Sporti
Gallatasaraj skënderbeu vajzat e rrjetës sot në një sfidë të fortë
Skënderbeu në volejboll për femra starton sot Kupën Ballkanike, ndërkohë që ndeshjen e parë do ta luajë sot në orën 17:00.Një sfidë vërtet e vështirë për vajzat e trajnerit Orlando Koja, ndërkohë që Gallataraj është një ndër ekipet pretendente për të fituar këtë trofe ballkanik.Ditën e dytë, pra nesër, Skënderbeu do të ketë përballë vendaset e Dritës, ndërsa do ta mbyllin Kupën Ballkanike me përballjen ndaj grekeve të Makropolo.Ju urojmë suksese vajzave tona sot në ballafaqimin e parë historik!
Skënderbeu në volejboll për femra starton sot Kupën Ballkanike, ndërkohë që ndeshjen e parë do ta luajë sot në orën 17:00.Një sfidë vërtet e vështirë për vajzat e trajnerit Orlando Koja, ndërkohë që Gallataraj është një ndër ekipet pretendente për të fituar këtë trofe ballkanik.Ditën e dytë, pra nesër, Skënderbeu do të ketë përballë vendaset e Dritës, ndërsa do ta mbyllin Kupën Ballkanike me përballjen ndaj grekeve të Makropolo.Ju urojmë suksese vajzave tona sot në ballafaqimin e parë historik!
Sporti
Uzuni humbet sfidat me Çekinë & Gjeorgjinë për shkak dëmtimi, ftohet në Kombëtare sulmuesi Indrit Tuci
Tjetër ndryshim në listën e Kombëtares shqiptare në prag të ndeshjeve të Nations League ndaj Çekisë dhe Gjoergjisë.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bë me dije se sulmuesi Myrto Uzuni ka pasur një problem muskulor në ndeshjen e fundit me kubin, por u paraqit në Kombëtare për t’iu nënshtruar analizave mjekësore. Dje futbollisti bëri një rezonancë magnetike që evidentoi një dëmtim në muskujt e pulpës së djathtë.
Për këtë arsye, lojtari nuk mund të jetë i disponueshëm për ndeshjet e Kombëtares në tetor dhe do të kthehet në klubin e tij për të vazhduar programin e rikuperimit.
Trajneri Silvinjo ka vendosur të thërrasë në vendin e tij sulmuesin Indrit Tuci, i cili pritet të mbërrijë sot në Tiranë për t’iu bashkuar ekipit në përgatitjet për dy transfertat e rëndësishme.
REDAKTUAR nga:
“KORÇA BOOM”
Sporti
Short “ferri” për Skënderbeun/ 5 ndeshjet e radhës 4 në transfertë…
Në këto momente sjellim zyrtarisht kalendarin dhe ndeshjet e Skënderbeut për 5-së ndeshjet e radhës të superligës, ose e thënë ndryshe nga java e 9-të deri në javën e 13-të.
Skënderbeu ndeshjen e fundit të fazës së parë do ta luajë në Ballsh dhe më konkretisht Bylis-Skënderbeu është përcaktuar të mbyllë javën e 9-të dhe do të luhet të dielën e 20 tetorit, ndeshje e cila do të startojë në orën 14:00.
Pas mbylljes së fazës së parë, Skënderbeu do të nisë fazën e dytë, ose ndeshjen e javës së 10-të më 26 tetor, ku do të luajë sërish në transfertën e Elbasanit, në ndeshjen që do të startojë në orën 17:00.
Më pas superliga do të rikthehet në mesjavë, pasi java e 11-të do të luhet të mërkurën e 30 tetorit dhe Skënderbeu do të presë Partizanin atë javë në takimin që do të startojë në orën 17:00 në stadiumin “Skënderbeu”.
