Connect with us

Sporti

Euro 2024 trajneri silvinjo kapiteni gjimshiti kroacia një finale për ne të bëjmë maksimumin d

Kombëtarja shqiptare do të luajë të mërkurën e 19 qershorit ndaj Kroacisë ndeshjen e vlefshme për raundin e dytë të Grupit B në Kampionatin Europian “Gjermani 2024”.Në prag të sfidës së dytë finale për kuqezinjtë që do të luhet në stadiumin e Hamburgut duke nisur nga ora 15:00, trajneri Silvinjo dhe kapiteni i skuadrës Berat Gjimshiti dolën këtë pasdite në konferencën zyrtare për media, ku iu përgjigjën interesit të shumtë të mediave.Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo vlerësoi maksimalisht kundërshtarët e kuqezinjve në grupin B të Kampionatit Europian “Gjermani 2024” dhe tha se është kënaqësi që Shqipëria përballet me to, për të mësuar dhe për t’u rritur. Gjithashtu tekniku brazilian shtoi se shanset janë reale për të arritur edhe rezultate pozitive.Gjendja e skuadrës dhe formacioni i mundshëm për sfidën ndaj Kroacisë?– Nuk ka asnjë problem. Do të zhvillojmë edhe një seancë stërvitore, më pas do të flasim me stafin dhe do të vendosim. Deri tani nuk kemi asnjë problem të gjithë janë gati për sfidën e nesërme ndaj Kroacisë.A mund ta cilësojmë si një finale këtë sfidë me Kroacinë?– Patjetër. Ky është një grup shumë i vështirë, por është një gëzim shumë i madh për ne, pasi luajmë kundër ekipeve më të mira dhe mësojmë prej tyre. Luhet 90 minuta pa kompromis dhe duhet të bëjmë maksimumin për të marrë rezultat. Kemi kundërshtarë që luajnë në klubet më të mëdha në botë dhe është e mrekullueshme të luajmë ndaj skuadrave të tilla, ndaj nuk do të heqim dorë asnjëherë për të kërkuar rezultat pozitiv. E respektuam Italinë, por kërkuam të shmangim humbjen deri në fund dhe me pak fat mund t’ia dilnim. Ndoshta ia dalim nesër ndaj Kroacisë.Ndeshja me Kroacinë?– E kemi studiuar Kroacinë dhe ndaj Spanjës ata u mposhtën 3-0, por luajtën shumë mirë dhe krijuan shumë raste për të shënuar. I krijuan shumë probleme Spanjës, që shënoi golat në vetëm 29 minuta. Kroacia ka lojtarë teknikë, të fortë fizikisht dhe me cilësi të larta pasimi. Kundërshtarët janë shumë të fortë, por edhe ne kemi lojtarë cilësorë si kapiteni Gjimshiti, Asllani, Broja, Muçi, etj., disa prej të cilëve të rinj dhe kanë nevojë ende për t’u rritur. Këto ndeshje do t’i ndihmojnë shumë ata të përmirësohen.Ndeshja me Italinë?– Nuk është se ne nuk e sulmuam Italinë, por ata nuk na lejuan ta sulmojmë. Kemi sulmuar me tre, por ata kalonin me rreshtimin me 5 mbrapa dhe shumë mesfushorë. Italia është mbrojtur shumë mirë dhe duhet të pranojmë se ky kompeticion ka nivel shumë të lartë. Mos harroni, Italia ka mesfushorë si Jorginho e Barella, dy futbollistë të një niveli shumë të lartë dhe ne duhet të jemi të lumtur që luajmë kundër tyre. Për ne kjo është sfiduese dhe mund të bëjmë shumë, pasi rritemi edhe vetëm duke u përballur me ta. Në këtë këndvështrim, them se kemi bërë një ndeshje të mirë. Kemi shënuar, kemi pësuar dy gola shumë shpejt, por sërish nuk jemi dorëzuar.Mesfusha e Kroacisë?