Connect with us

Sporti

Finalet e euro 2024 hysaj kombëtarja duhet të fokusohet vetëm në fushën e lojës të luftojmë për

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, doli mesditen e kësaj të hëne në një konferencë për mediat nga kampi bazë i kuqezinjve në Kaiserau në Kamen.Futbollisti kuqezi iu përgjigj interesit të gazetarëve duke komentuar edhe nisjen e përgatitjeve nga kampi bazë i kuqezinjve në SportCentrum Kaiserau për sfidën e parë ndaj Italisë në Kampionatin Europian “Gjermani 2024”. Hysaj foli edhe për pritshmëritë e skuadrës në këtë Europian dhe tha se shanset reale janë edhe për Shqipërinë, ndërsa shtoi se Kombëtarja duhet të fokusohet vetëm në fushën e lojës.Pas miqësoreve, ku ka konsistuar stërvitja e Kombëtares?– Kemi punuar shumë fizikisht dhe nuk kemi qenë në 100% tonë në këto dy ndeshje miqësore. Duhej kështu sepse duhej që të vendosnim pak peshë dhe forcë në këmbë përpara se të fillonim të përgatisnim ndeshjen me Italinë dhe të tjerat me radhë. Miqësoret shkuan mirë sepse treguam që jemi në formë të mirë, jemi mirë taktikisht në fushe dhe po stërvitemi qe të jemi më gati për ndeshjet e radhës.Ku është fokusuar puna në stërvitje?– Theksi nuk është vendosur vetëm në një pikë. Po stërvitet i gjithë grupi që të jemi sa më kompakt bashkë, që të mos lemë hapësira në fushë për kundërshtarët dhe të mos jemi larg me njëri-tjetrit.Ndeshjet në Kampionatin Europian? –Janë tre ndeshje shumë të forta, por edhe shumë të bukura. Duhet ta gëzojmë këtë Europian, nuk i dihet se çfarë mund të ndodhë. Dikush mund të mos thirret pas Europianit, por ndodh në futboll. Të kemi besim te vetja, mund të jemi një nga surprizat e Europianit. Jemi të gjithë të qetë, jemi të sigurt në vlerat tona. Gjatë kualifikueseve askush nuk e priste ecurinë tonë, por treguam që mund të bëjmë gjëra të bukura dhe mund të jemi surpriza e këtij Europiani. Jemi të qetë, të sigurtë në vlerat tona, e dimë që kemi kundershtarë të vështirë, por siç thuhet në futboll, një top është dhe mund të ndodhë gjithçka.Italia ka shënuar vetëm një gol në dy ndeshjet miqësore. Si e sheh Hysaj Italinë, duke qenë se i njeh edhe lojtarët? –I kam parë dy ndeshjet miqësore që ka luajtur Italia. Duket nga jashtë sikur është një skuadër në vështirësi dhe po i mungon goli. Por nuk është ashtu siç duket. E njoh Italinë, e kemi parë edhe në Kampionatet e kaluara Europiane, të gjithë thonin që nuk arrin askund, por në fund fitoi Europianin. Ne duhet ta dimë që Italia është një skaudër e fortë, ka individë të fortë. Unë kam luajtur kundër të gjithëve gati, disa i kam edhe në ekip. E di kualitetin që kanë lojtarët. Duhet ta marrim seriozisht sepse nuk është ashtu siç duket.Çfarë ka diçka më tepër kjo skuadër nga ajo e “EURO 2016”? – Janë dy skuadra të ndryshme. Në vitin 2016 ishim një skuadër tjetër dhe të gjithë lojtarët kanë pasur gjëra të ndryshme nga njëri-tjetri. Tani është hera e dytë për mua, Berishën dhe Abrashin. E dimë që mund të bëjmë më tepër. Nuk është gjë e mirë nëse humbim, është problem nëse humbim ne Italinë. Të jemi më seriozë, mund dhe duhet ta provojmë kalimin e grupit. Që të jemi të qetë sa i përket dhënies së maksimumit dhe të dalim me kokën lart. Duhet ta provojmë që pastaj në fund të Europianit të themi që kemi dhënë maksimumin dhe po u eleminuam të ikim me kokën lart, jo sikur na mungoi diçka për të arritur qëllimin tonë. E njohim njëri-tjetrin, por nuk do të thotë se mund ta ndalësh kundërshtarin ngaqë e njeh. Nuk më pëlqen fraza që Italia nuk ka lojtarë të fortë. Është një skuadër ndër më të fortat. Edhe Europianin e fundit e fitoi pavarësisht se askush nuk besonte tek Italia. Ndihem më mirë kur më thonë që ne nuk jemi favoritët. Na motivon, është më bukur. Presioni kalon tek ata. Ne i dimë vlerat tona, mund të arrijmë diçka, mund të fitojmë edhe ndaj skuadrave të forta. Futbollit nuk i dihet kurrë.Koment për AS që në analizën e saj tha se pika e dobët e Shqipërisë ishte mbrojtja nga ana e djathtë dhe çfarë kuptuat nga ndeshja me Azerbajxhanin?