Connect with us

Sporti

Euro u 19 për vajza ndeshjet e raundit të dytë të grupit b2 do të zhvillohen në shqipëri

Federata Shqiptare e Futbollit do të mirëpresë ndeshjet e raundit të dytë të grupit B2 të vlefshme për Kampionatin Europian 2024 për grupmoshën U-19 për vajza. Në këtë grup bëjnë pjesë Shqipëria, Skocia, Qipro e Lihtenshtejni, teksa UEFA ka vendosur që këto sfida të zhvillohen në vendin tonë nën organizimin e FSHF-së.Të gjitha ndeshjet e këtij grupi do të luhen në datat 3, 6 dhe 9 prill, ndërsa takimet do të zhvillohen në “Shtëpinë e Futbollit” dhe në stadiumin “Elbasan Arena”.Takimi i parë i grupit B2 më datë 3 prill do të jetë Skoci-Lihtenshtejn. Kjo ndeshje do të luhet në “Shtëpinë e Futbollit” në ora 11:30. Ndërsa Shqipëria do të përballet me Qipron në stadiumin “Elbasan Arena” në ora 15:30.Ndeshjet e dyta të këtij grupi do të zhvillohet më datë 6 prill. Takimi i parë i ditës do të jetë Skoci-Qipro në “Shtëpinë e Futbollit”, në ora 11:30, teksa Shqipëria do të luajë ndaj Lihtenshtejnit në “Elbasan Arena” në ora 15:30.Sfidat e fundit të grupit B2 do të luhen më datë 9 prill. Të dyja takimet do të zhvillohen në orën 15:30. Lihtenshtejni do të përballet me Qipron në “Shtëpinë e Futbollit” ndërsa Shqipëria do të mbyllë ndeshjet e këtij raundi ndaj Skocisë në “Elbasan Arena”.Shqipëria U-19 që drejtohet nga trajneri Kreshnik Krepi është pjesë e Ligës B dhe do të tentojë vendin e parë të grupit, për t’u ngjitur në Ligën A për edicionin e ardhshëm kualifikues të Europianit të vajzave për këtë grupmoshë.Më poshtë kalendari i ndeshjeve:Skoci U19-Lihtenshtejn U19                            03.04.2024    11:30        “Shtëpia e Futbollit”Qipro U19-Shqipëri U19                                   03.04.2024    15:30        “Elbasan Arena”Skoci U19- Qipro U19                                        06.04.2024     11:30        “Shtëpia e Futbollit”Shqipëri U19-Lihtenshtejn U19                       06.04.2024     15:30        “Elbasan Arena”Lihtenshtejn U19-Qipro U19                            09.04.2024     15:30        “Shtëpia e Futbollit”Shqipëri U19-Skoci U19                                     09.04.2024      15:30        “Elbasan Arena”