Java e 12-të do të sjellë ndeshjen Vllaznia-Skënderbeu në Shkodër, ndeshje e cila do të luhet më 3 nëntor dhe do të startojë në orën 17:00. Java e 13-të sjell zyrtarisht ndeshjen Teuta-Skënderbeu në përballjen që do të luhet më 9 nëntor dhe do të startojë në orën 14:00.
Më poshtë sjellim pesë ndeshjet tashmë zyrtare të Skënderbeut me datat dhe oraret, ndërkohë që kujtojmë se në 5 ndeshjet e radhës Skënderbeu do të luajë 4 ndeshje në transfertë dhe vetëm 1 në shtëpi, një short vërtet i vëshitrë për bardhekuqtë. Shikoni më poshtë dhe ndeshjet zyrtare të Skënderbeut:
Java 9
20 tetor 2024 (E dielë)
ORA 14:00 Bylis-Skënderbeu
Java 10
26 tetor 2024 (E shtunë)
ORA 17:00 Elbasani-Skënderbeu
Java 11
30 tetor 2024 (E mërkurë)
ORA 17:00 Skënderbeu-Partizani
Java 12
3 nëntor 2024 (E dielë)
ORA 17:00 Vllaznia-Skënderbeu
Java 13
9 nëntor 2024 (E shtunë)
ORA 14:00 Teuta-Skënderbeu
REDAKTUAR nga:
“KORÇA BOOM”
Sporti
Probleme te Shqipëria, dy lojtarë rrezikojnë ndeshjen me Çekinë
Kombëtarja shqiptare ka kryer pasditen e sotme seancën e radhës stërvitore në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, në kuadër të ndeshjeve ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë.
Departamenti i Komunikimi në FSHF bën me dije se me grupin janë bashkuar edhe Nedim Bajrami, Arbër Hoxha e Qazim Laçi, ndërsa Kristjan Asllani e Myrto Uzuni kanë probleme muskulore dhe u stërvitën të diferencuar. Të dy lojtarët janë në monitorimin e stafit mjekësor të Kombëtares dhe pritet që nesër të bashkohen me grupin.
Përsa i përket pjesës tjetër të grupit, të gjithë lojtarët u stërvitën normalisht dhe morën ngarkesën e plotë. Stërvitja e sotme nisi me punën në palestër e më pas trajneri Silvinjo së bashku me ekipin provuan disa situata të ndryshme loje dhe ana taktike.
Seanca e radhës stërvitore e Kombëtares do të zhvillohet nesër në “Shtëpinë e Futbollit”.
REDAKTUAR nga:
“KORÇA BOOM”
Sporti
Mundja shqiptare shënon një tjetër sukses ndërkokëmbëtar
Mundja shqiptare shënon një tjetër sukses ndërkokëmbëtar/ Në kampionatin ballkanik, u arritën rezultate të shkëlqyera si për meshkuj dhe femra.
Mundësit Andi Muça, Ardit Zeneli dhe Albi Peposhi u renditën në vendin e parë, duke dominuar me medaljet e fituara në këtë event.
Ndërkohë mundësi Xhord Gjoni u rendit në vendin e tretë në kategorinë U15 dhe Klevis Koçeku u rendit në vendin e pestë, në këtë moshë.
Në kategorinë Women Wrestling, Erglena Domi siguroi medaljen e arit për moshat deri në 15 vjeç dhe Kleona Shabani u rendit në vendin e tretë në kategorinë U20.
REDAKTUAR nga:
“KORÇA BOOM”
Sporti
Europiani U-17/ Gjithçka gati, Shqipëria pret Kroacinë në “Air Albania”. Hollanda përballet me Ishujt Faroe në “Niko Dovana”
Gjithçka gati për ndeshjet e raundit të parë të kualifikueseve të Kampionatit Europian U-17. Shqipëria, Hollanda, Kroacia dhe Ishujt Faroe, katër skuadrat e grupit 3 do të zbresin nesër në fushë dhe do të luajnë ndeshjet përkatëse të këtij raundi në vendin tonë.