– Kemi punuar shumë fizikisht në këto ditë. Kemi futur shumë vrapime dhe forcë në këmbët tona. Normal që minutat e fundit do të ishin pak më shumë të vështira për ne, për ta mbajtur ndeshjen në ekulibër. Ishte një miqësore e një faze që duhet të stërvitesh dhe duhet ta provosh veten njësoj, si i lodhur si i palodhur. Ne bëmë mirë, jam i kënaqur me atë që bëmë. Sa i përket analizave të mediave, që thonë që mbrojtja në krahun e djathtë është e dobët, unë po bëj gati 12 vite që luaj në Serinë A dhe e di potencialin tim dhe se ku gaboj. I di gjërat ku gaboj dhe ku bëj mirë. Po në këtë Europian do të jem i përqëndruar si të gjithë të tjerët, sepse e di këto ndeshje janë shumë të forta. Dhe shpresoj që të jap maksimumin për këtë fanellë, sepse nuk vij për pushime apo të luaj keq. Vij për të bërë më të mirën, të jap maksimumin, t’i ndihmoj lojtarët nëse mundem t’i ndihmoj. Në kombëtare mund të thirresh ose jo, luan ose jo, por gjithmonë duhet të bëhësh pjesë e një familje dhe të japësh kontributin tënd, si jashtë si brenda. Edhe në momente të këqija dhe në momente të bukura. Ne i kemi kaluar këto momente, tani jemi në momentin e bukur dhe dua ta gëzoj dhe ta shijoj këtë Europian.Mediat italiane janë shprehur që kualifikimi i Italisë kalon nga Shqipëria? –Edhe për ne Italia është një pikë kyçe për të kaluar grupin, ashtu siç shprehen mediat italiane. Duhet të flasim në fushë kundër Italisë, jo me fjalë dhe të tregojmë që jemi gati për çdo ndeshje. I duam edhe ne pikët. Kemi ardhur këtu për t’i marrë.A do të jetë e kënaqur Shqipëria edhe me një barazimi?– Normal, rëndësi ka të mos humbim, edhe pika është e mirë. Më mirë një sesa asnjë. Portugalia me tre barazimi kaloi grupin në vitin 2016-të. Duhet të kesh gjithmonë besim, mjafton të mos humbasësh.Stërvitja e parë në Kaiserau? –Besoj që kemi bërë një ndërrim në mendje. Më parë ishim më të relaksuar, tani po afron ndeshja, jemi më të përqendruar në fushë dhe mundohemi t’i bëjmë gjërat më mirë në fushë. Tani është koha e Europianit.Krahasimi i “ekipit 2016“ me “ekipin 2024”– Nuk i ndaj dot, kam kaluar shumë momente të bukura në 2016, me atë grup, me ata lojtarë, me të gjithë kualitetin që kishim në atë kohë. Për pak desh u kualifikuam, desh kaluam grupin por nuk ndodhi. Edhe me këtë grup jemi si një familje, unë po gjendem shumë mirë. Të gjithë çunat e rinj janë përshtatur shumë mirë me ne, siç po e shikoni edhe në ndeshje. Kuptohemi shumë mirë bashkë, kemi marrëdhënie në fushë dhe jashtë saj. Jemi një grup fantastik, jemi të gjithë bashkë, me një qëllim. Jemi një familje si në 2016, Shqipëria vështirë se ndryshon.Si ndiheni në prag të Kampionatit Europian? –Ka qenë një pritje shumë e mirë, por nga shqiptarët e prisnim sepse e duan shumë Kombëtaren dhe lojtarët. E pamë në 2016-ën që ishte i gjithë stadiumi kuqezi. Mendoj që do jetë kështu edhe këtë Europian. Edhe në ndeshjen ndaj Italisë presim të njëjtën gjë. Ndihemi mirë, i dimë cilësitë tona dhe të Italisë. Duhet të jemi të qetë, të mos bëjmë gabime në fushë sepse Italia është ekip që mund t’i shfrytëzojë gabimet.Pika e dobët e Italisë?– Të gjithë skuadrat kanë pika të dobëta. Do përpiqemi të gjejmë dobësi tek Italia, do na ndihmojë edhe trajneri. Italisë i mungon një bomber. Immobile është kampion, prisja të luaja përballë tij, më vjen keq që nuk është, por sezoni i fundit nuk ka qenë shumë pozitiv për të.Luani Europiani e dytë në karrierë, çfarë ka ndryshuar nga Hysaj i vitit 2016-të?– Tani jam një Hysaj me më shumë eksperiencë, me shumë gjëra në kokë. Nuk kemi ardhur për të kaluar kohën këtu. Nuk kënaqem me pak bukë, dua bukën e madhe. Të mos kemi pengje në fund. Në 2016 isha i ri, isha shumë i kënaqur, tani dua të arrij më shumë. Shpresoj që të gjithë të kemi urinë e duhur.Pritshmëritë në këtë Kampionat Europian?– Arritje do të jetë që gjithë Shqipëria të na duartrokasë pas ndeshjeve. Të jemi krenarë, si në humbje dhe në fitore. Të kthehemi në shtëpi me kokën lart.