Federata Shqiptare e Futbollit do të mirëpresë ndeshjet e raundit të dytë të grupit B2 të vlefshme për Kampionatin Europian 2024 për grupmoshën U-19 për vajza. Në këtë grup bëjnë pjesë Shqipëria, Skocia, Qipro e Lihtenshtejni, teksa UEFA ka vendosur që këto sfida të zhvillohen në vendin tonë nën organizimin e FSHF-së.Të gjitha ndeshjet e këtij grupi do të luhen në datat 3, 6 dhe 9 prill, ndërsa takimet do të zhvillohen në “Shtëpinë e Futbollit” dhe në stadiumin “Elbasan Arena”.Takimi i parë i grupit B2 më datë 3 prill do të jetë Skoci-Lihtenshtejn. Kjo ndeshje do të luhet në “Shtëpinë e Futbollit” në ora 11:30. Ndërsa Shqipëria do të përballet me Qipron në stadiumin “Elbasan Arena” në ora 15:30.Ndeshjet e dyta të këtij grupi do të zhvillohet më datë 6 prill. Takimi i parë i ditës do të jetë Skoci-Qipro në “Shtëpinë e Futbollit”, në ora 11:30, teksa Shqipëria do të luajë ndaj Lihtenshtejnit në “Elbasan Arena” në ora 15:30.Sfidat e fundit të grupit B2 do të luhen më datë 9 prill. Të dyja takimet do të zhvillohen në orën 15:30. Lihtenshtejni do të përballet me Qipron në “Shtëpinë e Futbollit” ndërsa Shqipëria do të mbyllë ndeshjet e këtij raundi ndaj Skocisë në “Elbasan Arena”.Shqipëria U-19 që drejtohet nga trajneri Kreshnik Krepi është pjesë e Ligës B dhe do të tentojë vendin e parë të grupit, për t’u ngjitur në Ligën A për edicionin e ardhshëm kualifikues të Europianit të vajzave për këtë grupmoshë.Më poshtë kalendari i ndeshjeve:Skoci U19-Lihtenshtejn U19                            03.04.2024    11:30        “Shtëpia e Futbollit”Qipro U19-Shqipëri U19                                   03.04.2024    15:30        “Elbasan Arena”Skoci U19- Qipro U19                                        06.04.2024     11:30        “Shtëpia e Futbollit”Shqipëri U19-Lihtenshtejn U19                       06.04.2024     15:30        “Elbasan Arena”Lihtenshtejn U19-Qipro U19                            09.04.2024     15:30        “Shtëpia e Futbollit”Shqipëri U19-Skoci U19                                     09.04.2024      15:30        “Elbasan Arena”

Continue Reading

Sporti

EKSKLUZIVE/ Shikoni 10 vite më parë kur Alessandro Del Piero vishte fanelën e Skënderbeut!

Po sjellim sot një nga lajmet më ekskluzive të Skënderbeut plot 10 vite më parë. Madje është portali ynë “Korça Boom” që zbulon foton e Alessandro Del Piero në atë kohë. Në fakt, shumë do të thoshin sot që kjo foto mund të jetë edhe montazh, por është një nga fotot më reale të asaj kohe.

Si ka qenë historia e Del Pieros me fanelën e Skënderbeut dhe jo vetëm, pasi ishin dy në atë kohë që do të vinin te Skënderbeu. Përveç Alessandros ishte edhe Marco Materazzi të dy gati për të mbërritur në qytetin juglindor.

Historia që po e zublojmë sot ka të bëjë me atë se të dy italianët në sezonin 2014-2015 luanin në Indi dhe menaxherët e Skënderbeut kishin bërë gati të dy lojtarët të veshur bardhekuq për ti prezantuar në qytetin juglindor.

Madje fotoja që po sjellim ka qenë e Alessandro Del Pieros veshur bardhekuq dhe që ishte I bindur që do të luantë atë sezon me Skënderbeut. Duke pasur emër të madh në botë, Del Piero dhe Materazzi, të paktën në verën e atij viti do të vishnin fanelën bardhekuqe në Kupat e Europës.

Mirëpo një vendim i klubit “Skënderbeu” në atë kohë ka bërë që të dy të mos përfundonin marrëveshjen, pasi nëse do të visheshin bardhekuq gjithë vëmendja do të ishte vetëm te ta dhe jo te Skënderbeu.

Një marëveshje fantastike që u prish në momentet e fundit, por që të dy ishin gati.

Sot portali ynë ju servir foton ekskluzive që po e sjellim për të gjithë lexuesit tanë.  

Një lajm ekskluziv në atë kohë dhe po ashtu edhe sot, pasi dihet se kush ishin dy emrat e mëdhenj të futbollit italian dhe botëror, por që ishin në momentet e fundit të karrierës së tyre dhe dëshironin shumë të vishnin një fanelë siç ishte ajo e Skënderbeut…

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

BASKET MESHKUJ/ Skënderbeu bën blerjen e parë. Vjen Daniel Nlandu KIELY!

