Sporti
Futboll femra shqipëria u 17 luan ndaj uellsit nika në formacion goskova kadiolli në pjesën e dy
Kanë startuar ditën e sotme ndeshjet për “UEFA Women’s U-17 Championship” për grupin B4, që organizohet nga FSHF në bashkëpunim me UEFA-n. Në këtë turne marrin pjesë përfaqësueset e Shqipërisë, Uellsit, Ishujve Faroe dhe Kazakistanit. Të gjitha sfidat e Grupit B4 do të luhen në stadiumin “Elbasan Arena” dhe në “Shtëpinë e Futbollit”.Shqipëria U-17 e nisi me humbje edicionin kualifikues për “Euro 2024”. Vajzat kuqezi u mundën nga Uellsi me rezultatin 2-0 në stadiumin “Elbasan Arena”.Trajneri Agustin Kola e nisi me këtë formacion sfidën ndaj Uellsit: Amelia Mone (GK), Erika Nushi, Isabella Kuci, Angela Nika, Klevisa Ndoci, Leoselda Stalaj, Emma Xhumaqi, Amelia Reci, Xhesika Ndoj, Klesta Ago (C), Stela Vata.Vajzat e Uellsit realizuan dy herë në pjesën e parë brenda dy minutave. Nia Lewis zhbllokoi takimin në minutën e 40-të, ndërsa Ffion Bowen dyfishoi rezultatin në minutën e 42-të. Me këto shifra përfundoi pjesa e parë, ndërsa fraksioni i dytë nuk solli ndryshim në rezultat, pavarësisht insistimit të vajzave kuqezi. Në pjesën e dytë trajneri Agustin Kola aktivizoi edhe Hasajn, Bushatin, Goskovën, Kadiollin dhe Gjonajn.Sfida tjetër e grupit Kazakistan – Ishujt Faroe u luajt në “Shtëpinë e Futbollit” prej orës 11:30. Vajzat e Ishujve Faroe fituan me rezultatin 1-2 dhe të dy golat i realizuan në pjesën e parë me Tier (1′) dhe Zakariasardottir (42′), ndërsa vajzat e Kazakistanit ngushtuan diferencën në fundin e fraksionin të dytë, në të 85-ën minutë falë një penalltie të shndërruar në gol nga Katran.Më datë 27 nëntor do të luhen edhe sfidat e dyta të këtij turneu. Shqipëria do të përballet me Ishujt Faroe në stadiumin “Elbasan Arena” në ora 14:00, ndërsa në “Shtëpinë e Futbollit” do të zhvillohet ndeshja Uells – Kazakistan, në orën 11:00. Ndeshjet e fundit të këtij turneu do të luhen më datë 30 nëntor në orën 14:00. Shqipëria do të përballet me Kazakistanin në “Elbasan Arena”, ndërsa ndeshja Ishujt Faroe – Uells do të luhet në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.Më poshtë kalendari dhe renditja e ndeshjeve kualifikuese të Grupit B4 të Europianit U-17:Datë 24.11.2023Kazakistan– Ishujt Faroe 1-2Uells – Shqipëri 2-0Datë 27.11.2023Uells – Kazakistan “Shtëpia e Futbollit” ora 11:00Ishujt Faroe -Shqipëri “Elbasan Arena” ora 14:00Datë 30.11.2023Ishujt Faroe – Uells “Shtëpia e Futbollit” ora 14:00Shqipëri – Kazakistan “Elbasan Arena” ora 14:00Renditja:1. Uells 3 pikë2. Ishujt Faroe 3 pikë3. Kazakistan 0 pikë4. Shqipëri 0 pikë
Sporti
SKËNDERBEU 7 pikë në 7 javë/ Asnjë pikë në 3 ndeshje në transfertë!
Sporti
UEFA Development U-15 për vajza/ Shqipëria mund Estoninë nga penalltitë me rezultatin 4-2
Kategoria 1
POGRADECI të shtunën pret Kukësin e Amarildo Dervishajt!
Sporti
Skënderbeu të shtunën me ndryshime në formacion/ Mësoni cilat janë
Sporti
Flet Dhimitraq Xhambazi: Ja kush spikat te Skënderbeu! Kjo superligë, më e fortë
Sporti
FSHF mirëpret Turneun Ballkanik të Futbollit për të Amputuar, marrin pjesë Shqipëria, Kosova dhe Turqia
Sporti
SKËNDERBEU/ Pas Juri Merlim, alarm edhe për Randi Dumfor dhe Etien Tare!
Sporti
EKSKLUZIVE/ Shikoni 10 vite më parë kur Alessandro Del Piero vishte fanelën e Skënderbeut!
Sporti
BASKET MESHKUJ/ Skënderbeu bën blerjen e parë. Vjen Daniel Nlandu KIELY!
Sporti
Rrezikon Juri Merlim/ Mesfushori vë në alarm bardhekuqtë
-
Sporti3 ditë ago
U mposht nga Tirana, Ivan Gvozdenoviç: Përgjegjësitë i marr unë, urime kundërshtarit
-
Sporti2 ditë ago
NDESHJA e mbrëmshme Tirana-Skënderbeu/ Korçarëve u mungon 1 penallti
-
Sporti4 ditë ago
Doka nesër ndaj Tiranës nga minuta e parë?! Ja ç’thotë njëshi i stolit bardhekuq
-
Sporti4 ditë ago
Trajneri mbështet idenë e portierit Marko Alia…
-
Sporti1 ditë ago
Egnatia me mungesa të shtunën drejt Korçës!
-
Sporti4 ditë ago
Skënderbeu në volejboll meshkuj mund pastër Vllazninë
-
Sporti3 ditë ago
Po rikthehet volejbolli i meshkujve të Skënderbeut! Super skuadër…
-
Super Liga2 ditë ago
Gvozdenoviç e “shkarkon” humbjen tek…
-
Aktualitet3 ditë ago
Shuhet i madhi Vangjel Koja! Lamtumirë mjeshtër!
-
Sporti16 orë ago
Skënderbeu/ Sot analiza e humbjes, ja ç’pritet të ndodhë