Tashmë është zyrtarizuar që nga futbollistët cilësorë nuk do të ketë asnjë largim në merkato në dalje dhe kjo është shumë pozitive. Por duke parë përbërjen është e nevojshme që të ketë afrime të tjera në ekip. Me një logjikë të thjeshtë, del tek konkluzioni se duhet të largohen disa futbollistë nga ekipi. 25 futbollistë mund të jenë në organikë, kështu që duhen disa vende bosh, që të hapet vend për ata që do të afrohen.
Që do të ketë largime kjo është kuptuar qartë edhe nga ana e trajnerit kur ka deklaruar në konferencën për shtyp: “Ata futbollistë që nuk përshtaten dot me filozofinë e lojës sime nuk mund të qëndrojnë në ekip”.
Por jo vetëm kaq, pasi ata që nuk kanë qenë rezultativë në këto dy faza nuk ka pse të jenë më pjesë e korçarëve.
Të gjithëve u është dhënë shansi dhe mundësia për t’u shprehur në fushën e lojës dhe duhet të kishin bërë shumë herë më mirë që ekipi të mos ishte në këtë gjendje që është sot. Vërtet përgjegjësi kanë të gjithë, por tashmë ka ardhur momenti që të bëhet edhe një diferencim mes atyre që janë vërtet cilësorë dhe japin rendiment dhe atyre që duhet t’u dorëzojnë fanelën disa të tjerëve.
Everyone has been given the chance and opportunity to express themselves on the field, and they should have done much better so that the team would not be in the situation it is in today. Indeed, everyone shares responsibility, but now the moment has come to make a distinction between those who are truly of high quality and deliver results and those who should hand over their shirts to others.
“KORÇA BOOM”