Sporti
Festë e çmendur në korçë skënderbeu mposht partizanin
Skënderbeu – Partizani 1-0Shënues:Rashica 82’ (11-m)Skënderbeu:Alia, Ramos, Prençi, Rabiu, Liço, Rashica (Merlim 92’), Nikaj (Sebastine 76’), Gerco, Pecani (Vangjeli 71’), Frashëri, Shaqe.Trajner:Ivan GvozdenoviçPartizani: Hoxha, Atanastoski, Bytyçi, Zekolli, Mehmeti, Grezda (Da Silva 64’), Gueye, Cara (Mba 64’), Bintsouka (Kocijani 64’), Taipi, Sota.Trajner:Zoran ZekiçGjyqtar: Florjan LataKarton i verdhë:Shaqe, Merlim / Gueye, Bintsouka, Bytyçi, Zekolli, MehmetiSkënderbeu mposht Partizanin dhe ka festë në qytetin më të madh juglindor të Shqipërisë.Mjafton goli i Ermir Rashicës që Skënderbeu të marrë një tjetër fitore të madhe në shtëpi ndaj një rivali që gjithmonë sa herë vjen në juglindje, ngrihet gjithë qyteti në “këmbë”.Një fitore vërtet e madhe.Bravo Skënderbe!Pjesa e parëSkënderbeu ishte skuadra që bëri zbritjen e parë dhe vizitën e parë te Partizani, por topi del në këndore.Në minutën e 7-të Partizani do të rrezikonte me anë të Grezda, por vetëm këndore për miqtë.Minutat e mëtejshme kanë qenë të qeta, ndërkohë që Skënderbeu kujtohet herë pas here me anë të Rashicës, por nuk arrin të shkojë në zonë.Tedi Cara godet në minutën e 27-të, por mbi kuadratNë minutën e 30-të tifozëria nga kryeqyteti hedhin flakadanë në pistë dhe tërheqin vëmendjen e të pranishmëve në stadium.Në minutën e 34-ër ishte Rashica që u fut i vetëm në zonë, pasoi për te Nikaj dhe sulmuesi nuk ishte në vendin e duhur, duke humbur këtë rast të pastër.E gjithë skuadra korçare proteston 3 minuta para fundit të pjesës së parë, ku Shaqe ndërshkohet me karton të verdhë, por vendasit nuk janë dakord me të verdhën e gjyqtarit kryesor.Përfundimisht 0-0 pjesa e parë, me një lojë pak më shumë me epërsi për Partizanin, por që edhe Skënderbeu ka pasur momentet e veta.Pjesa e dytëE dyta nis pa ndërrime nga të dy skuadrat dhe Skënderbeu që shikon më shumë nga sulmi.Rast ideal për Skënderbeun. Prençi pas një goditjeje nga këndi topi mbërrin te mbrojtësi bardhekuq që gjuan dhe vetë përplasja e topit të kurrizi i mbrojtjes mike shpëton Partizanin nga goli i parë.Dy minuta më vonë është Liço që kroson në zonë dhe Alban Hoxha grushton duke larguar rrezikun nga zona e tij.Rastin më ideal e kishte Mba i futur pak momente më parë në fushën e lojës, ku Mba përballë portës gjuan dhe Alia është shpëtimtari.Minuta e 82-të ka qenë fatale për Partizanin. Dean Liço pengohet nga Zekolli në zonën mike, gjyqtari nuk jep 11-metërsh.Protesta të bardhekuqve dhe gjyqtari shkon në VAR, shikon dhe 11-metërsh.Gjuan Rashica dhe 1-0 për Skënderbeun.Më pas është Dean Liço që për pak sa nuk shënon golin e dytë Skënderbeu, shpëton porta e Partizanit.Përfundimisht 1-0 për Skënderbeun dhe ka festë në Korçë.
Sporti
Trajneri Ahmataj fton 21 lojtarë në kombëtare/ Amarildo Dervishaj korçari keqezi!
Sporti
3 “Ujqër” të Akademisë “Skënderbeu” në kombëtare/ Suksese djema!
Sporti
SUPERLIGA/ Mbyllet java e 8-të. Shikoni renditjen dhe ku ndodhet Skënderbeu!
Sporti
Gvozdenoviç e pranon se është një moment krize
Sporti
U-19/ Super Skënderbeu për të rinj. Merr kryesimin në superligë
Histori
E veçantë/ Skuadra e Skënderbeut është ekipi rekordmen në …
Sporti
Liga e Kombeve/ Ndeshjet kundër Çekisë e Gjeorgjisë, ky është programi mediatiko-stërvitor i Kombëtares
Sporti
Kualifikueset e Europianit “Shqipëri 2025” për U-17/ Ka korçarë në listë!
Kategoria 2
DEVOLLI 3 pikë të arta në Delvinë/ Pas 2 barazimeve vjen fitorja në Delvinë
Kategoria 2
SUPER Maliqi/ Fiton edhe në transfertën e Memaliajt. 2 ndeshje 2 fitore
-
Sporti4 ditë ago
Ky është talenti i bardhekuqve para 4 vitesh dhe sot golashënuesi më i mirë i Skënderbeut!
-
Sporti3 ditë ago
Korçarët “fërkojnë” duart për ndeshjen e fundit të fazës në Ballsh
-
Sporti5 ditë ago
Skënderbeu të shtunën me ndryshime në formacion/ Mësoni cilat janë
-
Sporti5 ditë ago
SKËNDERBEU/ Pas Juri Merlim, alarm edhe për Randi Dumfor dhe Etien Tare!
-
Sporti5 ditë ago
Flet Dhimitraq Xhambazi: Ja kush spikat te Skënderbeu! Kjo superligë, më e fortë
-
Super Liga2 ditë ago
Skënderbeu ngelet në vend, Egnatia kalon momentin krizë
-
Sporti22 orë ago
Tifozët korçarë kapen edhe me gjykimin. A kanë të drejtë?!
-
Sporti3 ditë ago
Ja tre “shtyllat” e mbështetjes për fitore ndaj Egnatias të korçarëve…
-
Aktualitet2 ditë ago
Korçari i liqenorëve, Franko Kapllani sot ka ditëlindjen. Hektor Kapllani ka një urim special
-
Sporti2 ditë ago
Ja çfarë po ndodh në stadium përpara ndeshjes Skënderbeu-Egnatia