Continue Reading

Sporti

Short “ferri” për Skënderbeun/ 5 ndeshjet e radhës 4 në transfertë…

Në këto momente sjellim zyrtarisht kalendarin dhe ndeshjet e Skënderbeut për 5-së ndeshjet e radhës të superligës, ose e thënë ndryshe nga java e 9-të deri në javën e 13-të.

Skënderbeu ndeshjen e fundit të fazës së parë do ta luajë në Ballsh dhe më konkretisht Bylis-Skënderbeu është përcaktuar të mbyllë javën e 9-të dhe do të luhet të dielën e 20 tetorit, ndeshje e cila do të startojë në orën 14:00.

Pas mbylljes së fazës së parë, Skënderbeu do të nisë fazën e dytë, ose ndeshjen e javës së 10-të më 26 tetor, ku do të luajë sërish në transfertën e Elbasanit, në ndeshjen që do të startojë në orën 17:00.

Më pas superliga do të rikthehet në mesjavë, pasi java e 11-të do të luhet të mërkurën e 30 tetorit dhe Skënderbeu do të presë Partizanin atë javë në takimin që do të startojë në orën 17:00 në stadiumin “Skënderbeu”.

Java e 12-të do të sjellë ndeshjen Vllaznia-Skënderbeu në Shkodër, ndeshje e cila do të luhet më 3 nëntor dhe do të startojë në orën 17:00. Java e 13-të sjell zyrtarisht ndeshjen Teuta-Skënderbeu në përballjen që do të luhet më 9 nëntor dhe do të startojë në orën 14:00.

Më poshtë sjellim pesë ndeshjet tashmë zyrtare të Skënderbeut me datat dhe oraret, ndërkohë që kujtojmë se në 5 ndeshjet e radhës Skënderbeu do të luajë 4 ndeshje në transfertë dhe vetëm 1 në shtëpi, një short vërtet i vëshitrë për bardhekuqtë. Shikoni më poshtë dhe ndeshjet zyrtare të Skënderbeut:

Java 9

20 tetor 2024 (E dielë)

ORA 14:00 Bylis-Skënderbeu

Java 10

26 tetor 2024 (E shtunë)

ORA 17:00 Elbasani-Skënderbeu

Java 11

30 tetor 2024 (E mërkurë)

ORA 17:00 Skënderbeu-Partizani

Java 12

3 nëntor 2024 (E dielë)

ORA 17:00 Vllaznia-Skënderbeu

Java 13

9 nëntor 2024 (E shtunë)

ORA 14:00 Teuta-Skënderbeu

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Probleme te Shqipëria, dy lojtarë rrezikojnë ndeshjen me Çekinë

Kombëtarja shqiptare ka kryer pasditen e sotme seancën e radhës stërvitore në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, në kuadër të ndeshjeve ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë.

Departamenti i Komunikimi në FSHF bën me dije se me grupin janë bashkuar edhe Nedim Bajrami, Arbër Hoxha e Qazim Laçi, ndërsa Kristjan Asllani e Myrto Uzuni kanë probleme muskulore dhe u stërvitën të diferencuar. Të dy lojtarët janë në monitorimin e stafit mjekësor të Kombëtares dhe pritet që nesër të bashkohen me grupin.

