Connect with us

Aktualitet

Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Sazeve Popullore, edicioni XIII, Ersekë 2024

Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Sazeve Popullore, edicioni XIII, Ersekë 2024.

Fotoalbumi i natës së tretë dhe të fundit i festivalit, i cili u finalizua në qytetin e Ersekës.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

2 Tetori/ Dita Ndërkombëtare Kundër Dhunës

Dita Ndërkombëtare Kundër Dhunës, është përcaktuar në 2 Tetor të çdo viti, pasi ajo datë është ditëlindja e Mahatma Gandhi, udhëheqës i lëvizjes për pavarësi në Indi dhe pionier i filozofisë dhe strategjisë së “Jo-dhunës!”.

Gandi përdorte metoda civile, paqësore, për t’i mbijetuar pushtimit britanik. Pavarësisht se ka qenë në burg disa herë, asgjë nuk e nxiti atë të heqë dorë nga format paqësore, të cilat rezultuan në pavarësinë e Indisë. Gjithashtu, Gandi ka nxitur krijimin e marrëdhënieve të shëndetshme ndërmjet njerëzve të feve dhe etnive të ndryshme, duke respektuar të drejtat e grave dhe reduktuar varfërinë.

Rezoluta e 15 qershorit 2007, vendosi ta caktojë këtë ditë si një rast për të përforcuar mesazhet kundër dhunës, duke përfshirë edukimin dhe ndërgjegjësimin publik. Kjo rezolutë, riafirmon “rëndësinë universale të parimeve kundër dhunës dhe dëshirën për siguruar kulturën e paqes, tolerancës, të të kuptuarit dhe jodhunës”.

Kjo ka vlerë edhe për kundërshtarët tanë, për armiqtë, ku gjuha e arsyes, e gjetjes së pikave të përbashkëta të interesit mund të sigurojë kulturën e dialogut dhe  përmbushjen e qëllimeve.

Dhuna fizike, për fat të keq, ende përdoret për arritjen e shumë qëllimeve, si në planin individual dhe atë social apo politik.

Në këtë ditë promovohet që, transformimi social ose politik mund të arrihet pa përdorimin e ndonjë lloj dhune. Studiuesit e kanë quajtur teorinë e “Jo-dhunës!” si “politika e njerëzve të rregullt”, të cilët nuk kanë qasje në instrumentet e dhunës, përfshirë edhe armët.

Në fakt dhuna, ka pasojë dhunën. Kjo shpesh kthehet në një rreth vicioz që nuk mbaron kurrë.

Zakonisht “Jo-dhuna” është përdorur gjerësisht në të gjithë botën si një mënyrë për të përmbushur kauza madhore apo për të arritur drejtësi sociale; është sinonim me pacifizmin që beson në arsyen e shëndoshë të njerëzve të civilizuar në zgjidhjen e konflikteve dhe që po aplikohet gjerësisht që pas gjysmës së dytë të shekullit të 20-të.

Ndonjëherë mbrojtësit e vijës së ashpër (revolucionarët) e shikojnë Jo-dhunën si dobësi. Nuk është e vërtetë. Bazuar në fakte, është ekzaktësisht e kundërta. Ajo kërkon kurajo dhe forcë, sensibilizim dhe pjesëmarrje aktive.

Është shumë e rëndësishme që në familje dhe institucione të edukimit (formimit të personalitetit), të promovohet kultura e tolerancës, e Jo-dhunës, veçanërisht për fëmijët dhe adoleshentët.

Duhet rrënjosur bindja se dhuna nuk duhet të tolerohet nga askush, pavarësisht moshës, sfondit (rrethanave) apo problemeve. Kjo ka vlerë të përhershme, si në kohë krizash (lufte) apo paqeje.

Shoqëria civile, por edhe media mund të luajnë një rol të dobishëm në këtë drejtim.

Toleranca ka nevojë për motivim dhe durim, për vetëkontroll dhe synon të promovojë qasje dhe shanse të barabarta.

Koncepti i Jo-dhunës do të jetë i largët përsa kohë priremi nga individualizmi agresiv (egoja e sëmurë) ku ambicia pozitive për të arritur perfeksionimin shndërrohet në një betejë të paprinciptë, prish raportet e bashkëjetesës brenda grupit,  parimet “marr” dhe “jap”, komponenten sociale të kompromisit dhe mirëqenies.

Pavarësisht ndryshimeve, unicitetit të qenieve që përfaqësojmë është e rëndësishme që të gjithë shoqërinë ta konsiderojmë si një familje të madhe dhe të kujdesemi sistematikisht për njëri -tjetrin.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

E mërkurë, 2 tetor 2024/ DITË KRESHME

SHENJTORI I DITËS E mërkurë, 2 tetor 2024 DITË KRESHME

Hierodëshmor Qipriani nga Kartagjena dhe dëshmore Justina. Oshënar Theofili. Dëshmor i ri Gjergji.

