Skënderbeu-Vllaznia 0-0
SKËNDERBEU: Alia, Ramos, Prençi, Gerco, Vangjeli, Janaqi, Franklin, Merlim, Nikaj, Rashica, Bismark. Trajner: I. Gvozdenoviç.
VLLAZNIA: Qarri, Gurishta, Juriç, Stojanoviç, Jago, Alivoda, Deliu, Qato, Mala, Dodaj, Balaj. Trajner: Th. Brdariç
Gjyqtarë: Adrian Beqiraj, Alfred Shkreta, Feliks Kolleshi
Topin e parë nga qendra e nisën miqtë nga Shkodra. Në minutën e dytë shkodranët fitojnë një goditje dënimi ballore dhe është Balaj që jep sinjalin e parë duke gjuajtur mbi kuadrat.
Kundërpërgjigjet Rashica për Skënderbeun që futet në zonë nga krahu i djathtë gjuan me të djathtën, por pret në pozicion Qarri. Në minutën e 9-të Skënderbeu humbet rastin më të artë, teksa Ermir Rashica merr një asist nga Merlim gjuan dhe shpëton për mrekulli portën Qarri. Skënderbeu shpërdoron rastin më të mirë.
Dodaj për Vllazninë në minutën e 19-të provon, por këtë herë është portieri Alia që e ndal.
Gjysma e pjesës së parë është me shifrat e bardha 0-0/
Minutat dhe rastet e pjesës së parë
2’ – Janaqi ndërhyn duke shkaktuar faull në 20 metra largësi. Është Balaj për Vllazninë që merr inisiativën, por gjuan me të djathtën mbi kuadratin e Marko Alia.
4’ – Rashica lëviz bukur në të djathtë futet në zonë gjuan dhe pret në pozicion portieri Qarri.
9’ – Super pritje e portierit të Vllaznisë Qarri që shpëton Vllazninë nga goli. Është Ermir Rashica që del i vetëm në krahun e majtë, gjuan dhe portieri mik bën mrekullinë duke shpëtuar portën nga një rast goli.
19’ – Provon Dodaj për Vllazninë është Alia që e ndal.