– Është e vërtetë, mesfusha është zemra e tyre. Kanë emra si Brozovic, Modric, Kovaçiç, apo Perisic, të cilët kanë luajtur dhe luajnë në nivelet më të larta, ndaj do të jetë shumë e vështirë. Duhet të luftojmë shumë dhe të bëjmë kujdes, për të mos u lejuar shumë hapësira, pasi dinë të shfrytëzojnë çdo gabim.Kapiteni i skuadrës, Berat Gjimshiti u shpreh se Shqipëria do të tentojë të bëjë më të mirën nesër në fushë ndaj Kroacisë dhe kuqezinjtë të marrin rezultat pozitiv. Kapiteni foli edhe për gjendjen aktuale psikologjike të skuadrës, ndërsa tha se ekipi duhet të mos bëjë gabime në fushë. Më tej, mbrojtësi kuqezi shtoi se duhet të tregohen më inteligjentë në fushën e lojës dhe kur të jetë e nevojshme të ulin ritmin e kundërshtarit.Sa ndryshon Shqipëria nga Kroacia?– Kroacia është në rolin e favoritit. Besoj që u duk në ndeshjen kundër Italisë, kur kemi përballë kampion siç ishte Italia, çdo gabim i vogël ndikon. Ne duhet t’i përmirësojmë ato episode që të bëjmë më mirë ndaj Kroacisë.”Bisedë me Pasalic?– Kur kam qenë tek Atalanta kemi bërë shaka, tani jo. Më ka thënë që Kroacia nuk ka luajtur kurrë ndaj Shqipërisë dhe do jetë një ndeshje e bukur. Jam i lumtur që do shihemi nesër në fushë së bashku.Si është gjendja psikologjike e skuadrës?– Gjendja psikologjike është më e rëndësishme tani sesa lodhja fizike sepse ajo bën ndryshimin në lojë. Kam folur me disa lojtarë, duhet t’u japësh kurajo për ndeshjen e radhës. Nuk ishte e lehtë ndeshja e parë, kishim edhe ne pritshmëritë ndryshe. Të përmirësohemi dhe të mësojmë diçka. Kam pak më shumë eksperiencë se disa prej lojtarëve të tjerë këtu dhe mundohem t’i ndihmoj lojtarët më të rinj dhe t’u jap kurajo. Këto gjëra ndodhin, do kenë dhe shumë ndeshje të tjera në jetë që mund të jenë më ‘keq’ se ndeshja me Italinë.Duhet të kuptojmë ritmin e lojës:E kam thënë edhe pas pjesës së parë me Italinë, duhet të jesh inteligjent në këto ndeshje, te kesh eksperiencë dhe të ndalësh ritmin e kundërshtarit sepse rivalë të këtyre niveleve të larta të bëjnë dëm dhe duhet të përmirësohemi. Në fushë duhet të jemi pak ‘të pisët’ dhe të marrim atë që meritojmë.Kroacia nesër luan për tre pikët?– Nuk ishte ndeshje e mirë e Kroacisë ndaj Spanjës, humbën 3-0. Nuk ishte një ndeshje e lehtë as për ata dhe as për ne. Kjo është një mundësi për të reaguar për atë rezultat dhe do të jetë e vështirë si për ata si për ne. Ne do të tentojmë më të mirën dhe do të shohim se kush do të fitojë nesër.

