Connect with us

Sporti

Euro 2024 presidenti duka në gjermani nuk kemi ardhur vetëm për të luajtur por për të fituar

Kur ka mbetur vetëm një ditë nga debutimi i Kombëtares shqiptare në Euro 2024, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka treguar ndjesitë dhe emocionet në prag të sfidës ndaj Italisë që do të luhet në stadiumin e Dortmund.Në një intervistë për Klan News me gazetarin Besard Jacaj, kreu i qeverisë shqiptare të futbollit foli për gjendjen e skuadrës, pritshmëritë në Kampionatin Europian “Gjermani 2024” dhe për interesin e jashtëzakonshëm të tifozëve për të ndjekur Kombëtaren.Emocionet në prag të EURO 2024? – Në fakt deri dje nuk kam pasur shumë emocione, por tani kanë filluar të më hyjnë ethet. Realisht më intereson Europiani, por nuk është se emocionet i kam për Europianin dhe për ndeshjet hapëse, por emocionet e mia janë për fillimin e ekipit tonë Kombëtar, për ndeshjen e parë kundër Italisë. Ka më shumë përgjegjësi se sa në 2016. Shumë i bukur ka qenë 2016 me të gjitha këndvështrimet. Me mbështetje nga tifozët, por më duket se tashmë në 2024 interesi i të gjithë shqiptarëve është më i madh edhe kjo më bën që ta ndjej më shumë përgjegjësinë, emocionin e këtij kompeticioni. Kjo të bën që të jesh me më shumë emocion. Për mendimin tim ky është ndryshimi.Gjendja e ekipit?– Gjendja fatmirësisht është shumë e mirë. Nuk kemi asnjë futbollist me dyshime për të qenë në ndeshjen e parë kundër Italisë. Gjendja shpirtërore është shumë e mirë. Grupi është i bashkuar. Atmosfera duket pozitive. Pritja në Dortmund ka qenë fantastike. Është e vërtetë që ne kemi ardhur të parët në Gjermani, por uroj që të kemi pasur këmbën e mbarë që Europiani të shkojë sa më mirë, por uroj të rrimë sa më gjatë. Pse jo edhe të fundit. Ka shumë kërkesa për të treja ndeshjet e Kombëtares dhe pritshmëri. Slogani “ne jemi një” është pikërisht forca e kësaj skuadre. Me këtë slogan ne mund të bëjmë përpara.Lista me lojtarët e përzgjedhur nga trajneri Silvinjo?– Padyshim që ka me të drejtë mërzi nga ata që nuk janë përfshirë në listë. Por ajo që dua të mendoj dhe të përqëndrohem është te futbollistët që ne kemi në gjermani, në dispozicion dhe me ndeshjen kundër Italisë. Nuk dua ta anashkaloj atë që thatë ju, por janë zgjedhje subjektive. Këto janë të mirat dhe të këqijat e futbollit. Fatmirësisht apo fatkeqësisht duhet të marrësh 26. Nëse nuk do të ishte njëri do të ishte tjetri. Do të kishim të njejtin diskutim. Të gjithë janë kualitete pothuajse të barabarta, por ja që duhen zgjedhur 26. Faleminderit për kontributin dhe uroj që do të vazhdojnë të kontribuojnë për Kombëtaren. Kombëtarja është më e rëndësishmja dhe nëse çunat që janë në Gjermani do të bëjnë rezultat pozitiv padyshim që do t’i gëzojë të gjithë edhe ata që nuk janë në listë.Komenti i Edi Rejas për trajnerin Silvinjo?– Unë jam falenderues për të gjithë që kanë kontribuar në ekipin kombëtar, jo vetëm trajner, por gjithë stafet, gjithë futbollistat dhe për këtë Federata e Futbolit i ka ftuar që të jenë pjesë e ndeshjes hapëse të gjithë qoftë edhe Edi Rejan edhe Gianni De Biasi, gjithë trajnerët që e kanë drejtuar Shqipërinë, gjithë futbollistët që kanë luajtur për ekipin Kombëtar. Të gjithë kanë vendosur nga një tullë, pavarësisht se të gjithë kanë pasur edhe ditë të këqija dhe të meta, por zhvillim pozitiv ka pasur dhe falë këtij zhvullimi pozitiv ne jemi këtuNdeshja me Italinë?– Kam vërtet shumë ethe, kam vërtet shumë emocione. Rrallë herë unë nuk fle, mbrëmë nuk kam fjetur.  Kam thënë në disa intervista në Itali që uroj ta fitojmë ndeshjen me Italinë. Dhe uroj që të dy bashkë ta kalojmë grupin dhe pse jo Italia ta fitojë Europianin, por vetëm për 90 minuta jam kundër Italisë. Nuk shikoj dallime, të treja janë skuadra shumë të mira. Të treja janë skuadrat më të mira të Europës vijnë në këtë kompeticion për ta fituar Europianin. Ne mbase jemi të kënaqur të kalojmë grupin ose të qëndrojmë sa më gjatë. Objektivi i tyre, i të treja skuadrave është për ta fituar Europianin dhe nuk është çudi që një nga të treja ta fitojë Europianin, pra nuk mund t’i dalloj. Por ajo që dua të përsëris është që në ndeshjen e radhës ne kemi Italinë, jo për ta veçuar nga pikëpamja kualitative apo sportive, por është ndeshja e radhës dhe duke qenë se është ndeshja e radhës unë duhet të mendoj vetëm Italinë dhe futbollistët e Italisë.Objektivi në Kampionatin Europian?– Silvinjo, unë dhe të gjithë ne jemi të përqendruar tek Italia. I ftoj të gjithë që të përqendrohemi vërtet me gjithë energjitë tona pozitive për të bërë mirë me Italinë, pastaj ditë më të mira do vijnë nëse do të fitojmë ndaj Italisë. Unë nuk besoj se ka shqiptar që nuk do ta ndjekë skuadrën në Kampionatin Europian, nuk besoj që ka shqiptar që nuk është bërë krenar nga ky rezultat i Kombëtares apo nga pjesëmarrja në Kampionatin Europian dhe për këtë unë dua që t’i falenderoj të gjithë sepse në fund të fundit është edhe ky një komponent që na ndihmon të bëjmë sukses. Le të jemi të gjithë të bashkuar dhe me energji pozitive rreth këtij ekipi. Kryesorja janë puna, impenjimi, balancat personale që janë shumë të rëndësishme në një kompeticion apo në një ndeshje të tillë, por edhe fati është i rëndësishëm. Se në milimetra, shtyllë jashtë shtyllë brenda, bëhesh mbret, kështu që duhet edhe fat pa dyshim është një nga komponentët. Por dhe fati ndihmon më të mirët kështu që duhet të punosh që fati të të ndihmojë. Ndeshja me Italinë është shumë e vështirë, kampion Europe me shumë histori, por ne do të bëjmë tonën. Nuk kemi ardhur vetëm për të luajtur, por kemi ardhur për të fituar dhe do të tentojmë të fitojmë dhe të qëndrojmë sa më gjatë në Gjermani.