Kombëtarja shqiptare do të luajë takimin e parë të grupit ndaj Kroacisë nesër në stadiumin “Air Albania”, në ora 15:00. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Andrea Tedesco janë grumbulluar që prej të dielës në Durrës dhe kanë marrë ngarkesën e plotë fizike gjatë këtyre ditëve dhe janë gati për ndeshjen e parë të grupit. Të gjithë lojtarët gëzojnë formë të mirë fizike.
Sakaq, në ora 11:00 do të luhet ndeshja e parë e grupit 3, mes Hollandës dhe Ishujve Faroe. Dy skuadrat do të përballen me njëra-tjetrën nesër në stadiumin “Niko Dovana”.
Federata e Futbollit fton të gjithë tifozët shqiptarë të mbështesin kuqezinjtë e vegjël në shkallët e stadiumit “Air Albania”. Hyrja në të dyja stadiumet do të jenë falas.
REDAKTUAR nga:
“KORÇA BOOM”
Sporti
Ndryshime në listat e ekipeve Kombëtare A & U-21, trajneri Silvinjo fton Feta Fetain
Lista e Kombëtares A pëson sërish ndryshime. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se trajneri Silvinjo ka vendosur të afrojë në skuadër mesfushorin e Shpresave, Feta Fetai. Lojtari do të bashkohet me ekipin në stërvitjen e pasdites dhe do të jetë pjesë e skuadrës për dy ndeshjet e Kombëtares ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë.
Ndryshime ka edhe në listën e ekipit Kombëtar U-21. Trajneri Alban Bushi ka vendosur të thërrasë në grumbullim mesfushorin e Tiranës, Hajrulla Tola si edhe portierin e Vorës, Arbër Jata. Portierët Simon Simoni dhe Endri Dema kanë ngarkesë në muskuj dhe për pasojë i duhen dy ditë të plota rikuperimi.
Shqipëria U-21 do të luajë më 15 tetor kundër Armenisë në stadiumin “Air Albania” në ora 18:00.
REDAKTUAR nga:
“KORÇA BOOM”
Sporti
Zyrtarët e FSHF-së marrin pjesë në konferencën vjetore të UEFA-s për licensimin e klubeve dhe qëndrueshmërisë financiare
Përfaqësues të Federatës Shqiptare të Futbollit morën pjesë në konferencën e përvitshme “UEFA Club Licensing & Financial Sustainability” të zhvilluar në Beograd, ku morën pjesë përfaqësues nga 55 vendet anëtare të UEFA-s, si dhe përfaqësues nga konfederatat anëtare të FIFA-s.
Në këtë konferencë morën pjesë Drejtoresha e Departamentit Ligjor dhe Licensimit në FSHF, Erisa Vora, Menaxheri i Licensimit të klubeve , Eduard Gjini, ndërsa në cilësinë e të ftuarës nga UEFA, në një seancë panel ishte e ftuar edhe Drejtore e Departamentit të Marrëdhënieve Institucionale dhe Projekteve, Evia Kumrija.
Gjatë konferencës u prezantuan ndryshimet në rregulloret e licensimit te klubeve, për edicionin e vitit 2024, si dhe u diskutuan problematikat e tjera që prekin sektorin e licensimit të klubeve për vajza edhe djem.
REDAKTUAR nga:
“KORÇA BOOM”
Sporti
VOLEJ FEMRA/ Ja kur luhet derbi i juglindjes Skënderbeu-Pogradeci…
Java e 5-të e superligës në volejboll për femra do të sjellë një përballje shumë interesante, teksa Skënderbeu do të presë në pallatin e sportit “Tamara Nikolla” Pogradecin në atë që të gjithë e quajnë derbin juglindor.
Skënderbeu i Orlando Kojës, do të ketë përballë një skuadër si Pogradeci që sapo ka ndëruar trajnerin dhe sigurisht që këtë sezon ka ambicje më të mëdha se vitin e kaluar.
