“Është një takim i radhës dhe asgjë më shumë. Atë që themi, të mendojmë ndeshje pas ndeshje vjen dhe kjo me Vllazninë.” Këto janë fjalët e para të zv/trajnerit të korçarëve Gentjan Liço para sfidës së sotme me Vllazninë.
Realisht një ndeshje që ka vështirësitë e veta, por për korçarët, sipas Liços: “Kërkohet nga futbollistët të jepet më e mira dhe të shfrytëzohet potenciali i atyre futbollistëve që kemi në këto momente. Më pas se çfarë do të dhurojë kjo ndeshje është për t’u parë.”
Mungesat e shumta duken qartë, por Liço nuk kërkon ta bëje dramë këtë fakt: “Natyrisht që çdo mungesë ka efektet e veta, por ky është realiteti dhe duhet t’i përshtatemi. Çdo ekip kalon momente të tilla, është radha jonë tani. Ky është kontigjenti ynë dhe duhet që ne të bëjmë zgjedhjet e duhura dhe mendoj se do të bëjmë më të mirën në çdo drejtim.”
REDAKTUAR nga:
“KORÇA BOOM”