Continue Reading

Sporti

SKËNDERBEU 7 pikë në 7 javë/ Asnjë pikë në 3 ndeshje në transfertë!

Skënderbeu në 7 javë ka 7 pikë e thënë ndryshe 1 pikë mesatarisht për ndeshje. Kaq pikë e renditin Skënderbeun deri në këto momente në zonën e ftohtë në vendin e 8-të të superligës. Sigurisht që dy javë përpara fundit të fazës së parë, Skënderbeu nuk i ka pikët që kishte menduar dhe kjo padyshim që nuk mund të quhet pozitive në kampin bardhekuq.

2 fitore, 1 barazim dhe 4 humbje do të thotë ndryshe se këto 7 pikë të deritanishme skuadra korçare i ka siguruar në shtëpi, me 2 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje.

Fakti që Skënderbeu nuk ka marrë qoftë edhe një bafazim në 3 ndeshje transferte, tregon qartë se Skënderbeu i këtij sezoni nuk është ai i vjetshmi që luante në transfertë dhe merrte pikë me të gjitha ekipet e superligës.

Pas humbjes së fundit, tashmë do të mendohet vetëm për Egnatian, kampionen në fuqi që do të vizitojë qytetin juglindor në javën e 8-të, ndërkohë që ndaj rrogozhinasve ka vetëm një objektiv, fitoren.

Nëse nuk merren pikët maksimale në 90 minutëshin e radhës, sigurisht që javët në vazhdim do të vështirësoheshin, prandaj Egnatia është përballja për “jetë a vdekje” për Skënderbeun.

Kjo e shtunë do të jetë dhe duhet të jetë ndeshja e Skënderbeut, ndërkohë që të gjithë edhe te Skënderbeu e dinë fort mirë, që me 7 pikë në 7 javë, duhet të vijë kthesa e menjëhershme te bardhekuqtë.