– HIERODËSHMOR QIPRIANI NGA KARTAGJENA DHE DËSHMORE JUSTINA –

Qipriani ishte nga Kartagjena dhe jetonte në Antioki nën mbretërimin e perandorit Deci rreth vitit 250. Rridhte nga një familje fisnike dhe e pasur, e cila shkëlqente veçanërisht në filozofi dhe në praktikat magjike. Në këtë epokë jetonte në Antioki një virgjëreshë e bukur, bijë e Edesios, prift idhujtar, me emrin Justa.

Ajo dëgjoi një ditë predikimin e dhjakut Praulios, i cili kishte ardhur tek populli për të shpërndarë fjalën e së vërtetës. U trondit përbrenda saj, saqë menjëherë besoi tek Krishti. Besimi dhe dashuria për Perëndinë e tjetërsuan në atë masë, sa tërhoqi në besim prindërit e saj. Të tre kërkuan pagëzimin nga episkopi i shenjtë Optat.

Më pas Justa vendosi t’i kushtohej tërësisht Zotit dhe të jetonte në virgjëri deri në fund të jetës. Aglaidhi, një i ri pagan, u dashurua marrëzisht me të, por i dëshpëruar nga refuzimet e vajzës, iu drejtua për ndihmë Qiprianit, që nëpërmjet magjisë të bënte të lindnin pasione tek vajza. Pasi u konsultua me librat, Qipriani thirri demonët që ta ndihmonin. Por asgjë nuk mund të tundonte virgjëreshën, kaq e fuqishme ishte dashuria për Krishtin dhëndër.

Pasi pa që tre herë demonët u mundën nga hiri i Zotit që vepronte tek Justa, Qipriani njohu se besimi i të krishterëve kishte fuqi mbi artin demoniak. Ai besoi dhe kërkoi të pagëzohej nga episkopi Anthim i asaj kohe, hoqi dorë nga shkenca që përdorte për këto raste dhe dogji publikisht librat e magjisë.

Më pas u bë episkop dhe e dorëzoi Justën në dhjakoneshë duke i dhënë emrin Justina. Gjatë persekutimeve të Decit ata u zunë robër dhe u çuan në Damask për t’u torturuar. U nxorën përpara perandorit në Nikomedi, ku me urdhër të tij iu prenë kokat.

Sipas shën Grigor Theologut, vetë Qipriani u dashurua me Justën dhe prej saj erdhi në besim. Të dy shenjtorët i kërkojmë kundër magjive.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Mirëmëngjes nga mrekullia me emrin Gramoz!   

Mirëmëngjes miq dhe fansa të faqes sonë!  
Sot është e mërkurë dhe data shënon 2 tetor 2024. 

Sot kemi zgjedhur t’ju themi mirëmëngjes me një pamje të veçantë, me këtë mrekulli që natyra i ka falur liqenit të Gramozit.
Ju urojmë një ditë sa më të bukur për të gjithë Ju dhe të dashurit tuaj!  

Të mërkurë sa më të mbarë për të gjithë Ju miq të “Korça Boom”! 

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Mario Rabiu një tjetër besimtar i mirë tek…

Tek skuadra e Skënderbeut janë shumë futbollistë që kanë shfaqur hapur besimin e tyre. Jo vetëm kaq por e mbrojnë dhe e reklamojnë, gjithnjë kur janë në momente të vështira sportive dhe realisht besojnë në Zot, sipas mënyrave të tyre dhe besimeve që mund të jenë të ndryshme.

Por ajo që duket qartë se të gjithë respektojnë besimet e njëri-tjetrit. Këtë herë ne po ju sjellim Mario Rabiun, që duket qartë edhe në foto se po lutet para ndeshjes. Shumë futbollistë korçarë kur janë në fushë ose në fillimet e lojës kryejnë ritet e besimit.

Madje shumë prej tyre në rrjetet e tyre socile hedhin edhe pjesë nga thëniet e tyre fetare dhe e kanë si një mënyrë për të treguar se vetëm duke besuar në Zot, mund të arrish rezultate të larta dhe natyrisht kërkojnë edhe fatin në çdo ndeshje.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Qyteza e Fëmijëve plot me gjyshër dhe gjyshe në Ditën e të Moshuarve!

Qyteza ishte plot ngjyra dhe gëzim sot nga gjyshërit të cilët shoqëronin të lumtur nipërit dhe mbesat në kurset dhe programet e ditës.

Luajtën, qëndisën, kënduan, mbollën lule, eksperimentuan duke krijuar kështu kujtime të paharruara.