Më së fundi në klubin shumësportësh “Skënderbeu” vjen edhe blerja e parë e  jë basketbollisti. Ka qenë klubi shumësportësh që ka dhënë lajmin në lidhje me afrimin e Daniel Nlandu Kiely.

Nuk jepen hollësi të tjera në lidhje me afrimin e këtij basketbollisti nga vjen, por duket se te Skënderbeu e kanë ndarë mendjen këtë sezon për ta ngjitur sa më parë skuadrën në kategorinë superior.

Skënderbeu në basketboll për meshkuj sezonin e ri do të luajë në kategorinë e parë, pasi sezonin e kaluar u rendit në vendin e fundit, ndërkohë që këtë sezon do të kërrkojë patjetër ngjitjen në superligë. Për këtë klubi ka vendosur që të afrojë basketbollistë nga jashtë dhe ky është emri i parë i blerjes përpara sezonit. Fotoja më sipër i përket basketbollistit Daniel Nlandu KIELY, basketbollist që ka firmosur edhe kontratën me klubin “Skënderbeu”.

Suksese Skënderbeut në basketboll për meshkuj në këtë sezon të ri!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Rrezikon Juri Merlim/ Mesfushori vë në alarm bardhekuqtë

Një mungesë e ndjeshme duket se do të jetë për korçarët në ndeshjen e radhës. Nga sa është parë, mesfushori Juri Merlim ka punuar gjatë këtyre ditëve i veçuar nga grupi, kjo për shkak të dëmtimit që ka pësuar.

Edhe në qoftë se do të rikuperohet deri ditën e ndeshjes së radhës, përsëri mundësitë ta fillojë si titullar janë shumë të pakta, për të mos thënë minimale. Duket se stafi po merr menjëherë masa dhe ka disa alternativa në këtë drejtim ku Franklin, Pecani janë më se të gatshëm për këtë pozicion.

Madje mund të thuhet se Merlim realisht nuk ka qenë në ditët e veta më të mira, por loja e tij në mesfushë është edhe përcaktuese në lidhje me ecurinë e ekipit. Si duket ka humbur nga ato vetitë e tij që godiste në drejtim të portës dhe shënonte.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

SKËNDERBEU: Numrat 10+11/ Rashica-Nikaj 4 gola në 7 javë!

Dy sulmuesit e Skënderbeut në foton e mësipërme janë 10 dhe 11 që do të thotë Ermir Rashica dhe Ardit Nikaj. Dy lojtarë të talentuar me shumë të ardhme dhe që janë sulmi i krahëve të Skënderbeut me Bismarkun në majë.

Të dy pjesë e kombëtares U-21 dhe që pavarësisht se akoma nuk janë në 100% të formës përsa i përket golave, janë lojtarë shumë të rëndësishëm te bardhekuqtë dhe kështu do të jenë absolutisht edhe në javët në vijim.

Ermir Rashica ka shënuar 3 gola deri tani, ndërkohë që Ardit Nikaj ka tundur vetëm 1 herë rrjetën në këto 7-të javë dhe së bashku mbajnë shifrën e 4-r golave.

Në kampin bardhekuq presin shumë nga kjo dyshe që këtë javë ndaj Egnatias dhe padiskutim presin shumë nga Rashica dhe Nikaj edhe tifozëria bardhekuqe.

Një dyshe që do ta donte ta kishte pjesë e ekipit në të gjitha skuadrat e superligës dhe prandaj Rashica dhe Nikaj, mbeten dy titullarë me vlerësim të madh dhe dy lojtarë që jo më kot njëri mban numri 10-të dhe tjetrin 12-të.

Froca Ermir! Forca Ardit!

