Sporti
Final four arbitri i famshëm anglez taylor gjykon sfidën e titullit kampion në abissnet superiore
Finalja e madhe e “Final 4” në kampionatin “Abissnet Superiore” do të gjykohet nga një arbitër i huaj dhe me shumë eksperiencë në arenën Europiane.Departamenti i Komunikimit në Federatën Shqiptare të Futbollit bën me dije se është arritur akordi, që finalja e madhe e “Final 4” ku do të përcaktohet edhe ekipi kampion i këtij sezonin në kampionatin “Abissnet Superiore” do të drejtohet nga gjyqtar anglez, Anthony Taylor.Gjithashtu FSHF bën me dije se edhe ndihmësit e Anthony Taylor në finalen e madhe të 26 maj do të jenë të huaj dhe në ditët në vijim do të bëhen publike emrat e përzgjedhur.Arbitri 45-vjeçar i cili mban prej kohësh stemën e FIFA-s, ka një karrierë të pasur në botën e futbollit pasi drejton takime të nivelit të lartë në Premier League, UEFA Champions League, UEFA Europa League etj.Gjithashtu Anthony Taylor ka gjykuar edhe disa finale të rëndësishme, ku vlen të përmendet finalja e vitit të kaluar në UEFA Europa League, Sevilla – Roma, ndeshjen finale të FIFA Club World Cup në sezonin 2022/2023, Real Madrid – Al-Hilal, takimin final të UEFA Nations League të sezonit 2020/2021, Spanjë – Francë, sfidën finale të UEFA Super Cup 2020/2021, Bayern Munich – Sevilla etj.Gjyqtari anglez së fundmi drejtoi edhe takimin e parë gjysmëfinal në UEFA Champions League, Borussia Dortmund – PSG.“Final 4” është risia e këtij sezoni në kampionatin “Abissnet Superiore” dhe FSHF i ka dhënë një rëndësi maksimale këtyre ndeshjeve, për ta përmbyllur në mënyrën e duhur edicionin futbollistik.Të gjitha sfidat e fazës “Final 4” të kampionatit elitar të futbollit shqiptar do të transmetohen në kanalin televiziv MCN TV.
Sporti
SKËNDERBEU 7 pikë në 7 javë/ Asnjë pikë në 3 ndeshje në transfertë!
Sporti
UEFA Development U-15 për vajza/ Shqipëria mund Estoninë nga penalltitë me rezultatin 4-2
Kategoria 1
POGRADECI të shtunën pret Kukësin e Amarildo Dervishajt!
Sporti
Skënderbeu të shtunën me ndryshime në formacion/ Mësoni cilat janë
Sporti
Flet Dhimitraq Xhambazi: Ja kush spikat te Skënderbeu! Kjo superligë, më e fortë
Sporti
FSHF mirëpret Turneun Ballkanik të Futbollit për të Amputuar, marrin pjesë Shqipëria, Kosova dhe Turqia
Sporti
SKËNDERBEU/ Pas Juri Merlim, alarm edhe për Randi Dumfor dhe Etien Tare!
Sporti
EKSKLUZIVE/ Shikoni 10 vite më parë kur Alessandro Del Piero vishte fanelën e Skënderbeut!
Sporti
BASKET MESHKUJ/ Skënderbeu bën blerjen e parë. Vjen Daniel Nlandu KIELY!
Sporti
Rrezikon Juri Merlim/ Mesfushori vë në alarm bardhekuqtë
-
Sporti3 ditë ago
U mposht nga Tirana, Ivan Gvozdenoviç: Përgjegjësitë i marr unë, urime kundërshtarit
-
Sporti3 ditë ago
NDESHJA e mbrëmshme Tirana-Skënderbeu/ Korçarëve u mungon 1 penallti
-
Sporti4 ditë ago
Doka nesër ndaj Tiranës nga minuta e parë?! Ja ç’thotë njëshi i stolit bardhekuq
-
Sporti5 ditë ago
Trajneri mbështet idenë e portierit Marko Alia…
-
Sporti2 ditë ago
Egnatia me mungesa të shtunën drejt Korçës!
-
Sporti4 ditë ago
Skënderbeu në volejboll meshkuj mund pastër Vllazninë
-
Sporti4 ditë ago
Po rikthehet volejbolli i meshkujve të Skënderbeut! Super skuadër…
-
Super Liga3 ditë ago
Gvozdenoviç e “shkarkon” humbjen tek…
-
Aktualitet3 ditë ago
Shuhet i madhi Vangjel Koja! Lamtumirë mjeshtër!
-
Sporti22 orë ago
Skënderbeu/ Sot analiza e humbjes, ja ç’pritet të ndodhë