Forca Skënderbe!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

UEFA Development U-15 për vajza/ Shqipëria mund Estoninë nga penalltitë me rezultatin 4-2

Kanë përfunduar ndeshjet e dyta të turneut “UEFA development” U-15 për vajza, që organizohet nga FSHF në datat 30 shtator – 5 tetor me pjesëmarrjen e Shqipërisë, Kosovës, Estonisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Shqipëria U-15 luajti takimin e dytë ndaj Estonisë dhe koha e rregullt e kësaj sfide u mbyll në barazim 1-1. Më pas, nga penalltitë Shqipëria triumfoi me rezultatin 4-2.

Trajnerja Daniela Kodra hodhi në fushë këtë formacion startues: Eriana Haxhija (GK), Anita Boqaj (C), Reiana Jahelezi, Elda Ahmeti, Laureta Dautaj, Agnesa Mehmeti, Adela Thaqi, Lorena Leskaj, Enxhi Idrisllari, Arsiola Zenunllari dhe Emi Maksuti.

Ndeshja nisi e barabartë, teksa të dyja skuadrat u treguan të kujdesshme në prapavijë për të shmangur çdo rrezik. Kombëtarja shqiptar shënoi golin e parë të takimit në minutën e 28-të. Pas një harkimi në zonë, Emi Maksuti e dërgoi topin në rrjetë dhe i dha avantazhin Shqipërisë.

Epërsia zgjat vetëm katër minuta, pasi Estonia barazoi rezultatin e ndeshjes pas një gabimi të portieres, duke i çuar shifrat në 1-1.

Pjesa e dytë nuk prodhoi asnjë gol, pavarësisht se të dyja skuadrat patën disa mundësi të mira shënimi. Deri në fundin e ndeshjes trajnerja Daniela Kodra kreu disa zëvendësime për t’i dhënë mundësi vajzave të tregojnë cilësitë e tyre në fushë.

Pas përfundimit të kohës së rregullt me rezultatin 1-1, ekipet iu drejtuan penalltive. Vajzat kuqezi u treguan më të sakta dhe Shqipëria triumfoi 4-2.

Në ndeshjen tjetër të grupit të luajtur paraditen e sotme në “Shtëpinë e Futbollit”, Kosova mundi Maqedoninë e Veriut me rezultatin 3-2.

Ndeshjet e treta dhe të fundit në grup do të luhen më 5 tetor. Estoni – Kosovë do të zhvillohet në orën 11:00, ndërsa Shqipëria do të përballet me Maqedoninë e Veriut në orën 15:00.

Më poshtë edhe kalendari i turneut dhe rezultatet:

Ndeshjet e para (30 shtator)
Maqedoni e Veriut – Estoni 1-3
Shqipëri – Kosovë 3-5

Ndeshjet e dyta (2 tetor)
Maqedoni e Veriut – Kosovë 2-3
Shqipëri – Estoni 1-1 P(4-2)

Ndeshjet e treta (5 tetor )
Estoni – Kosovë, ora 11:00 “Shtëpia e Futbollit”
Shqipëri – Maqedoni e Veriut, ora 15:00, “Shtëpia e Futbollit”

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kategoria 1

POGRADECI të shtunën pret Kukësin e Amarildo Dervishajt!

Një ndeshje më shumë se interesante dhe plot emocione pritet të jetë kjo e kësaj së shtune në kategorinë e parë, ajo mes Pogradecit dhe Kukësit.

Pogradecarët që në 6 javë kanë 6 pikë dhe ndodhen në vendin e 8-të të renditjes, do të presin Kukësin e vendit të 6-të me 9 pikë në renditje.

Ka qenë klubi verior që sot ka bërë njoftimin e këtij takimi me logon e portierit të talentuar korçar Amarildo Dervishaj që ka qenë titullar i padiskutueshëm në këto javë deri tani në katërkëndorin verior.

Kjo ndeshje do të startojë të shtunën në datën 5 tetor në orën 14:00 në stadiumin “Gjorgji Kyçyku” dhe të dy skuadrat do të kërkojnë të marrin më të mirën, por për pogradecarët vlen shumë, pasi duhet fitorja për t’iu larguar vendeve të zonës së ftohtë.

Pogradeci vjen pas humbjes në Vorë në këtë ndeshje, ndërkohë që Kukësi mundi Korabin 1-0 dhe ka dy fitore radhazi.

Suksese pogradecarëve! Suksese edhe portierit korçar Amarildo Dervishaj me fanelën e Kukësit!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Skënderbeu të shtunën me ndryshime në formacion/ Mësoni cilat janë

Skuadra korçare po vazhdon stërvitjet e veta, kjo në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e radhës, një ndeshje që luhet në shtëpi dhe përballë do të jetë Egnatia, një prej ekipeve më të mira.

