Kulture
Gazetari dëfrim methasani mesazh prekës për lamtumirën e todos
Nuk do doja të shkruaja kurrë për ikjen tënde i shtrenjti mik dhe legjende e futbollit korçar dhe shqiptar Teodor Vaso. Mëngjesi i 17 marsit ishte i trishtë, po aq sa lajmi i ndarjes tënde nga jeta në moshën 83 vjeçare. Emri yt u gdhend në fushat e futbollit, nga vitet 1960-1978, duke lënë pas shumë histori tek Skënderbeu, Partizani dhe kombëtarja. Për të gjitha do të mbahesh mend mjeshtër, por veçmas atë takim historik të konsideruar si ndeshja e shekullit me 17 dhjetor 1967 përballë Gjermanisë kur ti luajte i dëmtuar deri në fund të ndeshjes, sepse asokohe nuk lejoheshin ndërrimet sipas rregullores. Barazuat 0-0 dhe eleminuat kampionët e botës nga europiani i 1968. Ikja jote më shkaktoi shumë dhimbje, sepse u miqësuam kaq shumë bashkë edhe me familjet tona, por ndihem shpirtërisht i qetë që bëra gjithçka në promovimin tënd Mjeshtër i Madh dhe Nderi i Korçes e sportit shqiptar. Ngushëllime bashkëshortes së mirë Marjeta, djalit dhe vajzës, nipërve e mbesave, por dhe qytetit të Korçës dhe familjes së madhe të futbollit shqiptar. U prehsh në paqe dhe emri yt u kujtoftë brez pas brezi i shtrenjti Todo!
Kulture
Nata e dytë e Festivalit Tipologjik Kombëtar të Sazeve në Leskovik/ FOTOALBUMI!
Kulture
Nata e dytë e Festivalit të Serenatave solli në skenën e vjetër të Pazarit artistë të shquar
Kulture
Endri dhe Stefi ndezën skenën e Festivalit të Serenatës
Kulture
Mbrëmë në Muzeun Arkeologjik, tingujt e serenatave
Kulture
Alba Bioque dhe Vicente Morales në Korça Serenights më 28 shtator
Fama
David Shaholli korçari që po shkëlqen në arenën ndërkombëtare të muzikës latine
Kulture
Shkrimtarja Athina Bino promovon të shtunën 3 vëllime me poezi
Kulture
Vaskë Niço do të performojë më 28 Shtator në Korça Serenights
Arsimi
Muzeu i Arsimit aktivitete me rastin e Ditës Evropiane të Trashëgimisë
Kulture
Teatri “Andon Zako Çajupi” për herë të parë shfaqje në Worcester!
-
Sporti2 ditë ago
U mposht nga Tirana, Ivan Gvozdenoviç: Përgjegjësitë i marr unë, urime kundërshtarit
-
Sporti1 ditë ago
NDESHJA e mbrëmshme Tirana-Skënderbeu/ Korçarëve u mungon 1 penallti
-
Sporti3 ditë ago
Doka nesër ndaj Tiranës nga minuta e parë?! Ja ç’thotë njëshi i stolit bardhekuq
-
Sporti3 ditë ago
Trajneri mbështet idenë e portierit Marko Alia…
-
Sporti5 ditë ago
SKËNDERBEU/ Tek korçarët rriten shanset e eleminimit të …
-
Histori4 ditë ago
Tre kampionë, por jeta e ndau njërin prej tyre
-
Sporti3 ditë ago
Skënderbeu në volejboll meshkuj mund pastër Vllazninë
-
Sporti5 ditë ago
SKËNDERBEU/ Dy nga tre që i shënuan Tiranës nuk janë në …
-
Sporti5 ditë ago
Tifozët korçarë thirrje lojtarëve: Skënderbe, munde për ne Tiranën!
-
Sporti2 ditë ago
Po rikthehet volejbolli i meshkujve të Skënderbeut! Super skuadër…