Continue Reading

Sporti

SUPERLIGA/ Luhet në Korçë dhe në Tiranë. Java e 8-të sot me dy përballje

Superiorja ditën e sotme do të zhvillojë dy takime të tjera që janë të vlefshme për javën e 8-të të kampionatit. Dy duele mjaft të rëndësishme që marrin vëmendjen e tifozëve.

Në orën 19:00 do të luhet në Tiranë dhe paralelisht do të zhvillohet edhe sfida në Korçë. Kështu Partizani do të presë Bylisin për të bërë mes tyre llogaritë e kësaj jave. Demat pas fitores me Egnatian tentojnë një tjetër triumf në kampionat për të kapur kreun. Ndërsa ballshiotët dëshirojnë të rikthehen te rezultatet pozitive në kampionat dhe ndaj kryeqytetasve fitorja do të vlente më shumë se 3 pikë.

Ndërkohë në Korçë do të përplasin “brirët” mes tyre Skënderbeu dhe Egnatia. Korçarët, pas humbjes me Tiranën në shtëpi, do të synojnë autokritikën, ndërsa nga ana tjetër kampionët synojnë të reagojnë pas humbjes me Partizanin. Një duel shumë i luftuar mes dy ekipeve që si rrugë të vetme ka vetëm 3 pikët, të cilat do të sillnin qetësinë në të dyja kampet respektive.

JAVA E TETË E SUPERLIGËS

TË PREMTEN 4 TETOR 2024 

DINAMO-LAÇI 2-1

TË SHTUNËN 5 TETOR 2024 

ORA 19:00 PARTIZANI-BYLIS

ORA 19:00 SKËNDERBEU-EGNATIA

TË DIELËN 6 TETOR 2024 

ORA 19:00 TEUTA-TIRANA

ORA 19:00 VLLAZNIA-ELBASANI

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Shqipëri U-21 luan ndaj Armenisë/ Ja lista. 3 lojtarë të Skënderbeut vishen kuqezinj

Kombëtarja shqiptare U-21 do të luajë ndeshjen e fundit kualifikuese ndaj Armenisë më 15 tetor në stadiumin “Air Albania“, në orën 18:00.

Të hënën nis grumbullimi i Kombëtares U-21 për këtë sfidë, teksa trajneri Alban Bushi ka publikuar listën me 23 lojtarët e ftuar për këtë takim.

11-të lojtarë vijnë nga klubet e kampionatit shqiptar, ndërsa pjesa tjetër aktivizohen në kampionatet jashtë vendit.

Pas fitores fantastike ndaj Zvicrës U-21 në transfertë, Shqipëria do të kërkojë triumfin e radhës në “Air Albania”. Procesi i shitjes së biletave vijon për ndeshjen Shqipëri U21 – Armeni U-21.

Më poshtë, edhe lista me emrat e 23 lojtarëve të ftuar nga stafi teknik i Kombëtares U-21:

Continue Reading

Sporti

SKËNDERBE sot dita e së vërtetës/ Vetëm për 3 pikë ndaj Egnatias!

Sot në orën 19:00 është radha e Skënderbeut në fushën e lojës, teksa bardhekuqtë presin në javën e 8-të të superligës Egnatian, skuadër që edhe ajo nga ana e vet nuk ndodhet në një situatë të mirë.

Sot është nga ato ndeshje që mund të thuhet se luhet për “jetë a vdekje” dhe Skënderbeu është gati për 3 pikë. Të gjithë lojtarët sot në fushë duhet të bëjnë “ujkun”, sepse vetëm kështu fitohet dhe shkohet te rezultati që e presin të gjithë.

Duhet pranuar se skuadra ka presionin, për atë se i mungojnë pikët, por strategjia që duhet të ndjekë Skënderbeu është e qartë, vetëm me 3 pikë do të shlyhen rezultatet negative të 7 javëve të para.

Një javë përgatitje për të mbërritur sot në mbrëmje në stadiumin “Skënderbeu” atje ku Skënderbeu duhet të zhvillojë një lojë vërtet të mirë, për të marrë më pas rezultatin pozitiv.

Në radhët e ekipit ka optimizëm dhe kjo është e dukshme, pavarësisht se përballë është Egnatia dhe Skënderbeu sot ka ditën të bëjë Skënderbeun.

Nëse ka një ditë që vlen 3 pikë është sot, prandaj “ujqër” jepni shpirtin në fushë për fanelën që keni veshur!

Forca Skënderbe! Sot të gjithë në stadium në orën 19:00, sepse na pret Skënderbeu…

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

SKËNDERBEU superior ndaj Egnatias në përballjet në Korçë!

Skënderbeu-Egnatia është sfida e nesërme në orën 19:00 në mbrëmje, një ndeshje që në fakt në qytetin juglindor mezi e presin edhe për atë se bardhekuqve u duhet patjetër fitorja, pavarësisht se kanë përballë Egnatian, një skuadër të fortë dhe njëkohësisht kampionen në fuqi.