Ishte një ditë e mbushur me emocione, buzëqeshje dhe plot argëtim kjo e sotmja.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

POGRADEC/ “Dita e Pensionistëve”

Këtë 1 Tetor që konsiston me “Ditën e Pensionistëve”, Bashkia Pogradec vizitoi qendrën ditore të cilën e ka ngritur posaçërisht për këto mosha. I lumtur që kemi krijuar kushtet e duhura për qëndrimin e tyre gjatë ditës në të dyja qendrat në qytet, duke ofruar kafe, çaj falas por edhe aktivitete argëtuese.

Nisma e rradhës që do vëmë në zbatim është për pensionistët e vetmuar. Nëpërmjet vullnetarëve do t’iu mundësojmë pagesat e faturave dhe bërjen e pazareve, kështu iu lehtësojmë pritjet dhe ecejaket në rrugë.

Ndërkohë më herët Bashkia ka mundësuar në Këshill Bashkiak ulje të tarifave vendore për çdo pensionist dhe zerimin e këtyre tarifave për të vetmuarit.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Në Pogradec inagurohet rruga e re Pogradec-Dogana Tushemisht!

Bashkia e Pogradecit ka dhënë këtë njoftim të rëndësishëm:

“Njoftohen të gjithë përdoruesit e automjeteve të cilët përdorin aksin rrugor Pogradec- Dogana Tushemisht se, ka përfunduar dhe është hapur për qarkullim rruga e re drejt doganës.

Nga dita e sotme, 1 Tetor 2024 e vetmja mënyrë për te shkuar drejt pikës kufitare është aksi i ri rrugor.

Faleminderit!”

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Shoqata e Grave në Policinë e Shtetit dhe përfaqësues të ICITAP, takim me punonjëset e DVP Korçë

Shoqata e Grave në Policinë e Shtetit dhe përfaqësues të ICITAP, takim me punonjëset e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, për të diskutuar mbi problematikat e barazisë gjinore.

Në takimin që u zhvillua në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, morën pjesë zonja Wendy Rich-Goldschmid, këshilltare për programin EMPOWER të ICITAP, si dhe përfaqësues të zyrës së ICITAP në Tiranë, me qëllim prezantimin e platformës së Shoqatës së Grave në Policinë e Shtetit, diskutimi mbi problematikat e barazisë gjinore, si dhe detyrimet që vijnë nga strategjia për barazinë gjinore.

Gjatë këtij takimi u shpalos platforma që kjo organizatë ka dhe problematikat që shqyrtohen. Gjithashtu, u diskutua për përzgjedhjen e delegatëve për organet drejtuese të kësaj shoqate, e cila deri tani ka në përfaqësinë e saj 170 gra anëtare, të cilat ndihmojnë në zgjidhjen e problematikave të gruas në Polici.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Njihuni me Monika Nure/ Pjesë e skuadrës te Qyteza e Fëmijëve!

Kjo është Monika, vajza të cilën e takon tek “Stacioni i të vegjëlve” . Monika i është bashkuar skuadrës së Qytezës të Fëmijëve para 4 vitesh, si facilituese e programit të të vegjëlve, duke sjellë energjinë e duhur për stacionin më të dashur të Qytezës.

Gjatë kësaj periudhe Monika ka mësuar se si të ndërveprojë në mënyrë mjaft efektive me fëmijët si dhe të menaxhojë shumë mirë situatat me ta. Ajo organizon aktivitete argëtuese, të cilat i ndihmojnë fëmijët në zhvillimin emocional, socializimin dhe aftësitë për jetën.

Duke zotëruar aftësi të forta komunikimi, Monika përpiqet të kuptojë botën e fëmijëve përmes dëgjimit aktiv. “Dashuria që falin fëmijët është e pakrahasueshme dhe çdo ditë me ta është një aventurë e re”, – shprehet Monika.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

1 Tetori-Dita Botërore e të Moshurave/ Filo viziton Qendrën e të Moshuarve

Sotiraq Filo, kryebashkiaku i Korçës: “Në kuadër të Ditës Botërore të të Moshuarve vizituam sot një nga Qendrat e të Moshuarve që bashkia ka hapur në Korçë.

Kaluam pak kohë nën shoqërinë e tyre, biseduam së bashku duke iu siguruar se mbështetja e bashkisë për këtë grupmoshë do të vijojë jo vetëm me Kartën e Pensionistit dhe Qendrat Komunitare, por edhe me programe e projekte të tjera që kanë për qëllim shtimin e shërbimeve dhe lehtësimin e jetës së tyre.

Shumë herë janë të moshuarit ata që na mësojnë respektin për vlerat, për të na kujtuar rrënjët dhe rrugën e dinjitetit, përkushtimit dhe bujarisë”.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Flash News