Përsa i përket pjesës tjetër të grupit, të gjithë lojtarët u stërvitën normalisht dhe morën ngarkesën e plotë. Stërvitja e sotme nisi me punën në palestër e më pas trajneri Silvinjo së bashku me ekipin provuan disa situata të ndryshme loje dhe ana taktike.

Seanca e radhës stërvitore e Kombëtares do të zhvillohet nesër në “Shtëpinë e Futbollit”.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Mundja shqiptare shënon një tjetër sukses ndërkokëmbëtar

Mundja shqiptare shënon një tjetër sukses ndërkokëmbëtar/ Në kampionatin ballkanik, u arritën rezultate të shkëlqyera si për meshkuj dhe femra.

Mundësit Andi Muça, Ardit Zeneli dhe Albi Peposhi u renditën në vendin e parë, duke dominuar me medaljet e fituara në këtë event.

Ndërkohë mundësi Xhord Gjoni u rendit në vendin e tretë në kategorinë U15 dhe Klevis Koçeku u rendit në vendin e pestë, në këtë moshë.

Në kategorinë Women Wrestling, Erglena Domi siguroi medaljen e arit për moshat deri në 15 vjeç dhe Kleona Shabani u rendit në vendin e tretë në kategorinë U20.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Europiani U-17/ Gjithçka gati, Shqipëria pret Kroacinë në “Air Albania”. Hollanda përballet me Ishujt Faroe në “Niko Dovana”

Gjithçka gati për ndeshjet e raundit të parë të kualifikueseve të Kampionatit Europian U-17. Shqipëria, Hollanda, Kroacia dhe Ishujt Faroe, katër skuadrat e grupit 3 do të zbresin nesër në fushë dhe do të luajnë ndeshjet përkatëse të këtij raundi në vendin tonë.

Kombëtarja shqiptare do të luajë takimin e parë të grupit ndaj Kroacisë nesër në stadiumin “Air Albania”, në ora 15:00. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Andrea Tedesco janë grumbulluar që prej të dielës në Durrës dhe kanë marrë ngarkesën e plotë fizike gjatë këtyre ditëve dhe janë gati për ndeshjen e parë të grupit. Të gjithë lojtarët gëzojnë formë të mirë fizike.

Sakaq, në ora 11:00 do të luhet ndeshja e parë e grupit 3, mes Hollandës dhe Ishujve Faroe. Dy skuadrat do të përballen me njëra-tjetrën nesër në stadiumin “Niko Dovana”.

Federata e Futbollit fton të gjithë tifozët shqiptarë të mbështesin kuqezinjtë e vegjël në shkallët e stadiumit “Air Albania”. Hyrja në të dyja stadiumet do të jenë falas.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Ndryshime në listat e ekipeve Kombëtare A & U-21, trajneri Silvinjo fton Feta Fetain

Lista e Kombëtares A pëson sërish ndryshime. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se trajneri Silvinjo ka vendosur të afrojë në skuadër mesfushorin e Shpresave, Feta Fetai. Lojtari do të bashkohet me ekipin në stërvitjen e pasdites dhe do të jetë pjesë e skuadrës për dy ndeshjet e Kombëtares ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë.

Ndryshime ka edhe në listën e ekipit Kombëtar U-21. Trajneri Alban Bushi ka vendosur të thërrasë në grumbullim mesfushorin e Tiranës, Hajrulla Tola si edhe portierin e Vorës, Arbër Jata. Portierët Simon Simoni dhe Endri Dema kanë ngarkesë në muskuj dhe për pasojë i duhen dy ditë të plota rikuperimi.

Shqipëria U-21 do të luajë më 15 tetor kundër Armenisë në stadiumin “Air Albania” në ora 18:00.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Zyrtarët e FSHF-së marrin pjesë në konferencën vjetore të UEFA-s për licensimin e klubeve dhe qëndrueshmërisë financiare

Përfaqësues të Federatës Shqiptare të Futbollit morën pjesë në konferencën e përvitshme “UEFA Club Licensing & Financial Sustainability” të zhvilluar në Beograd, ku morën pjesë përfaqësues nga 55 vendet anëtare të UEFA-s, si dhe përfaqësues nga konfederatat anëtare të FIFA-s.

Në këtë konferencë morën pjesë Drejtoresha e Departamentit Ligjor dhe Licensimit në FSHF, Erisa Vora, Menaxheri i Licensimit të klubeve , Eduard Gjini, ndërsa në cilësinë e të ftuarës nga UEFA, në një seancë panel ishte e ftuar edhe Drejtore e Departamentit të Marrëdhënieve Institucionale dhe Projekteve, Evia Kumrija.