Përsa i përket statistikave, përballjet mes këtyre dy skuadrave nuk janë të shumta, pasi Egnatia nuk është një skuadër që ka qenë në superligë. Gjithsesi për aq ndeshje sa janë përballur vitet e fundit të paktën në stadiumin “Skënderbeu” shifrat flasin në favor të Skënderbeut.

Në këtë mënyrë në 4 ndeshje në total që janë luajtur mes tyre në stadiumin “Skënderbeu”, janë korçarët që kryesojnë, pasi e kanë mundur 2 herë Egnatian, 1 ndeshje ka përfunduar në barazim dhe 1 herë kanë fituar rrogozhinasit.

Të dy fitoret e Skënderbeut kanë qenë me shifrat 2-0, ndërkohë që fitorja e Egnatias 2 vite më parë ka qenë 0-1. Madje edhe në statistikat në total si në Korçë, por edhe në Rrogozhinë është Skënderbeu që është më superior dhe kjo tregon se bardhekuqtë historinë e kanë me vete.

Të shikojmë nesër në ndeshjen e radhës se sa në gjendje do të jetë Skënderbeu që ta mposhtë Egnatian, kampionen në fuqi.

16.03.2024

Skënderbeu-Egnatia 2-0

Shënues: Franklin 23’, 40’

29.10.2023

Skënderbeu-Egnatia 1-1

Shënues: Franklin 90+13’ / Isgandarli 2’

24.04.2022

Skënderbeu-Egnatia 0-1

Shënues: Imeri 53’

08.12.2021

Skënderbeu-Egnatia 2-0

Shënues: Mensah 47’, Berisha 87’

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Dinamo mposht Laçin dhe merr kryesimin pas 13 vitesh/ Nesër Skënderbeu-Egnatia

Dinamo dhe Laçi kanë luajtur mbrëmjen e sotme sfidën e vlefshme për javën e 8-të të “Abissnet Superiore”. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, përfundoi 2-1 në favor të Dinamos.

Golat për “Nëndetësen” u shënuan nga Itodo Mandela në minutën e 22-të dhe Baton Zabërgja në të 55-tën. Ndërsa për Laçin golin e shënoi Kurti në minutën e 95-të.

Me këtë fitore Dinamo shkon në vendin e parë në tabelën e renditjes me 14 pikë. Në krahun tjetër, kurbinasit mbeten në vendin e fundit me vetëm 3 pikë pas 8 javësh kampionat.

Nesër është radha e dy ndeshjeve të tjera të javës së 8-të, teksa në mbrëmje luhet edhe Skënderbeu-Egnatia.

Më poshtë sjellim tabelën e ndeshjeve të kësaj jave:

JAVA E TETË E SUPERLIGËS

TË PREMTEN 4 TETOR 2024 

DINAMO-LAÇI 2-1

TË SHTUNËN 5 TETOR 2024 

ORA 19:00 PARTIZANI-BYLIS

ORA 19:00 SKËNDERBEU-EGNATIA

TË DIELËN 6 TETOR 2024 

ORA 19:00 TEUTA-TIRANA

ORA 19:00 VLLAZNIA-ELBASANI

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Shqipëria e Julian Ahmataj në provën e fundit përpara kualifikueseve të Europianit U-19. Zyrtarizohen dy miqësore ndaj Malit të Zi

Shqipëria U-19 do të luajë dy sfida miqësore kundër bashkëmoshatarëve të Malit të Zi në muajin tetor. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se është arritur marrëveshja me Federatën Malazeze të Futbollit që këto dy miqësore të luhen më 11 dhe 13 tetor.

Miqësorja e parë është programuar të luhet më 11 tetor në Podgoricë në orën 13:00 ndërsa miqësorja e dytë Shqipëri – Mal i Zi do të luhet në “Reshit Rusi” më 13 tetor në orën 12:00.