Golashënuesit e Skënderbeut në 7 javë kampionat

Ermir Rashica          3 gola

Bismark Çarls           2 gola

Ardit Nikaj                1 gol

Elvis Prençi               1 gol

Mario Rabiu             1 gol

Luço Vaskez             1 gol

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Për herë të parë/ Gjashtë arbitra shqiptarë vendosin drejtësi së bashku në ndeshjen e Conference League

Për herë të parë në histori, një trupë e plotë arbitrash shqiptarë (kryesor, asistentë, arbitër i katërt, VAR dhe AVAR) do të gjykojnë së bashku një ndeshje në kompeticionet Europiane.

Enea Jorgji si kryesor, Denis Rexha e Ridiger Çokaj asistentë, Eldorjan Hamiti arbitër i katërt, Kreshnik Barjamaj përgjegjës i VAR dhe Juxhin Xhaja si përgjegjës i AVAR, do të vendosin drejtësi në takimin Heidenheim – Olimpija e vlefshme për UEFA Conference League.

Ndeshja do të luhet ditën e enjte më 3 tetor në Gjermani në stadiumin “FCH Arena Heidenheim”, në orën 18:45.

Gjykimi në nivele të tilla është dëshmi e rritjes së arbitrimit shqiptar edhe në futbollin europian.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Skënderbeu/ Sot analiza e humbjes, ja ç’pritet të ndodhë

Edhe pse gjatë këtyre ditëve stërvitore pas ndeshjes me Tiranën, stafi i Skënderbeut ka folur me lojtarët për atë që është parë në fushën e lojës, kjo nuk ka qenë e plotë. Themi këtë pasi sot në orën 12:00 ekipi do të jetë në një seancë analize, ku nëpërmjet pamjeve filmike të ndeshjes me Tiranën, Gvozdenoviç dhe stafi i tij do t’u tregojnë lojtarëve se ku kanë gabuar dhe cilat janë anët e dobëta në atë ndeshje.

Natyrisht që do të ketë përgjegjësi individuale ashtu si edhe ekipore, por më shumë Gvozdenoviç do t’i mëshojë faktit që gabimet e vëna re të mos përsëriten në ndeshjen e radhës. Në fakt korçarët kanë punuar në këtë drejtim, ku shihet shpesh që ndëshkimet vijnë nga gabimet individuale në momente disekulibri në lojë.

Edhe pse janë momente të pakta, kjo ka ndikimet e veta ku edhe kanë pësuar gola që realisht kanë bërë që ekipi të mos dalë dot me pikë edhe pse loja është e pëlqyeshme në një përqindje të konsiderueshme.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Korçarët nuk po gjejnë dot ritmin e transfertave

Në sezonin e kaluar korçarëve nuk u kanë munguar pikët në ndeshjet e transfertave, jo vetëm barazime që kanë qenë të dukshme, por kanë mundur të marrin edhe fitore. Por në këto javë të këtij sezoni duket se në transfertë nuk po gjejnë dot ritmin e duhur për të marrë pikë.

Po të shikosh, të shtatë pikët i kanë marrë në fushën e tyre me atë barazim të parë me Elbasanin, fitoret me Vllazninë dhe Laçin. Këtë fakt e ka pranuar edhe trajneri Ivan Gvozdenoviç i cili ka deklartuar: “Në sezonin e kaluar luanim më mirë dhe merrnim pikë më shumë jashtë fushe. Këtë sezon është e kundërta. Këtu do të ndalemi dhe duhet të ndryshojmë këtë statistikë.”

Një relalitet që është i dukshëm nga të gjithë dhe pikët flasin vetë.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

JAVA E 8-të e superligës në 3 ditë/ Skënderbeu-Egnatia luhet…

Kategoria Superiore do të rikthehet ditën e premte, me Dinamo-Laçi që do të ngrejë siparin e javës së tetë. Kjo sfidë do të startojë në orën 19:00, ndërkohë që fundjava do të pasojë me 4 duelet e tjera.  

Interesant është fakti se të gjitha duelet në këtë javë do të luhen në orën 19:00.  

