Sporti
Euro u 17 për vajza shqipëria mposhtet nga izraeli
Kombëtarja shqiptare e vajzave U-17 luajti mesditën e sotme sfidën e dytë dhe të fundit ndaj Izraelit, e vlefshme për raundin e dytë të ndeshjeve të Kampionatit Europian për këtë grupmoshë. Në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Air Albania”, vajzat kuqezi u mundën me rezultatin 3-1, teksa golin e vetëm për Shqipërinë e realizoi Klesta Ago.Trajneri i ekipit kombëtar U-17, Agustin Kola hodhi në fushë këtë 11-she titullare: Amelia Mone (GK), Angela Nika, Klevisa Ndoci, Natali Gjergji, Bora Bushati, Klesta Ago (c), Tiana Gjonaj, Xhesika Ndoj, Leoselda Stalaj, Isabella Kuci, Stela Vata.Vajzat kuqezi kaluan të parat në epërsi falë golit të shënuar nga Klesta Ago, e cila realizoi nga goditja e dënimit, duke e dërguar topin drejt e në portë në minutën e 11-të të takimit. Por izraelitet u kundërpërgjigjën shpejt, duke barazuar fillimisht takimin në minutën e 23-të e më pas duke realizuar edhe dy gola të tjerë në minutat 34-t dhe 37-të. Pjesa e parë mbyllet me rezultatin 3-1 në favor të Izraelit.Nuk ndryshon rezultati në fraksionin e dytë, me Shqipërinë që mundet kështu me shifrat 3-1 nga Izraeli në stadiumin “Air Albania”. Kombëtarja shqiptare do të luajë në Ligën B edhe në kualifikueset e ardhshme të Kampionatit Europian për vajza U-17.Ndeshjet e grupit B6 u zhvilluan në vendin tonë në datat 20-26 shkurt, nën organizimin dhe mbikëqyrjen e Federatës Shqiptare të Futbollit.Më poshtë rezultatet e ndeshjeve kualifikuese të Kampionatit Europian U-17 për vajza në grupin B6:Datë 20.02.2024Shqipëri-Irlandë 1-7Datë 23.02.2024Irlandë-Izrael 3-0Datë 26.02.2024Izrael- Shqipëri 3-1
Super Liga
Skënderbeu ngelet në vend, Egnatia kalon momentin krizë
Sporti
VOLEJ MESHKUJ/ Skënderbeu shpartallon Elbasanin në javën e katërt
Sporti
Ja çfarë po ndodh në stadium përpara ndeshjes Skënderbeu-Egnatia
Sporti
Skënderbeu-Egnatia në orën 19:00/ Ja formacionet e të dy ekipeve
Kategoria 1
POGRADECI mposht Kukësin/ Ja 5 çiftet e luajtura sot!
Sporti
Java e dytë e kampionatit të vajzave luhet e ndarë në dy ditë
Sporti
UEFA Development U-15 për vajza/ Përfundon me sukses turneu i organizuar nga FSHF, Shqipëria e mbyll me fitore
Sporti
Tifozët i kujtojnë ekipit se janë “Skënderbeu”
Sporti
Skënderbeu-Egnatia, ndeshja e zgjidhjes së krizës
Sporti
VOLEJ FEMRA/ Sot ora 17:00 Skënderbeu vetëm për fitore ndaj Barleti Volley
-
Sporti3 ditë ago
Ky është talenti i bardhekuqve para 4 vitesh dhe sot golashënuesi më i mirë i Skënderbeut!
-
Sporti5 ditë ago
Egnatia me mungesa të shtunën drejt Korçës!
-
Sporti4 ditë ago
Skënderbeu/ Sot analiza e humbjes, ja ç’pritet të ndodhë
-
Sporti2 ditë ago
Korçarët “fërkojnë” duart për ndeshjen e fundit të fazës në Ballsh
-
Sporti4 ditë ago
EKSKLUZIVE/ Shikoni 10 vite më parë kur Alessandro Del Piero vishte fanelën e Skënderbeut!
-
Sporti4 ditë ago
Skënderbeu të shtunën me ndryshime në formacion/ Mësoni cilat janë
-
Sporti4 ditë ago
SKËNDERBEU/ Pas Juri Merlim, alarm edhe për Randi Dumfor dhe Etien Tare!
-
Sporti4 ditë ago
Flet Dhimitraq Xhambazi: Ja kush spikat te Skënderbeu! Kjo superligë, më e fortë
-
Sporti5 ditë ago
JAVA E 8-të e superligës në 3 ditë/ Skënderbeu-Egnatia luhet…
-
Sporti2 ditë ago
Ja tre “shtyllat” e mbështetjes për fitore ndaj Egnatias të korçarëve…