Këto miqësore do të jenë testi i fundit për skuadrën e drejtuar nga trajneri Julian Ahmetaj dhe do t’i shërbejnë stafit kuqezi për të vëzhguar e për të vendosur mbi listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë Shqipërinë në kualifikueset e Kampionatit Europian për këtë grupmoshë.

Kombëtarja shqiptare është pjesë e grupit 11, së bashku me Izraelin, Danimarkën dhe Irlandën e Veriut, teksa ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në vendin tonë në datat 13, 16 dhe 19 nëntor 2024.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kategoria 1

Operohet korçari Jorgo Qeleshi/ Lojtari falënderon mjekët për ndërhyrjen

Mesfushori korçar Jorgo Qeleshi, që këtë sezon luan për Pogradecin, ka pësuar një dëmtim. Kjo e ka detyruar që të qëndrojë për disa javë larg fushave, por nga sa shihet ky qëndrim do të jetë edhe më i gjatë. Ka qenë vetë futbollisti që ka postuar një foto të tij në momentin që ka dalë nga operacioni që ka kryer.

Ka qenë një dëmtim i tij në menisk që e ka detyruar të ketë këtë ndërhyrje kirurgjikale dhe nga sa mësohet, gjithçka ka shkuar shumë mirë dhe futbollisti falënderon edhe mjekët për punën e mirë që kanë bërë. Kështu liqenorët nuk do të kenë për një kohë të gjatë ndihmesën e mesfushorit ku edhe mbështetej loja e tyre. Ne i urojmë shërim sa më të shpejtë.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Ja tre “shtyllat” e mbështetjes për fitore ndaj Egnatias të korçarëve…

“Do Zoti është me ne. Do të bëjmë lojë të fortë dhe të menaxhojmë situatën,”- këto janë tre pikat që Gvozdenoviç kërkon ti këtë në anën e tij nesër kundër Egnatias.

Trajneri njihet si një besimtar mjaft i mirë dhe beson shumë tek ndihma e Zotit.  Por duket se këtë herë nuk duhet vetëm lojë e bukur por një lojë shumë e fortë për të mposhtur kundërshtarin. Por ajo që duket se është më e rëndësishme lidhet me faktin se duhet të menaxhohen mirë situatat e lojës dhe këto situata i kanë ndërshkuar shpeshherë korçarët.

Pra duket se gabimet individuale duhet të menaxhohen si nga futbollistët ashtu edhe nga grupi.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM

Continue Reading

Sporti

Konferenca për mediat / Trajneri Silvinjo shpjegon zgjedhjet e tij për sfidat e Nations League

Në prag të grumbullimit të Kombëtares shqiptare, që nis zyrtarisht të hënën e 6 tetorit, trajneri Silvinjo shpalli sot për mediat dhe opinionin publik edhe listën me 24 futbolllistët e thirrur për këto dy ndeshje, ku risi është mesfushori i Rijekës, Adrion Pajaziti.

Në konferencën zyrtare për media tekniku brazilian komentoi listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet ndaj Çekisë e Gjeorgjisë, foli për rikthimet e lojtarëve Muçi e Ajeti, pse mungon Rei Manaj, risinë “Adrion Pajaziti”, shpjegoi si është gjendja e kapitenit Gjimshiti ndërsa vlerësoi edhe dy kundërshtarët e muajit tetor.