Kjo javë e 5-të vjen për Skënderbeun pas 4 fitoresh radhazi me 12 sete të fituara dhe 1 të pësuar, ndërkohë që Pogradeci ka vetëm 1 fitore dhe pritshmëritë i kishte më të mëdha.
Skënderbeu-Pogradeci do të luhet ditën e shtunë dhe do të startojë në orën 17:00, ndërkohë që pritet me interes, pasi luhet përballë fqinjeve.
Skënderbeu në dy miqësoret e përpara fillimit të kampionatit e ka mposhtur në të dy ndeshjet Pogradecin dhe fitorja duket e lehtë në letër, por që në fushë stafi teknik i Skënderbeut do të kërkojë përveç fitores edhe lojë të bukur.
Skënderbeu është absolutisht ekipi numër 1 kandidate për fitimin e trofeut dhe në dy javët në vazhdim do të luajë në shtëpi dy ndeshje, ku pas kësaj jave pret Partizanin rivalin kryesor dhe në atë ndeshje pritet që edhe pallati i sportit të jetë i tejmbushur me tifozë.
Suksese vajzave të Orlando Kojës! Suksese dhe me titullin kampion këtë sezon Skënderbe…
Kalendari i Skënderbeut në volejboll për femra 2024-2025
FAZA I
Java 1 Skënderbeu-Teuta 3-1
Java 2 Dinamo-Skënderbeu 0-3
Java 3 Skënderbeu-Vllaznia 3-0
Java 4 Barleti Volley-Skënderbeu 0-3
Java 5 Skënderbeu-Pogradeci 12 tetor 2024 Ora 17:00
Java 6 Skënderbeu-Partizani 18 tetor 2024 Ora 17:00
Java 7 Tirana-Skënderbeu 25 tetor 2024 Ora 18:00
FAZA II
Java 8 Teuta-Skënderbeu 31 janar 2025 Ora 14:00
Java 9 Skënderbeu-Dinamo 8 shkurt 2025 Ora 17:00
Java 10 Vllaznia-Skënderbeu 14 shkurt 2025 Ora 14:00
Java 11 Skënderbeu-Barleti Volley 22 shkurt 2025 Ora 17:00
Java 12 Pogradeci-Skënderbeu 14 mars 2025 Ora 17:00
Java 13 Partizani-Skënderbeu 21 mars 2025 Ora 17:00
Java 14 Skënderbeu-Tirana 28 mars 2025 Ora 17:00
REDAKTUAR nga:
“KORÇA BOOM”
Sporti
EKSKLUZIVE/ Zbardhet kalendari i Skënderbeut nga java 9-13. Ja kur luhen 5 ndeshjet e radhës
Në këto momente sjellim më poshtë zyrtarisht kalendarin dhe ndeshjet e Skënderbeut për 5-së ndeshjet e radhës të superligës, ose e thënë ndryshe nga java e 9-të deri në javën e 13-të.
Skënderbeu ndeshjen e fundit të fazës së parë do ta luajë në Ballsh dhe më konkretisht Bylis-Skënderbeu është përcaktuar të mbyllë javën e 9-të dhe do të luhet të dielën e 20 tetorit, ndeshje e cila do të startojë në orën 14:00.
Pas mbylljes së fazës së parë, Skënderbeu do të nisë fazën e dytë, ose ndeshjen e javës së 10-të më 26 tetor, ku do të luajë sërish në transfertën e Elbasanit, në ndeshjen që do të startojë në orën 17:00.
Më pas superliga do të rikthehet në mesjavë, pasi java e 11-të do të luhet të mërkurën e 30 tetorit dhe Skënderbeu do të presë Partizanin atë javë në takimin që do të startojë në orën 17:00 në stadiumin “Skënderbeu”.