Gjatë konferencës u prezantuan ndryshimet në rregulloret e licensimit te klubeve, për edicionin e vitit 2024, si dhe u diskutuan problematikat e tjera që prekin sektorin e licensimit të klubeve për vajza edhe djem.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

VOLEJ FEMRA/ Ja kur luhet derbi i juglindjes Skënderbeu-Pogradeci…

Java e 5-të e superligës në volejboll për femra do të sjellë një përballje shumë interesante, teksa Skënderbeu do të presë në pallatin e sportit “Tamara Nikolla” Pogradecin në atë që të gjithë e quajnë derbin juglindor.

Skënderbeu i Orlando Kojës, do të ketë përballë një skuadër si Pogradeci që sapo ka ndëruar trajnerin dhe sigurisht që këtë sezon ka ambicje më të mëdha se vitin e kaluar.

Kjo javë e 5-të vjen për Skënderbeun pas 4 fitoresh radhazi me 12 sete të fituara dhe 1 të pësuar, ndërkohë që Pogradeci ka vetëm 1 fitore dhe pritshmëritë i kishte më të mëdha.

Skënderbeu-Pogradeci do të luhet ditën e shtunë dhe do të startojë në orën 17:00, ndërkohë që pritet me interes, pasi luhet përballë fqinjeve.

Skënderbeu në dy miqësoret e përpara fillimit të kampionatit e ka mposhtur në të dy ndeshjet Pogradecin dhe fitorja duket e lehtë në letër, por që në fushë stafi teknik i Skënderbeut do të kërkojë përveç fitores edhe lojë të bukur.

Skënderbeu është absolutisht ekipi numër 1 kandidate për fitimin e trofeut dhe në dy javët në vazhdim do të luajë në shtëpi dy ndeshje, ku pas kësaj jave pret Partizanin rivalin kryesor dhe në atë ndeshje pritet që edhe pallati i sportit të jetë i tejmbushur me tifozë.

Suksese vajzave të Orlando Kojës! Suksese dhe me titullin kampion këtë sezon Skënderbe…

Kalendari i Skënderbeut në volejboll për femra 2024-2025

FAZA I

Java 1 Skënderbeu-Teuta 3-1

Java 2 Dinamo-Skënderbeu 0-3

Java 3 Skënderbeu-Vllaznia 3-0

Java 4 Barleti Volley-Skënderbeu 0-3

Java 5 Skënderbeu-Pogradeci                12 tetor 2024          Ora 17:00

Java 6 Skënderbeu-Partizani                  18 tetor 2024          Ora 17:00

Java 7 Tirana-Skënderbeu                       25 tetor 2024          Ora 18:00

FAZA II

Java 8 Teuta-Skënderbeu                         31 janar 2025         Ora 14:00

Java 9 Skënderbeu-Dinamo                    8 shkurt 2025         Ora 17:00

Java 10 Vllaznia-Skënderbeu                 14 shkurt 2025       Ora 14:00

Java 11 Skënderbeu-Barleti Volley       22 shkurt 2025       Ora 17:00

Java 12 Pogradeci-Skënderbeu             14 mars 2025          Ora 17:00

Java 13 Partizani-Skënderbeu                21 mars 2025          Ora 17:00

Java 14 Skënderbeu-Tirana                    28 mars 2025          Ora 17:00

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

EKSKLUZIVE/ Zbardhet kalendari i Skënderbeut nga java 9-13. Ja kur luhen 5 ndeshjet e radhës

Në këto momente sjellim më poshtë zyrtarisht kalendarin dhe ndeshjet e Skënderbeut për 5-së ndeshjet e radhës të superligës, ose e thënë ndryshe nga java e 9-të deri në javën e 13-të.

Skënderbeu ndeshjen e fundit të fazës së parë do ta luajë në Ballsh dhe më konkretisht Bylis-Skënderbeu është përcaktuar të mbyllë javën e 9-të dhe do të luhet të dielën e 20 tetorit, ndeshje e cila do të startojë në orën 14:00.

Pas mbylljes së fazës së parë, Skënderbeu do të nisë fazën e dytë, ose ndeshjen e javës së 10-të më 26 tetor, ku do të luajë sërish në transfertën e Elbasanit, në ndeshjen që do të startojë në orën 17:00.

