Sporti
Flet trajneri gvozdenoviç jam i mërzitur me barazimin ishim dobët në pjesën e dytë
Trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenoviç është shfaqur i mërzitur pas barazimit 2-2 të të tijve sot ndaj Kukësit, teksa nga mënyra sesi rodhën ngjarjet, Skënderbeu sot duhet të kishte dalë patjetër me fitore nga kjo transfertë.Me të drejtë trajneri serb është shprehur se skuadra duhet të kishte shënuar edhe 3 apo 4 gola në pjesën e parë dhe as vetë nuk e kupti se çfarë ndodhi në pjesën e dytë.Ivan Gvozdenoviç, pas barazimit 2-2 në transfertën e Kukësit, ka thënë këto fjalë: “Në fakt dua të them se në pjesën e parë ishim shumë mirë, madje dominuam dhe duhet ta kishim çuar këtë pjesë të parë në 3-0, apo edhe 4-0. Në pjesën e dytë ndryshoi gjithçka dhe luajtëm dobët.Do flas me lojtarët, sepse nuk e kuptoj se çfarë nuk shkoi në 45 minutat e dyta. Mesfushorët dhe sulmuesit nuk vepronin mirë me njëri-tjetrin. Dhe, Kukësi na shënoi dy gola me goditje standarde, atje ku ne jemi vërtet mirë dhe prandaj jam shumë i mërzitur.Në pushim? U thashë futbollistëve që ishte vetëm pjesa e parë 2-0 dhe ishim mirë në fushë, por u thashë që ndeshja zgjat 90 apo 100 minuta dhe se nuk kemi mbaruar punë. U thashë edhe tjetrën që ta zemë se jemi 0-0, por ishim shumë dobët në pjesën e dytë.Duhet ta kishim mbyllur ndeshjen që në pjesën e parë me 3 apo 4 gola dhe kjo nuk ndodhi. Ishim keq, kishim frikë, mungonin ekulibrat dhe kishim mendime negative.”
Sporti
SUPERLIGA/ Mbyllet java e 8-të. Shikoni renditjen dhe ku ndodhet Skënderbeu!
Sporti
Gvozdenoviç e pranon se është një moment krize
Sporti
U-19/ Super Skënderbeu për të rinj. Merr kryesimin në superligë
Histori
E veçantë/ Skuadra e Skënderbeut është ekipi rekordmen në …
Sporti
Liga e Kombeve/ Ndeshjet kundër Çekisë e Gjeorgjisë, ky është programi mediatiko-stërvitor i Kombëtares
Sporti
Kualifikueset e Europianit “Shqipëri 2025” për U-17/ Ka korçarë në listë!
Kategoria 2
DEVOLLI 3 pikë të arta në Delvinë/ Pas 2 barazimeve vjen fitorja në Delvinë
Kategoria 2
SUPER Maliqi/ Fiton edhe në transfertën e Memaliajt. 2 ndeshje 2 fitore
Sporti
Tifozët korçarë kapen edhe me gjykimin. A kanë të drejtë?!
Sporti
SKËNDERBEU/ Sa vështirë të analizosh humbje të tilla…
-
Sporti3 ditë ago
Ky është talenti i bardhekuqve para 4 vitesh dhe sot golashënuesi më i mirë i Skënderbeut!
-
Sporti5 ditë ago
Skënderbeu/ Sot analiza e humbjes, ja ç’pritet të ndodhë
-
Sporti3 ditë ago
Korçarët “fërkojnë” duart për ndeshjen e fundit të fazës në Ballsh
-
Sporti5 ditë ago
EKSKLUZIVE/ Shikoni 10 vite më parë kur Alessandro Del Piero vishte fanelën e Skënderbeut!
-
Sporti4 ditë ago
Skënderbeu të shtunën me ndryshime në formacion/ Mësoni cilat janë
-
Sporti4 ditë ago
SKËNDERBEU/ Pas Juri Merlim, alarm edhe për Randi Dumfor dhe Etien Tare!
-
Sporti4 ditë ago
Flet Dhimitraq Xhambazi: Ja kush spikat te Skënderbeu! Kjo superligë, më e fortë
-
Super Liga1 ditë ago
Skënderbeu ngelet në vend, Egnatia kalon momentin krizë
-
Sporti2 ditë ago
Ja tre “shtyllat” e mbështetjes për fitore ndaj Egnatias të korçarëve…
-
Sporti10 orë ago
Tifozët korçarë kapen edhe me gjykimin. A kanë të drejtë?!