Flet emir rashica ju premtoj se do të vazhdoj

Date:

I kishte munguar për një kohë të gjatë goli sulmuesit të korçarëve, Emir Rashicës, i cili ka qenë fatlum në ndeshjen me Teutën kur ka shënuar në minutën e 72-të duke u dhënë qetësinë korçarëve dhe natyrisht tre pikët.I pyetur për këtë gol të munguar Rashica ka deklaruar për “Korça Boom”: “Të them të drejtën vetëm fati më ka munguar për të shënuar edhe pse i kam pasur mundësitë. Shpresoj që në vazhdimësi të bëj mirë për të shënuar gola në shërbim të ekipit.”Pra, me sa duket për Rashicën vjen edhe ky moment i mirë për të shënuar. Në fakt me lojën e tij, grintën e treguar dhe lojën sulmuese ka shkëlqyer tek korçarët dhe më në fund vjen edhe goli për të. Rashica për atë që jep në fushë nuk i ka shpëtuar as “syrit” të trajnerit Alban Bushi të kombëtares U-21. Kështu për Rashicën fillon një rrugë e suksesit, por duhet të bëjë detyrën duke shënuar dhe këtë gjë premton edhe Rashica për të ardhmen.

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

E RËNDË/ 40-vjeçari u vetëvar në oborrin e shtëpisë! Policia jep detaje

Leskovik/Informacion paraprak Rreth orës 18:00, në një ambient afër oborrit...

NGJARJE E RËNDË: 40-vjeçari i jep fund jetës në Leskovik/ Policia në vendngjarje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak momente më...

Skënderbeu/ Në plan edhe disa miqësore. Mësojeni!

Që korçarët do të zhvillojnë disa takime miqësore, kjo...