Java e 12-të do të sjellë ndeshjen Vllaznia-Skënderbeu në Shkodër, ndeshje e cila do të luhet më 3 nëntor dhe do të startojë në orën 17:00. Java e 13-të sjell zyrtarisht ndeshjen Teuta-Skënderbeu në përballjen që do të luhet më 9 nëntor dhe do të startojë në orën 14:00.
Më poshtë sjellim pesë ndeshjet tashmë zyrtare të Skënderbeut me datat dhe oraret, ndërkohë që kujtojmë se në 5 ndeshjet e radhës Skënderbeu do të luajë 4 ndeshje në transfertë dhe vetëm 1 në shtëpi, një short vërtet i vëshitrë për bardhekuqtë. Shikoni më poshtë dhe ndeshjet zyrtare të Skënderbeut:
Java 9
20 tetor 2024 (E dielë)
ORA 14:00 Bylis-Skënderbeu
Java 10
26 tetor 2024 (E shtunë)
ORA 17:00 Elbasani-Skënderbeu
Java 11
30 tetor 2024 (E mërkurë)
ORA 17:00 Skënderbeu-Partizani
Java 12
3 nëntor 2024 (E dielë)
ORA 17:00 Vllaznia-Skënderbeu
Java 13
9 nëntor 2024 (E shtunë)
ORA 14:00 Teuta-Skënderbeu
REDAKTUAR nga:
“KORÇA BOOM”
Sporti
Mbyllet java e dytë e kampionatit të vajzave, fitojnë Gramshi, Vllaznia, Partizani e Egnatia
Është mbyllur java e dytë e kampionatit të futbollit të vajzave. Takimet Partizani – Lushnja dhe Tirana – Gramshi ulën siparin e kësaj jave, ndërsa ndeshja Apolonia – Teuta nuk është luajtur dhe është shtyrë për t’u zhvilluar në një datë tjetër.
Gramshi mori fitoren e dytë radhazi në kampionat, pasi mposhti Tiranën me rezultatin e thellë 12-0. Me të njëjtin rezultat 12-0 triufmoi edhe Partizani në “Arenën e Demave” ndaj Lushnjes.
Të dielën, Vllaznia mundi Kinostudion 8-0, ndërsa Egnatia triumfoi 3-1 ndaj Laçit.
Java e dytë e kampionatit të futbollit të vajzave:
Laçi – Egnatia 1-3
Vllaznia – Kinostudio 8-0
Partizani – Lushnja 12-0
Tirana – Gramshi 0-12
Apolonia Teuta e shtyrë
REDAKTUAR nga:
“KORÇA BOOM”
-
Sporti5 ditë ago
Korçarët “fërkojnë” duart për ndeshjen e fundit të fazës në Ballsh
-
Sporti3 ditë ago
Tifozët korçarë kapen edhe me gjykimin. A kanë të drejtë?!
-
Super Liga4 ditë ago
Skënderbeu ngelet në vend, Egnatia kalon momentin krizë
-
Sporti5 ditë ago
Ja tre “shtyllat” e mbështetjes për fitore ndaj Egnatias të korçarëve…
-
Sporti3 ditë ago
SKËNDERBEU/ Sa vështirë të analizosh humbje të tilla…
-
Sporti3 ditë ago
U-19/ Super Skënderbeu për të rinj. Merr kryesimin në superligë
-
Sporti4 ditë ago
Ja çfarë po ndodh në stadium përpara ndeshjes Skënderbeu-Egnatia
-
Ngjarje2 ditë ago
Shikoni vendin e ngjarjes ku u hodh nga pallati astrologu Jofiel Koço!
-
Aktualitet4 ditë ago
Korçari i liqenorëve, Franko Kapllani sot ka ditëlindjen. Hektor Kapllani ka një urim special
-
Sporti3 ditë ago
Gvozdenoviç i zhgënjyer: Nuk e meritonim, kartoni i kuq vendosi ndeshjen