Kulture
Gëzuar 72 vjetorin mehdi malkaj
Mehdi Malkaj. Aktor. Lindi më 20 mars 1952 Memaliaj. Studimet e larta për aktor i mbaroi më 1983, në Institutin e Lartë të Arteve. Fill më pas u emërua aktor në Estradën Profesioniste të Ushtarit, deri më 1992, ku nisi punë në Estradën e Tiranës dhe më pas (1999-2002) në Publimedia dhe më pas në Teatrin Kombëtar.Shpejt u bë aktor i pëlqyer i humorit duke luajtur mbi 60 role në shfaqje të ndryshme variete, në komedi, në filma e telefilma. Aktrimi i tij bie në sy për përdorimin e elementeve të bufonadës, të burleskut, gjithashtu edhe për mbajtjen e një linje realiste, në të cilën fiton përparësi të sjellurit dhe përshtatshmëria ndaj tipit a karakterit që interpreton.U bë i njohur veçanërisht me rolin e xha Brahos në filmin televiziv me dy seri “Gjuetia e fundit” (1992-1993), ku portretizoi me sens të hollë humoristik fshatarin kinse “patriot e të lidhur me Partinë”, i cili vuante në mënyrë stoike varfërinë e tij të skajshme dhe që në fund bëhet, madje, viktimë e arbitraritetit të pushtetit.Akosi te komedia “Mashtruesit” e Ilir Bezhanit ishte një tjetër prerje komike origjinale e këtij aktori. Në vizatimin e personazheve M. Malkaj synon përzgjedhjen dhe karakterizimin me vërtetësi të tipave të larmishëm, situatës ku ata ndodhen; perdor hollësi të shumta shprehëse, si dhe ngjyrime krahinore e popullore.Në Teatrin Kombëtar dhe projekte private (Publimedia, SHKA “Çajupi” etj.) ka realizuar figura të këndshme artistike, të planit komik, ku veçohen ato në shfaqjet: “Gënjeshtari”, “Kopshti me dallëndyshe”, “Darka e të marrëve”, “Ne katin e dytë ndodhet parajsa”, “Gomone”, “Pleshti në vesh”, “Burri i gruas sime”, “Fanku V” etj.
Kulture
Nata e dytë e Festivalit të Serenatave solli në skenën e vjetër të Pazarit artistë të shquar
Kulture
Endri dhe Stefi ndezën skenën e Festivalit të Serenatës
Kulture
Mbrëmë në Muzeun Arkeologjik, tingujt e serenatave
Kulture
Alba Bioque dhe Vicente Morales në Korça Serenights më 28 shtator
Fama
David Shaholli korçari që po shkëlqen në arenën ndërkombëtare të muzikës latine
Kulture
Shkrimtarja Athina Bino promovon të shtunën 3 vëllime me poezi
Kulture
Vaskë Niço do të performojë më 28 Shtator në Korça Serenights
Arsimi
Muzeu i Arsimit aktivitete me rastin e Ditës Evropiane të Trashëgimisë
Kulture
Teatri “Andon Zako Çajupi” për herë të parë shfaqje në Worcester!
Kulture
Erdhi koha për Serenights Korça!/ Dy netë serenatash të bukura 27-28 shtator
-
Sporti1 ditë ago
U mposht nga Tirana, Ivan Gvozdenoviç: Përgjegjësitë i marr unë, urime kundërshtarit
-
Sporti2 ditë ago
Doka nesër ndaj Tiranës nga minuta e parë?! Ja ç’thotë njëshi i stolit bardhekuq
-
Sporti17 orë ago
NDESHJA e mbrëmshme Tirana-Skënderbeu/ Korçarëve u mungon 1 penallti
-
Sporti3 ditë ago
Trajneri mbështet idenë e portierit Marko Alia…
-
Sporti4 ditë ago
SKËNDERBEU/ Tek korçarët rriten shanset e eleminimit të …
-
Histori4 ditë ago
Tre kampionë, por jeta e ndau njërin prej tyre
-
Sporti2 ditë ago
Skënderbeu në volejboll meshkuj mund pastër Vllazninë
-
Sporti5 ditë ago
SKËNDERBEU/ Dy nga tre që i shënuan Tiranës nuk janë në …
-
Sporti5 ditë ago
Tifozët korçarë thirrje lojtarëve: Skënderbe, munde për ne Tiranën!
-
Sporti3 ditë ago
Volejboll/ Skënderbeu fiton ndaj Vllaznisë