Rikthimi i Muçit, Abrashi, Pajaziti dhe pse mungon Manaj – Kemi tre lojtarë të dëmtuar. Pas ndeshjeve të Kombëtares, Manaj është dëmtuar në një ndeshje me klubin e tij në Turqi dhe nuk ka luajtur më. Kemi folur edhe me lojtarin edhe me klubin dhe nuk kemi dashur që ta rrezikojmë. E njëjta gjë ndodh edhe me Medon Berishën dhe Keidi Baren. Medoni gjatë stërvitjes ka pasur probleme dhe nuk kemi rrezikuar as me të. Keidi Bare është dëmtuar me 8 shtator në sfidën kundër Elches dhe nuk ka luajtur më. Doktori i Kombëtares, Stessina ka qenë vazhdimisht në kontakt me mjekun e Zaragozës dhe lojtarit i duhet më shumë kohë për t’u rikuperuar. Sa i përket Pajazitit, është një lojtar që unë e njoh. Ka ndryshuar skuadër dhe po luan shumë mirë. Më pëlqen si luan, është rritur shumë si lojtar. Është një mesfushor që mund të luajë në shumë role. Sa i përket Abrashi, ai mund të japë ende shumë për Kombëtaren. Kemi shumë lojtarë të rinj në Kombëtare si Asllani, Mitaj, Muçi, të cilët kanë nevojë për futbollistët me eksperiencë si Gjimshiti, Ajeti, Abrashi të cilët e njohin mirë skuadrën dhe mund të nevojiten. Abrashi është një lojtar me të cilin mund të luaj. Kam besim te ky lojtar.

Pse nuk morët një tjetër sulmues qendre dhe a e konsideroni Albion Ademin? – Sa i përket lojtarit Tuci, e kam parë me Spartën e Pragës. Kam qenë edhe në qendren sportive të këtij klubi, e kam takuar. Është pjesë e listës dhe është njësoj si Çuni, si Vrioni që luan në Amerikë. Ne në staf kemi bërë zgjedhje. Kur nuk kemi lojtarë si Daku apo Manaj, që luajnë si sulmues qendrore kemi lojtarë të tjerë si Seferi apo Uzuni, mbase edhe Muçi që mund ta bëjë atë rol. Mua më pëlqen të luaj me një lojtar përpara, por ka shumë ekipe që nuk e kanë një 9-sh të qartë në ekipet e tyre. Futbolli është i tillë dhe duhet të përshtatemi. Deri tani kemi Dakun dhe Manajn që e bëjnë atë rol dhe kemi 2-3 lojtarë që i gjejmë dhe jemi pas tyre për t’i provuar. Në rastin e Asanit, Laçi është lojtari që është përshtatur më shumë deri tani në rolin e tij. Unë besoj në mundësitë që i jepen lojtarëve dhe jo në eksperimente. Zeka dhe Spahiu për shembull janë dy lojtarë që u është dhënë mundësia të jenë pjesë e Kombëtares dhe mund të rikthehen sërish me Kombëtaren pasi dera është e hapur. Deri para 3 muajsh zëvendësuesi i Asanit ishte teknikisht Muçolli. Por ne si staf do duhet të jemi pas lojtarëve të tjerë që mund të na shërbejnë. Lojtarët shikohen në stërvitje jo vetëm gjatë ndeshjeve. Kombëtarja është e hapur dhe mund të ketë hapësirë për t’u rikthyer. Albion Ademi? – Sipas nesh nuk është ende momenti i këtij lojtari.

A është tani momenti i Muçit? – Që unë të marr 2-3 lojtarë, sigurisht që do të më duhet të lë ndonjë lojtar tjetër jashtë. Në këtë rast kemi rikthimin e Muçit që është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne. Është i ri dhe ka një rrugë të bukur përpara. Por duhet të kuptoni që kur një lojtar ndryshon klubin, ka një lloj ndryshim edhe në jetë. Ka nevojë për kohë për t’u përshtatur. Fjala që unë zgjedh në këtë rast është ‘durim’. Ai po bën mirë, mund të ketë mundësi dhe minuta edhe me ekipin. Nga 24 lojtarë që ne përzgjedhim, secili lojtar ka mundësinë e tij për të luajtur. Qoftë 10 apo 90 minuta, është një mundësi shumë e madhe për lojtarin, pasi mund t’i ndryshojë jetën. Por edhe stërvitja, jo vetëm ndeshje. Duhet të kujtojmë që lojtarët do të luajnë në fundjavë me klubet e tyre dhe do të bëjmë rivlerësimet tona se si do të jetë gjendja e tyre. Ju jeni të lumtur me Muçin dhe unë jam i lumtur me to dhe shpresoj të ketë një lloj vazhdimësie.