Më pas superliga do të rikthehet në mesjavë, pasi java e 11-të do të luhet të mërkurën e 30 tetorit dhe Skënderbeu do të presë Partizanin atë javë në takimin që do të startojë në orën 17:00 në stadiumin “Skënderbeu”.

Java e 12-të do të sjellë ndeshjen Vllaznia-Skënderbeu në Shkodër, ndeshje e cila do të luhet më 3 nëntor dhe do të startojë në orën 17:00. Java e 13-të sjell zyrtarisht ndeshjen Teuta-Skënderbeu në përballjen që do të luhet më 9 nëntor dhe do të startojë në orën 14:00.

Më poshtë sjellim pesë ndeshjet tashmë zyrtare të Skënderbeut me datat dhe oraret, ndërkohë që kujtojmë se në 5 ndeshjet e radhës Skënderbeu do të luajë 4 ndeshje në transfertë dhe vetëm 1 në shtëpi, një short vërtet i vëshitrë për bardhekuqtë. Shikoni më poshtë dhe ndeshjet zyrtare të Skënderbeut:

Java 9

20 tetor 2024 (E dielë)

ORA 14:00 Bylis-Skënderbeu

Java 10

26 tetor 2024 (E shtunë)

ORA 17:00 Elbasani-Skënderbeu

Java 11

30 tetor 2024 (E mërkurë)

ORA 17:00 Skënderbeu-Partizani

Java 12

3 nëntor 2024 (E dielë)

ORA 17:00 Vllaznia-Skënderbeu

Java 13

9 nëntor 2024 (E shtunë)

ORA 14:00 Teuta-Skënderbeu

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Mbyllet java e dytë e kampionatit të vajzave, fitojnë Gramshi, Vllaznia, Partizani e Egnatia

Është mbyllur java e dytë e kampionatit të futbollit të vajzave. Takimet Partizani – Lushnja dhe Tirana – Gramshi ulën siparin e kësaj jave, ndërsa ndeshja Apolonia – Teuta nuk është luajtur dhe është shtyrë për t’u zhvilluar në një datë tjetër.

Gramshi mori fitoren e dytë radhazi në kampionat, pasi mposhti Tiranën me rezultatin e thellë 12-0. Me të njëjtin rezultat 12-0 triufmoi edhe Partizani në “Arenën e Demave” ndaj Lushnjes.

Të dielën, Vllaznia mundi Kinostudion 8-0, ndërsa Egnatia triumfoi 3-1 ndaj Laçit.

Java e dytë e kampionatit të futbollit të vajzave:

Laçi – Egnatia                                1-3

Vllaznia – Kinostudio                   8-0

Partizani – Lushnja                      12-0

Tirana – Gramshi                         0-12

Apolonia Teuta                            e shtyrë

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Treshja e Skënderbeut/ Rashica-Nikaj-Janaqi, nisin grumbullimin me Shqipërinë U-21

Skënderbeu gjatë kësaj kohe deri në datën 15 tetor nuk do të ketë në stërvitje plot tre futbollistë. Talentet në kampin bardhekuq janë të shumtë, ndërkohë që treshja e zakonshme e ekipit tonë kombëtar Shpresa është nga Skënderbeu dhe ata janë Ermir Rashica, Ardit Nikaj dhe Dejvid Janaqi.

Ditën e djeshme të tre këta lojtarë të talentuar, janë grumbulluar nga trajneri Alban Bushi dhe duhet të stërviten për ndeshjen e 15 tetorit, ditë kur Shqipëria U-21 do të presë Armeninë U-21 në “Air Albania”.

Kjo do të thotë që dy sulmuesit Rashica e Nikaj dhe mesfushori Dejvid Janaqi, do të vihen nën urdhrat e trajnerit Ivan Gvozdenoviç vetëm pas datës 15 tetor dhe përpara ndeshjes me Bylisin në kampionat.

Gjithmonë Skënderbeut nuk i kanë munguar lojtarët e talentuar në ekipet tona kombëtare, por që situata te Skënderbeu pas humbjes së fundit nuk është më e mira, pasi skuadra renditet pas 8 javësh në vendin e 8-të në tabelën e klasifikimit.

Të tre futbollistëve të Skënderbeut u urojmë suksese dhe të nderojnë fanelën bardhekuqe te Shqipëria U-21 dhe me kthimin e tyre shpresojmë që edhe situata të ndryshojë për mirë te Skënderbeu.

Suksese Ermirit, Arditit dhe Dejvidit!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Flash News