Skënderbeu – Elbasani 1-1
Shënues: Prençi 18’ / Lulaj 80’
Skënderbeu: Alia, Prençi, Ramos, Vangjeli, Gerco, Rabiu, Merlim (Pecani 88’), Janaqi, Nikaj (Çuçka 88’)), Rashica, Bismark. Trajner: I. Gvozdenoviç.
AF ELBASANI: Totoshi, Lulaj, Qaqi (Gjoni 71’), Lila, Hila (Lajthia 88’), Musta, Melo (Hasani 61’), Dros, Kasa, Greca, Gomes. Trajner: R. Bordin.
Gjyqtar: Juxhin Xhaja, Rejdi Avdo, Arbër Zalla
Kartonë të verdhë: Janaqi
Ka nisur me shkelmimin e topit nga Bernardo Tiko ndeshja e mbrëmjes së sotme në qytetin juglindor mes Skënderbeut dhe Elbasanit, në një interesim të kënaqshëm nga tifozët, ndërkohë që minutat e para kanë qenë të qeta, ku të dy skuadrat më shumë kanë studiuar njëra-tjetrën.
Në minutën e 17-të mund të themi se është rasti i pastër i parë për Skënderbeun, ku Nikaj për pak sa nuk shënon, por vetëm goditje këndi.
Dhe nga kjo goditje këndi vjen edhe goli, ku kapiteni Prençi, gjuan me kokë dhe 1-0. Ka festë pafund në stadiumin “Skënderbeu”, vendasit janë në avantazh.
Pas golit duket se Elbasani nuk pajtohet dhe vjen rasti i parë i miqve në minutën e 20-të, teksa Gomes me kokë godet traversën, shpëton Skënderbeu.
Dy raste për Skënderbeun në harkun kohor të dy minutave. Në minutën e 30-të dhe 32-të, janë Janaqi dhe Bismark që për pak sa nuk shënojnë, por në rastin e parë topi përfundon jashtë dhe në të dytin goditje këndi. Skënderbeu ka minuta të mira që mund të shënojë edhe golin e sigurisë.
Në fundin e pjesës së parë janë elbasanasit që për pak sa nuk shënojnë, shpëton Alia, por ka edhe pozicion jashtë loje.
Mbyllet pjesa e parë 1-0, kryeson Skënderbeu.
Pjes e dytë nis pa ndërrime për të dy ekipet, ndërkohë që trajnerët u besojnë futbollistëve që kishin në fushë që në minutën e parë. Duket se e dyta nis e qetë dhe Skënderbeu që tregohet shumë i kujdesshëm në minutat e para.
Duhet të vinte minuta e 58-të të shikonim rastin e parë, teksa Gerco lëshon një predhë me të djathtën dhe grushton Totoshi i Elbasanit.
Edhe Nikaj pak momente më vonë rrezikon portën e Totoshit, ndërkohë që për shumë minuta pas këtij momenti loja është me shumë ndërprerje, që i shkon për shtat Skënderbeut.
Dy ndërrime për Elbasanin nuk sjellin ndonjë reagim, ndërkohë që Gvozdenoviç u beson të njëjtëve lojtarë pavarësisht se lodhja bën të vetën.
Në të 80-ën minutë Elbasani barazon shifrat në 1-1. Është një top i gjatë në zonë dhe atje Lulaj i mbetur zbuluar shënon, duke barazuar rezultatin dhe duke festuar.
Pesë minuta nga fundi janë miqtë që rrezikojnë me anë të Gjoni, ndërkohë që edhe 4 minutat e shtesës nuk sjellin ndryshime, teksa ndeshja mbyllet 1-1 dhe në javën e paë Skënderbeu dhe Elbasani ndajnë nga një pikë në këtë start.
Minutat dhe rastet e pjesës së parë
4’ – Vetëm në këtë minutë mund të themi se kemi rastin e parë, teksa Elvis Prençi gjuan nga 35 metra larg, por topi përfundon jashtë kuadratit.
17’ – Një rast i pastër për Skënderbeun. Është Ardit Nikaj që del përballë portës, ka mbulimin e disa mbrojtësve, gjuan dhe topi devijohet dhe fatkeqësisht përfundon në goditje nga këndi .
18’ – Goditje këndi për Skënderbeun dhe është Elvis Prençi që gjuan me kokë nga këndorja dhe është i saktë. 1-0 për Skënderbeun. Ka festë në stadium.
20’ – Gomes për pak sa nuk barazon. Kroson Lulaj në zonë dhe është Gomes që godet me kokë dhe për pak sa nuk barazon rezultatin, por vetëm traversë. Shpëton Skënderbeu.
30’ – Është Dejvid Janaqi që pak sa nuk shënon të dytin. Pas një goditje dënimi në krahun e djathtë topi kthehet për te Janaqi që gjuan dhe ka rrezik në portën elbasanase.
32’ – Bismark gjuan dhe topi pas devijimit grushtohet nga portari i Elbasanit dhe goditje nga këndi.
45’ – Pjesa e parë mbyllet me një rast për Elbasanin, por shpëton Alia, ndërkohë që ka pozicion jashtë loje.
Minutat dhe rastet e pjesës së dytë
58’ – Rasti i parë i pjesës së dytë është për Skënderbeun, ku Gerco provon të lëshojë një predhë ballore, grushton portieri elbasanas.
80’ – Skënderbeu dorëzohet në minutën e 80-të, pasi është Bruno Lulaj që i ndodhur në zonën e Skënderbeut, përfiton edhe nga një gabim i mbrojtjes, gjuan dhe barazon rezultatin në 1-1.