Familjarët e 12-vjeçarit që ndërroi jetë në spitalin e Tiranës si pasojë e një arresti kardiak, kanë deklaruar jashtë kamerave se djali ka qenë i shëndetshëm, merrej me aktivitet sportiv dhe nuk ka pasur probleme shëndetësore.
Prindërit kanë hedhur akuza ndaj mjekëve teksa shtojnë se pasi e kanë sjellë në Tiranë, djali është shtuar në pavionin e Covid edhe pse ai duhej të ndiqej në reanimacion. Ata thonë se djali i tyre nuk është trajtuar siç duhet në pavijonin e Covid dhe teksa e ka marrë në krah për ta dërguar te Pediatria, 12-vjeçari ka humbur jetën.
“Djali ka qenë i shëndetshëm, nuk ka pasur asnjë problem shëndetësor më parë, merrej me aktivitet sportiv. Në fund të dhjetorit ka shkuar në spitalin e Korçës me simptoma të gripit (me të vjella dhe temperaturë të lartë), është trajtuar në spitalin e Korçës në reanimacion. Ditën e djeshme e kemi çuar urgjent në Tiranë dhe na i shtruan në pavionin e Covid, djali tonë nuk ishte për aty ata duhet ta ndiqnin në reanimacion. U shtrua aty dhe filloi të kishte të vjella të pandërprea, ja komunikoja këtë infermieres dhe më thoshte ‘nuk ka mundësi’. Djalin nuk e trajtuan siç duhej, në një moment ai shtrëngon gjoksin fort aty e marr në krah për ta çuar tek urgjenca e pediatrisë dhe rrugës djali më mbaroi në krahë”.
Më tej ata ngrenë dyshime se si mundet që një 12-vjeçar të humb jetën nga viroza dhe thonë se ilaçet e shumta i rritën nivelin e diabetit.
“Ajo çfarë na thanë mjekët është se pësoi arrest kardiak, a mundet që nga një virozë djali të humbasë jetën?! Nuk vuante as nga diabeti as nga zemra por nga mjekimet e shumta diabeti ditën e fundit i shkoi 200. Jemi të tronditur dhe gjërat nuk duam t’i çojmë më tej, na respektoni në dhimbjen tonë”, kanë deklaruar familjarët.
Për ndarjen nga jeta të 12-vjeçarit ka reaguar edhe Klubi i Futbollit Maliq. Në një postim në faqen zyrtare në Facebook, ata shkruajnë se Leo ishte , futbollisti i Maliqit U-13 dhe i shprehin ngushëllimet e sinqerta familjes së tij për këtë humbje të rëndë.
Ja dhe postimi i KF Maliqit:
Prehu në paqe Leo Sadiku.
Jemi thellësisht të tronditur nga ngjarja tragjike, ku për shkak të probleme shëndetësore ka humbur jetën në moshën 12-vjeçare, futbollisti i Maliqit U-13.
Klubi i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Sadiku për këtë humbje të rëndë! Zoti u dhëntë forcë për ta përballuar dhimbjen e madhe.
The family of the 12-year-old who passed away in a hospital in Tirana due to a cardiac arrest has stated off-camera that the boy was healthy, engaged in sports activities, and had no health problems.
The parents have accused the doctors, adding that after bringing him to Tirana, the boy was placed in the Covid ward, even though he should have been monitored in the intensive care unit. They claim that their son was not properly treated in the Covid ward, and while they were carrying him to the Pediatrics department, the 12-year-old passed away.
“KORÇA BOOM”