Shqipëria barazoi 2-2 në ndeshjen e dytë ndaj Kroacisë në Kampionatin Europian “Gjermani 2024”. Kuqezinjtë zhvilluan një ndeshje të mirë dhe golat i shënuan Qazim Laçi dhe Klaus Gjasula.Trajneri Silvinjo e nisi me këtë formacion titullar ndeshjen ndaj Kroacisë: Thomas Strakosha, Elseid Hysaj, Berat Gjimshiti (C), Arlind Ajeti, Mario Mitaj, Ylber Ramadani, Kristjan Asllani, Nedim Bajrami, Jasir Asani, Qazim Laçi dhe Rey Manaj.Ndeshja nisi shumë mirë për Shqipërinë që u hodh menjëherë në sulm në kërkim të golit. Në minutën e 11-të Jasir Asani nga e djathta harkoi saktë në zonë dhe Laçi me kokë mposhti portierin Livakovic.Shqipëria sërish ishte më dominues në fushë. Kuqezinjtën mbrojtën mirë dhe me anë të kundërsulmeve rrezikuan dhe i shkuan shumë pranë golit të dytë.Rasti më i rrezikshëm u regjistrua në minutën e 31-të me Asllanin i cili u shërbye saktë nga Asani por goditja e tij u ndal nga portieri Livakovic. Edhe në fundin e pjesës së parë Manaj rrezikoi sërish me kokë.Fraksioni i dytë nisi me të njëjtin ritëm, teksa Strakosha bëri një pritje spektakolare në të 50-ën duke ndalur Sucic. Trajneri Silvinjo kreu zëvendësimin e parë në të 64-ën. Taulant Seferi mori vendin e Jasir Asanit.Kroacia barazoi rezultatin në të 74-ën me Kramaric ndërsa dy minuta më vonë kroatët morën avantazhin pas autogolit të Gjasulës.Në minutat në vijim trajneri Silvinjo aktivizoi edhe Arbër Hoxhën dhe Mirlind Dakun. Pas disa rasteve shume të mira Shqipëria barazoi rezultatin në të 95-ën me Klaus Gjasulën. Deri në fundin e ndeshjes ishte një betejë e vërtetë dhe më pas sfida u mbyll në barazim 2-2.Shqipëria do të luajë ndeshjen e fundit në grupin B në Kampionatin Europian “Gjermani 2024” ndaj Spanjës më datë 24 mars në stadiumin e Dusseldorfit, në ora 21:00.
Euro 2024 shqipëria barazon 2 2 me kroacinë në stadiumin volksparkstadion të hamburgut
Date: