Sporti
Fshf nxjerr njoftimin hidhet shorti i final 4 egnatia gjen vllazninë partizani përballet me sk
Egnatia – Vllaznia dhe Partizani – Skënderbeu janë dy gjysmëfinalet e “Final Four” në kampionatin “Abissnet Superiore”, ku skuadrat do të luftojnë për finalen e madhe të 26 majit.Në ambientet e stadiumit “Air Albania” u hodh shorti i “Final Four” i organizuar nga FSHF, ku morën pjesë, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, Presidentë e përfaqësues të klubeve të kualifikuar në “Final Four”, si edhe përfaqësues të medias.Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka mbajti një fjalë përshëndetëse për të gjithë të pranishmit në sallë, duke falënderuar të gjjtha klubet pjesëmarrëse në kampionatin “Abissnet Superiore” për garën dhe emocionet e dhuruara përgjatë këtij sezoni. Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar u uroi shumë fat Egnatias, Partizanit, Skënderbeut dhe Vllaznisë, katër ekipet finaliste në “Final 4”, ndërsa ftoi edhe tifozët të mbështesin skuadrat e tyre të zemrës në stadiumin “Air Albania”.“Zakonisht muaji maj në traditën e futbollit shqiptar është muaji i verdikteve të të gjitha garave, por ajo që është gara më e rëndësishme e kampionateve në Shqipëri është kampionati ‘Abissnet Superiore’. Tani që jemi në fundin e pjesës së parë të kampionatit, dua të falënderoj 10 klubet pjesëmarrëse, futbollistët, trajnerët, të gjithë ata që e kanë mbështetur kampionatin gjatë këtij edicioni. Për mua vërtetë i bukur, plot garë deri në ditët e fundit, ku ishte e papërcaktuar renditja e skuadrave. Katër ekipet që janë pjesëmarrëse në këtë fazë finale kanë pasur një rrugëtim me ‘grafikë’ të ndryshëm gjatë rrugës, por tashmë janë pjesë e turneut final dhe ne urojmë që tani të kënaqin të gjithë spektatorét dhe të fitojë më i miri. Ky është një format i ri i kampionatit, i cili ka pasur diskutimet e veta, por unë uroj që performanca e skuadrave në këtë fazë finale të japë përgjigje pozitive, të ketë sa më shumë spektatorë dhe pse jo, të na dhurojë sa më shumë emocione. Kjo lojë është për të kënaqur publikun dhe për të dhuruar emocione, teksa është edhe shumë e rëndësishme se kush del kampion, por më e rëndësishëm është zhvillimi i lojës. Jam i sigurt që ky format do t’i shërbejë zhvillimit të lojës në Shqipëri dhe përgatitjes së skuadrave tona për garat europiane. Ju falënderoj dhe i uroj shumë suksese katër skuadrave në këtë turne final. Uroj që të kënaqen sa më shumë tifozët në stadiume, të cilët i ftoj ta mbështesin dhe ta ndjekin nga afër me emocion këtë garë dhe ata të cilët do ta ndjekin përmes ekranit”- tha Presidenti Duka në fjalën e tij përshëndetëse.Për shkak se Egnatia është finaliste e Kupës së Shqipërisë dhe ndeshja finale ndaj Kukësit do të luhet nesër në 19:00 është vendosur që ndeshja Partizani – Skënderbeu të zhvillohet të premten më datë 17 maj në stadiumin “Air Albania” në ora 20:00.Ndërsa gjysmëfinalja e dytë Egnatia – Vllaznia, do të luhet më datë 19 maj në stadiumin “Air Albania” në ora 20:00.Kalimi në finale përcaktohet në 90 minuta. Ekipet fituese kalojnë në finalen për titullin kampion. Në rast barazimi në gjysmëfinale, në finale kualifikohet ekipi i renditur në vendin e parë/dytë, në këtë rast Egnatia dhe Partizani.
Super Liga
SKËNDERBEU/ Të dëmtuarit duket se nuk japin garanci
Kategoria 2
MALIQI dënohet me 2 milion lek gjobë/ Lion Ndoci pezullohet me 2 ndeshje
Kategoria 1
POGRADEC/ Komisioni i Disiplinës dënon Nesti Binishin!
Sporti
Ky është talenti i bardhekuqve para 4 vitesh dhe sot golashënuesi më i mirë i Skënderbeut!
Sporti
Sfida me Egnatian e rëndësishme/ Presidenti Takaj zbarkon 3 ditë para në Korçë
Sporti
Raundi i parë i kualifikueseve të Euro U-17 do të zhvillohet në Shqipëri, përcaktohen stadiumet ku do të luhen ndeshjet
Sporti
“10 vite kuqezi, 10 vite krenari & realizim i ëndrrës së fëmijërisë”, Ermir Lenjani vendos të tërhiqet nga Kombëtarja!
Sporti
Klubi “Skënderbeu” njofton ndeshjen me Egnatian me mbrojtësin Andrea Gerco
Sporti
Egnatia vjen në Korçë me “frikë”
Kategoria 2
MALIQI udhëton në Memaliaj/ Devolli transfertë në Delvinë
-
Sporti4 ditë ago
U mposht nga Tirana, Ivan Gvozdenoviç: Përgjegjësitë i marr unë, urime kundërshtarit
-
Sporti4 ditë ago
NDESHJA e mbrëmshme Tirana-Skënderbeu/ Korçarëve u mungon 1 penallti
-
Sporti3 ditë ago
Egnatia me mungesa të shtunën drejt Korçës!
-
Sporti4 ditë ago
Po rikthehet volejbolli i meshkujve të Skënderbeut! Super skuadër…
-
Aktualitet4 ditë ago
Shuhet i madhi Vangjel Koja! Lamtumirë mjeshtër!
-
Super Liga3 ditë ago
Gvozdenoviç e “shkarkon” humbjen tek…
-
Sporti2 ditë ago
Skënderbeu/ Sot analiza e humbjes, ja ç’pritet të ndodhë
-
Sporti1 ditë ago
Skënderbeu të shtunën me ndryshime në formacion/ Mësoni cilat janë
-
Sporti2 ditë ago
SKËNDERBEU/ Pas Juri Merlim, alarm edhe për Randi Dumfor dhe Etien Tare!
-
Sporti2 ditë ago
EKSKLUZIVE/ Shikoni 10 vite më parë kur Alessandro Del Piero vishte fanelën e Skënderbeut!