Grumbullimi i Spahiut & Zekës në ndeshjet e kaluara dhe rikthimi në Çeki – Sa i përket Zekës dhe Spahiut, grumbullimi i tyre nuk është një eksperiment. Kombëtarja të jep mundësi dhe ne kemi pasur mundësi që t’i shohim këta lojtarë për 10 ditë. Spahiu pati hapësirë të luajë disa minuta edhe me Gjeorgjinë. Të dy janë lojtarë që luajnë në të djathtë, por janë mëngjarashë. I dhamë hapësirën për të qenë pjesë e skuadrës. Ne kemi 45-50 lojtarë që i kemi vazhdimisht në monitorim. I kemi parë dhe Kombëtarja është e hapur për të gjithë. Sa i përket ndeshjes me Çekinë rikthehemi me 11 tetor në Pragë. Kemi dy ndeshje të vështira në transfertë. Çekia është një ekip i fortë, fiton centimetra. Luan teknikisht dhe ka 4-5 lojtarë me të cilët mund të luajë në ajër. Ka një tranzicion të shpejtë dhe ka lojtarë fizikë. Do jenë dy ndeshje të vështira dhe është një grup i vështirë.

Organizimi i Kampionatit Europian U-21 2027 –  Është  e vërtetë që FSHF është kandidate. Unë jam trajner, mua më intereson shumë lojtarët e U-21. Në fakt ne kemi marrë shumë nga aty, Simonin, Bajramin, Mitajn, Berishën, Pajazitin, Fetain, Shpendin. Kemi marrë shumë lojtarë të fortë aty, mua më intereson, por se si bëhet, ku bëhet pastaj, në vitin 2027, nuk është çështje e trajnerit. Unë jam i lumtur kur lojtari bën një rrugëtim të mirë, në një kampionat të fortë. Unë jam ai që duhet t’i shkojë mbrapa lojtarit, nuk është e trajnerit të vendosë apo të japë opinione, është një çështje e veçantë, që sipas meje nuk më përket. Nga ana sportive jam shumë i lumtur që lojtarët e U-21 vijnë te ne në kondicion të mirë.

Armando Broja, keni folur me klubin e Everton për gjendjen e tij? – Kemi folur pak me Evertonin, sipas klubit ka nevojë dhe për 5 javë të rikuperohet. Për momentin nuk është në gjendje të luajë me ekipin e tij, automatikisht nuk është i disponueshëm për ne. Kam pak për të thënë për këtë rast. Dëshira është të rikuperohet që të rikthehet. Sa më shumë lojtarët të luajnë me klubin, aq më mirë për ne. Është lojtar i rëndësishëm, ishte në Europian me ne. Presim që të rikthehet sa më shpejt.

Si është gjendja e lojtarëve që nuk kanë shumë minuta me klubet e tyre? – Jam shumë i lumtur me të gjithë. E rëndësishme të kuptohet se kemi në monitorim 40 – 50 lojtarë. Nuk jemi Kombëtare që nëse nuk luan me klubin, nuk përzgjidhesh. Të mos jesh pjesë e listës, nuk do të thotë që nuk stërvitesh. Nuk varet nga sa minuta luan. Gjithmonë lotjarët kanë qenë të gatshëm për të dhënë gjithçka. Ne duhet të bëjmë një listë të ekulibruar dhe të mirë. Unë jam shumë i kënaqur me lojtarët, pasi pavarësisht minutave kanë dhënë gjithçka me fanellën e Kombëtares. Luajnë apo jo në Champions, me minuta apo 0 minuta për mua është e rëndësishme të japin zemrën dhe shpirtin në fushë.