Ditën e shtunë luhen dy duelet Partizani-Bylis dhe Skënderbeu-Egnatia. Java do të mbyllet ditën e diel me përballjet, Teuta-Tirana dhe Vllaznia-Elbasani.  

JAVA E TETË E SUPERLIGËS

TË PREMTEN 4 TETOR 2024 

ORA 19:00 DINAMO-LAÇI

TË SHTUNËN 5 TETOR 2024 

ORA 19:00 PARTIZANI-BYLIS

ORA 19:00 SKËNDERBEU-EGNATIA

TË DIELËN 6 TETOR 2024 

ORA 19:00 TEUTA-TIRANA

ORA 19:00 VLLAZNIA-ELBASANI

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Egnatia me mungesa të shtunën drejt Korçës!

Egnatia duket realisht se ka humbur diçka nga forca e sezonit të shkuar, kur dominonte çdo kundërshtar, por është fakt që me Partizanin ndikuan jo pak mungesat që trajneri Tetova kishte në mbrojtje. Arbenit Xhemajli nuk ishte i grumbulluar për shkak dëmtimi.

Për të njëjtën arsye nuk luajtën Dylis dhe Fangaj, por këta të fundit të paktën ishin në stol. Trajneri Tetova nuk preferoi ndoshta të rrezikonte, duke i ruajtur dy lojtarët për sfidën e radhës me Skënderbeun në Korçë. Shpresat janë që Dylis dhe Fangaj do të jenë gati për këtë transfertë dhe ky është një lehtësim për stafin teknik të rrogozhinasve. Por edhe për këtë javë mungesat nuk u ndahen kampionëve në fuqi.

AHMETAJ – Mesfushori Alesandro Ahmetaj, titullar në ndeshjet e fundit, nuk mund të luajë kundër Skënderbeut, sepse është i skualifikuar për shkak kartonësh. Kartoni i verdhë që lojtari mori ndaj Partizanit të premten e kaluar ishte i katërti, kështu që ai e ka humbur sfidën e javës së 8- të. Ahmetaj shënoi 2 gola në fitoren e thellë kundër Bylisit dhe po bënte një paraqitje të mirë, ndërsa tani vjen ky pushim i detyruar. Në mesfushë Egnatia në fakt ka alternativa. Aleksi, që ka luajtur në mbrojtje, pritet të kthehet në vendin e tij, ndërkohë që të gatshëm për trajnerin Tetova janë edhe Zejnullai, Lushkja dhe Ujka, apo edhe Uotlai.

SULMI – Kampionët në fuqi vazhdojnë të shfaqin probleme në repartin e sulmit, ku në 7 ndeshje të zhvilluara vetëm 2 gola kanë realizuar lojtarët e këtij reparti. Vuthaj ka shënuar vetëm një gol me penallti, po ashtu edhe Xhoel e ka gjetur rrugën e rrjetës vetëm një herë. Këta kanë qenë dy sulmuesit titullarë të rrogozhinasve, ndërsa ata që janë aktivizuar si zëvendësues, Kasa, Drame dhe Jahaja, nuk kanë shijuar ende golin e parë sezonal.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Ermir Rashica ka një idhull, mësoni kë imiton kur…

Deri në këto momente Ermir Rashica është golashënuesi me i mirë i korçarëve me tre gola të shënuar. Si një sulmues i krahut të majtë ai dallohet për shpejtësinë në veprime dhe si një goditës i portës.

Por realisht, për një sulmues si ai duhet të ishin më shumë gola, gjithsesi është fillimi dhe deri në fund të kampionatit mund dhe shpresohet se do të shënojë edhe më shumë.

Por ajo që të bën përshtypje po ta ndjekësh me kujdes, është veprimi i tij kur shënon dhe merr pikërisht ato pozicione që edhe Kristiano Ronaldo merr pas shënimit.

Pra duket se kë ka idhull Rashica dhe kë ndjek në lojë se si vepron dhe si feston.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Flash News