Sporti
Gazetari i mirënjohur ervin baku si sot 6 vite më parë skënderbe ta heq kapelen
Fiks si sot, 6 vite më parëSKËNDERBE, TË HEQ KAPELEN!Për herë të dytë në gjithë historinë e futbollit tonë modest kishim një skuadër shqiptare në Kupat e Europës deri në muajin dhjetor. Bëhet fjalë për të njëjtën skuadër: Skënderbeun. Atë që unë me të drejtë e quaj “Skënderbeu europian i Shqipërisë”. Dje u mbyll një sezon historik prej 14 ndeshjesh.Me një bilanc pozitiv: 5 fitore, 5 barazime dhe 4 humbje. 19 gola të shënuar. Rekord tjetër i korçarëve. Asnjë skuadër shqiptare nuk ka shënuar kaq shumë gola brenda një sezoni në Europë. Kam patur privilegjin e madh të jem pranë skuadrës gjatë kësaj fushate europiane. Personalisht, kam marrë emocione aq të forta dhe adrenalinë aq të paparë sa i gjithë trupi fillon e më dridhet edhe tani që po shkruaj.Ato emocione dhe adrenalinë që më ka dhënë Dinamo në ndeshjet me Sportingun dhe Aberdinin, Flamurtari në ndeshjet me Partizanin e Beogradit dhe Barcelonën, Partizani në ndeshjet me Austrinë e Vjenës dhe Sëlltikun, m’i jep sot Skënderbeu.Skënderbeu europian i Shqipërisë. Që po përfaqëson futbollin shqiptar dhe Shqipërinë në mënyrën më të shkëlqyer të mundshme. Ndaj sot, dua t’i falenderoj me shpirt të gjithë futbollistët. Që nga Orges Shehi dhe Kristi Vangjeli, që luajtën 1290 minuta dhe deri te Martin Nespor qe luajti vetëm 2 minuta.I falenderoj të gjithë. Pa përjashtim. Edhe ata që nuk janë më pjesë e klubit: Liridon Latifi, Sebino Plaku dhe Goran Vujoviç. Dua të falenderoj me shpirt trajnerin Daja, presidentin Takaj, drejtorët Fakiç, Përmeti dhe Shkëlqimi, si dhe të gjithë aktorët e këtij klubi europian. Të gjithë. Pa përjashtim. FALEMINDERIT SKËNDERBE! TË HEQ KAPELEN!
Sporti
SKËNDERBEU 7 pikë në 7 javë/ Asnjë pikë në 3 ndeshje në transfertë!
Sporti
UEFA Development U-15 për vajza/ Shqipëria mund Estoninë nga penalltitë me rezultatin 4-2
Kategoria 1
POGRADECI të shtunën pret Kukësin e Amarildo Dervishajt!
Sporti
Skënderbeu të shtunën me ndryshime në formacion/ Mësoni cilat janë
Sporti
Flet Dhimitraq Xhambazi: Ja kush spikat te Skënderbeu! Kjo superligë, më e fortë
Sporti
FSHF mirëpret Turneun Ballkanik të Futbollit për të Amputuar, marrin pjesë Shqipëria, Kosova dhe Turqia
Sporti
SKËNDERBEU/ Pas Juri Merlim, alarm edhe për Randi Dumfor dhe Etien Tare!
Sporti
EKSKLUZIVE/ Shikoni 10 vite më parë kur Alessandro Del Piero vishte fanelën e Skënderbeut!
Sporti
BASKET MESHKUJ/ Skënderbeu bën blerjen e parë. Vjen Daniel Nlandu KIELY!
Sporti
Rrezikon Juri Merlim/ Mesfushori vë në alarm bardhekuqtë
-
Sporti3 ditë ago
U mposht nga Tirana, Ivan Gvozdenoviç: Përgjegjësitë i marr unë, urime kundërshtarit
-
Sporti2 ditë ago
NDESHJA e mbrëmshme Tirana-Skënderbeu/ Korçarëve u mungon 1 penallti
-
Sporti4 ditë ago
Doka nesër ndaj Tiranës nga minuta e parë?! Ja ç’thotë njëshi i stolit bardhekuq
-
Sporti4 ditë ago
Trajneri mbështet idenë e portierit Marko Alia…
-
Sporti1 ditë ago
Egnatia me mungesa të shtunën drejt Korçës!
-
Sporti4 ditë ago
Skënderbeu në volejboll meshkuj mund pastër Vllazninë
-
Sporti3 ditë ago
Po rikthehet volejbolli i meshkujve të Skënderbeut! Super skuadër…
-
Super Liga2 ditë ago
Gvozdenoviç e “shkarkon” humbjen tek…
-
Aktualitet3 ditë ago
Shuhet i madhi Vangjel Koja! Lamtumirë mjeshtër!
-
Sporti16 orë ago
Skënderbeu/ Sot analiza e humbjes, ja ç’pritet të ndodhë