Nga ajo që kemi mundur të mësojme nga procesi stërvitor tek Skënderbeu do të ketë disa ndryshime, kjo për atë se disa futbollistë janë të dëmtuar, por ka edhe ndonjë ndryshim taktik ose që t’i japë më shumë forcë ekipit. Natyrisht nuk do të jenë ndryshime radikale, por që tre ose katër pozicione do të jenë në ndryshim.

Kështu Merlim pothuajse është i konfirmuar që nuk do të luajë dhe ka shumë mundësi ta nisë Pecani nga minuta e parë ose edhe Franklin. Ndërkohë që edhe reparti i mbrojtjes po shikon si një alternativë të fuqishme Shaqen që mund të ndërrojë krah me Gercon.

Mundësi është për Tayon në vijën sulmuese. Në fakt ishte menduar që të luante që në ndeshjen e kaluar, por nuk ishte mundësia pasi ishin pesë të huaj në fushën e lojës. Një mundësi e madhe është edhe për Dokën dhe Balajn, të cilët pothuajse janë gati për këtë ndeshje. Të gjitha këto kemi mundur t’i shikojmë nga procesi stërvitor ku Gvozdenoviç po eksperimenton disa ndryshime.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Flet Dhimitraq Xhambazi: Ja kush spikat te Skënderbeu! Kjo superligë, më e fortë

“Ky sezon është më i fortë se ai i kaluari, ka shumë ekipe që janë forcuar dhe po zhvillojnë ndeshje të mira, por dua të theksoj se nuk ka diferenca të dukshme.”

Këto janë fjalët e para të ikonës së futbollit korçar Dhimitraq Xhambazi i cili e shikon sezonin të vështirë për të gjitha ekipet dhe sipas tij: “Nuk ka diferenca në pikë, të paktën që nga vendi ku është Skënderbeu dhe duke e karahasur me vendin e parë.”

Korçarët kanë shtatë pikë dhe vendi i parë ka 13 pikë, pra një diferencë e rikuperueshme për gjithë të tjerët që janë në këtë garë.

I pyetur se cili po spikat në këtë moment tek korçarët, Xhambazi thekson: “Grupi nuk ka diferenca, por për mua deri në këto momnte po spikasin Rabiu dhe Rashica”. Pra, duket se me largimet e disa futbollistëve grupi i të spikaturve ka rënë.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM

Continue Reading

Sporti

FSHF mirëpret Turneun Ballkanik të Futbollit për të Amputuar, marrin pjesë Shqipëria, Kosova dhe Turqia

Federata Shqiptare e Futbollit në bashkëpunim me UEFA-n do të organizojë turneun ballkanik të futbollit të të amputuarve. Turneu do të zhvillohet në datat 16-18 tetor në “Shtëpinë e Futbollit”.

Në këtë turne do të marrin pjesë Shqipëria, Kosova dhe Turqia, të cilat do të përballen me njëra-tjetrën në ndeshje direkte me sistemin 9×9. Ekipi që do të grumbullojë më shumë pikë në fund të ndeshjeve do të shpallet kampion i turneut.

Ky organizim vjen në kuadër të strategjisë së përgjegjësisë sociale të Federatës së futbollit, që synon të sjellë futbollin më pranë komunitetit dhe të rrisë ndërgjegjësimin për kauza të rëndësishme sociale.

Balkan Region Amputee Tournament:

Shqipëri – Turqi 16.10.2024 11:30 Shtëpia e Futbollit

Turqi – Kosovë 17.10.2024 11:30 Shtëpia e Futbollit

Shqipëri – Kosovë 18.10.2024 10:00 Shtëpia e Futbollit

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

SKËNDERBEU/ Pas Juri Merlim, alarm edhe për Randi Dumfor dhe Etien Tare!

Edhe pse nuk janë futbollistë titullarë të momentit Randi dhe Tare janë dy futbollistë që gjatë kësaj jave stërvitore të korçarëve kanë punuar në mënyrë individuale. Nga sa është mësuar të dy këta futbollistë kanë dëmtime muskulore ku më shumë janë kontraktime të pësuara nga java e parë.

Randi nga ndeshja me Tiranën dhe Tare nga një seancë stërvitore që e ka shpënë në një kontarktim muskulor. Kështu që të dy këta futbollistë mund të mos jenë gati për ndeshjen e radhës edhe pse siç thamë nuk janë titullarë, por kanë qënë në çdo ndeshje në stol të gatshëm për aktivizim.

