mirë ndeshjen dhe të gjithë të jemi gati. Të bëjmë maksimumin të gjithë, nuk ka rëndësi kush luan dhe kush jo. Rastet që do t’i kemi në ndeshje duhet të bëjmë maksimumin dhe të shënojmë.Dy ndeshjet e para të Europianit?– Me Italinë as vetë nuk e pritëm që do e fillonim aq mirë, por ata shënuan dy gola më pas. Patëm rast edhe me Manajn për të barazuar. Me Kroacinë zhvilluam një ndeshje shumë të bukur, luftuam të gjithë deri në fund dhe treguam që jemi aty. Me Spanjën e dimë që është një skuadër shumë fortë. Pavarësisht se kush luan skuadra e parë apo e dytë. Kjo nuk ka rëndësi pasi të gjithë lojtarët e tyre kanë kualitet. Ne duhet të fokusohemi vetëm te loja dhe kualitetet tona. Duhet të japim maksimumin. Nuk e kemi analizuar akoma, por Jamal, Morata dhe Ruiz janë më të fortit. Rodri nuk do luajë për shkak të kartonave të verdhë.Çfarë na pret të hënën përballë Spanjës?– Spanjë është favorit për të fituar Europianin. Me Spanjën duhet të japim maksimumin, jo vetëm për fitore por të shfrytëzojmë çdo rast sepse po luajmë me një kompeticion të madh, dhe duhet të jemi më cinik te goli.Ndryshimi i pozicionit në ndeshjen me Kroacinë?– Ndeshjen e parë me Italinë luajta mesfushorë, me Kroacinë luajta në krah. Silvinjo më pyeti nëse mund të luaja edhe i thashë po sepse për mua nuk ka rëndësi ku luaj por unë jap maksimumin për skuadrën, jam gati gjithmonë.A jeni përgatitur për një dhuratë nga Spanja?– Në futboll nuk ka dhurata, duhet të fokusohemi te loja jonë, duhet të japim maksimumin dhe të luftojmë për çdo top, të shfrytëzojmë çdo rast.Goditjet e limituara në Europian?– Pjesën e parë me Kroacinë e pata një mundësi për të bërë gol, do të bëj një gjë të tillë edhe me Spanjën. Jo vetëm unë por edhe Asani dhe Asllani sepse edhe ata kanë gjuajtje të fortë. Spanja do të na vendosë në presion, kështu që të shfrytëzojmë edhe goditjet nga zona e 16 metrave për të gjuajtur në portë.
Sporti
Skënderbeu të shtunën me ndryshime në formacion/ Mësoni cilat janë
Sporti
Flet Dhimitraq Xhambazi: Ja kush spikat te Skënderbeu! Kjo superligë, më e fortë
Sporti
FSHF mirëpret Turneun Ballkanik të Futbollit për të Amputuar, marrin pjesë Shqipëria, Kosova dhe Turqia
Sporti
SKËNDERBEU/ Pas Juri Merlim, alarm edhe për Randi Dumfor dhe Etien Tare!
Sporti
EKSKLUZIVE/ Shikoni 10 vite më parë kur Alessandro Del Piero vishte fanelën e Skënderbeut!
Sporti
BASKET MESHKUJ/ Skënderbeu bën blerjen e parë. Vjen Daniel Nlandu KIELY!
Sporti
Rrezikon Juri Merlim/ Mesfushori vë në alarm bardhekuqtë
Sporti
SKËNDERBEU: Numrat 10+11/ Rashica-Nikaj 4 gola në 7 javë!
Sporti
Për herë të parë/ Gjashtë arbitra shqiptarë vendosin drejtësi së bashku në ndeshjen e Conference League
Sporti
Skënderbeu/ Sot analiza e humbjes, ja ç’pritet të ndodhë
-
Sporti3 ditë ago
U mposht nga Tirana, Ivan Gvozdenoviç: Përgjegjësitë i marr unë, urime kundërshtarit
-
Sporti2 ditë ago
NDESHJA e mbrëmshme Tirana-Skënderbeu/ Korçarëve u mungon 1 penallti
-
Sporti4 ditë ago
Doka nesër ndaj Tiranës nga minuta e parë?! Ja ç’thotë njëshi i stolit bardhekuq
-
Sporti4 ditë ago
Trajneri mbështet idenë e portierit Marko Alia…
-
Sporti1 ditë ago
Egnatia me mungesa të shtunën drejt Korçës!
-
Sporti4 ditë ago
Skënderbeu në volejboll meshkuj mund pastër Vllazninë
-
Sporti3 ditë ago
Po rikthehet volejbolli i meshkujve të Skënderbeut! Super skuadër…
-
Super Liga2 ditë ago
Gvozdenoviç e “shkarkon” humbjen tek…
-
Aktualitet2 ditë ago
Shuhet i madhi Vangjel Koja! Lamtumirë mjeshtër!
-
Sporti4 ditë ago
Volejboll/ Skënderbeu fiton ndaj Vllaznisë