Gjendja e Berat Gjimshitit? – Kemi folur me doktorin e Atalantës. Stesina ka folur me ta, Gjimshiti është kapiteni i kësaj skuadre, lojtar i rëndësishëm për kombin. Një eksperiencë e bukur njerëzore dhe futbollistike. Nuk ishte në Euro 2016, pastaj u kthye ishte në Euro 2024 dhe ishte kapiten. Jeta është e bukur, jeta shkon para, jam i lumtur për të. Duhet të presim sot, nëse ftohet apo jo për ndeshjen e nesërme me Atalantën. Të shohim, ka një dëmtim të vogël. Për të tjerat flas me doktorin, si ne, edhe Atalanta, presin si do të shkojë sot lojtari. Nëse do të jetë nesër në gjendje, nëse do të jetë gati, do të vijë me ne, nëse nuk luan, do të flasim me ta dhe lojtarin dhe do të shohim se çfarë do të bëhet. Kjo është situata e tij sot.

Mitaj i vetëm në krahun e majtë? – Ne ndjekim shumë lojtarë, edhe majtas. Por mos harroni që Hysaj e Balliu kanë bërë shumë kohë mbrojtësin e majtë, edhe Balliu në dy ndeshjet e fundit ka bërë mbrojtësin e majtë. Ai është një lojtar me eksperiencë, luan me këmbën e kundërt. Hadroj ka bërë një rrugëtim në të kaluarën si mbrojtës i krahut të majtë, e ka eksperiencën. Ne duhet të kuptojmë çfarë të bëjmë në mbrojtje nëse ndodh ndonjë gjë me Marion, por sipas nesh të tre mund të bëjnë të majtin. E vërtetë, janë karakteristika të ndryshme, por nëse është e nevojshme duhet të kuptojmë dhe në bazë të karakteristikave të lojtarëve do të vendosim. Për ne të tre mund të luajnë në të majtë Hadroj, Hysaj dhe Balliu. Hadroj vjen dhe stërvitet te ne si i majtë. Të djathtën e bën lehtësisht, pastaj nëse ndodh, në ndeshje ne duhet të zgjedhim.

Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshjet e radhës në kompeticionin “Liga e Kombeve” ndaj Çekisë (“Epet Arena”, 11 tetor, ora 20:45) dhe Gjeorgjisë (“Mikheil Meskhi”, 14 tetor, ora 18:00). Kuqezinjtë do t’i zhvillojnë të dyja këto sfida në transfertë.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Gvozdenoviç: Tani na duhen pikët. Kam besim që do t’ia dalim ndaj Egnatias

Një ditë përpara ndeshjes ndaj Egnatias trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenoviç ka dalë në konferencën për shtyp, teksa ka pohuat se nesër ka besim të madh që lojtarët e tij do të futen në fushë për të marrë maksimumin nga kjo ndeshje:

“Nuk kemi vazhdimësi deri tani, rezultate nuk kemi, të tjerat i kemi, por tani të rëndësishme janë pikët. Nuk kemi nevojë të luajmë bukur, nuk kemi nevojë të flasim shumë, kemi nevojë vetëm për pikët. Sepse ne në ndeshjen e fundit kundër Partizanit, Dinamos, Tiranës ishim 1-0 për ne, 2-1 për Tiranën. 1-1 kundër Dinamos, 2-1 për Dinamon. Përgjegjësia dhe besimi duhet të shkojë më mirë për ne”. tha ai.

Gvozdenoviç vlerësoi maksimalisht Egnatian, por tha se edhe rrogozhinasit po përballen me probleme deri tani. Në fund, tekniku i Skënderbeut, deklaroi se ka besim të madh se këtë herë ekipi do të rikthehet të fitorja.

“Egnatia skuadër e mirë, e fortë por kjo është situata. Edhe ata kanë probleme brenda pas dy humbje radhazi, është ndeshje shumë e fortë dhe e vështirë. Ne jemi gati, sot kemi stërvitjen e fundit, Juri dhe Tare filluan stërvitjen me grupin. Tani do shohim.

Çdo skuadër mendon për fitore, edhe Skënderbeu. 100% e sigurt është që do futim një skuadër për një besim pozitiv, pastaj si do dalim do flasim nesër më shumë. Do bëjmë lojë të fortë, do menaxhojmë situatën dhe do Zoti dalim me rezultat pozitiv”, – deklaroi Gvozdenovic.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Flash News