Më shumë është aktivizuar Randi në dy ndeshje dhe Tare në një ndeshje. Në qoftë se të tre futbollistët duke shtuar dhe Merlim nuk janë gati këta do ta ndjekin ndeshjen nga tribuna dhe në vend të tyre do të jenë tre të tjerë.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM

Continue Reading

Sporti

EKSKLUZIVE/ Shikoni 10 vite më parë kur Alessandro Del Piero vishte fanelën e Skënderbeut!

Po sjellim sot një nga lajmet më ekskluzive të Skënderbeut plot 10 vite më parë. Madje është portali ynë “Korça Boom” që zbulon foton e Alessandro Del Piero në atë kohë. Në fakt, shumë do të thoshin sot që kjo foto mund të jetë edhe montazh, por është një nga fotot më reale të asaj kohe.

Si ka qenë historia e Del Pieros me fanelën e Skënderbeut dhe jo vetëm, pasi ishin dy në atë kohë që do të vinin te Skënderbeu. Përveç Alessandros ishte edhe Marco Materazzi të dy gati për të mbërritur në qytetin juglindor.

Historia që po e zublojmë sot ka të bëjë me atë se të dy italianët në sezonin 2014-2015 luanin në Indi dhe menaxherët e Skënderbeut kishin bërë gati të dy lojtarët të veshur bardhekuq për ti prezantuar në qytetin juglindor.

Madje fotoja që po sjellim ka qenë e Alessandro Del Pieros veshur bardhekuq dhe që ishte I bindur që do të luantë atë sezon me Skënderbeut. Duke pasur emër të madh në botë, Del Piero dhe Materazzi, të paktën në verën e atij viti do të vishnin fanelën bardhekuqe në Kupat e Europës.

Mirëpo një vendim i klubit “Skënderbeu” në atë kohë ka bërë që të dy të mos përfundonin marrëveshjen, pasi nëse do të visheshin bardhekuq gjithë vëmendja do të ishte vetëm te ta dhe jo te Skënderbeu.

Një marëveshje fantastike që u prish në momentet e fundit, por që të dy ishin gati.

Sot portali ynë ju servir foton ekskluzive që po e sjellim për të gjithë lexuesit tanë.  

Një lajm ekskluziv në atë kohë dhe po ashtu edhe sot, pasi dihet se kush ishin dy emrat e mëdhenj të futbollit italian dhe botëror, por që ishin në momentet e fundit të karrierës së tyre dhe dëshironin shumë të vishnin një fanelë siç ishte ajo e Skënderbeut…

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

BASKET MESHKUJ/ Skënderbeu bën blerjen e parë. Vjen Daniel Nlandu KIELY!

Më së fundi në klubin shumësportësh “Skënderbeu” vjen edhe blerja e parë e  jë basketbollisti. Ka qenë klubi shumësportësh që ka dhënë lajmin në lidhje me afrimin e Daniel Nlandu Kiely.

Nuk jepen hollësi të tjera në lidhje me afrimin e këtij basketbollisti nga vjen, por duket se te Skënderbeu e kanë ndarë mendjen këtë sezon për ta ngjitur sa më parë skuadrën në kategorinë superior.

Skënderbeu në basketboll për meshkuj sezonin e ri do të luajë në kategorinë e parë, pasi sezonin e kaluar u rendit në vendin e fundit, ndërkohë që këtë sezon do të kërrkojë patjetër ngjitjen në superligë. Për këtë klubi ka vendosur që të afrojë basketbollistë nga jashtë dhe ky është emri i parë i blerjes përpara sezonit. Fotoja më sipër i përket basketbollistit Daniel Nlandu KIELY, basketbollist që ka firmosur edhe kontratën me klubin “Skënderbeu”.

Suksese Skënderbeut në basketboll për meshkuj në këtë sezon të ri!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Rrezikon Juri Merlim/ Mesfushori vë në alarm bardhekuqtë

Një mungesë e ndjeshme duket se do të jetë për korçarët në ndeshjen e radhës. Nga sa është parë, mesfushori Juri Merlim ka punuar gjatë këtyre ditëve i veçuar nga grupi, kjo për shkak të dëmtimit që ka pësuar.

Edhe në qoftë se do të rikuperohet deri ditën e ndeshjes së radhës, përsëri mundësitë ta fillojë si titullar janë shumë të pakta, për të mos thënë minimale. Duket se stafi po merr menjëherë masa dhe ka disa alternativa në këtë drejtim ku Franklin, Pecani janë më se të gatshëm për këtë pozicion.

Madje mund të thuhet se Merlim realisht nuk ka qenë në ditët e veta më të mira, por loja e tij në mesfushë është edhe përcaktuese në lidhje me ecurinë e ekipit. Si duket ka humbur nga ato vetitë e tij që godiste në drejtim të portës dhe shënonte.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Flash News