Partizani-Skënderbeu 1-0
Shënues: Rrapaj 15’
PARTIZANI: Qirko, Bytyçi, Mehmeti, Zeka, Kote, Cara, Preka, Buxhelaj, Hadroj, Mba, Rrapaj Trajner: Reinaldo Kalari
SKËNDERBEU: Alia, Ramos, Prençi, Rabiu, Juri, Rashica, Nikaj, Gerco, Vangjeli, Janaqi, Bismark Trajner: Ivan Gvozdenoviç
Gjyqtarë: Ermis Çelaj, Arbër Zalla, Egin Doda
Ndeshja nis me një rreshtim 4-3-3 për Skënderbeun, duke treguar se luan për pikë në kryeqytet, por janë vendasit që janë të rrezikshëm që në minutat e para.
Rrapaj për pak sa nuk rrezikon, por është i pavëmendshëm edhe pse ndodhet përballë portës dhe i hiqet topi nga këmba.
Në minutën e 5-të vjen edhe rasti i parë ideal për Partizanin, ku Tedi Cara gjuan fuqishëm dhe Alia me traversën shpëtojnë Skënderbeun nga pësimi i golit të avantazhit. 10-të minutat e para mbyllen me një rast tjetër të Mba që në zonë nuk arrin ta shoqërojë topin, pasi është më i shpejtë Marko Alia.
Në minutën e 15-të do të vinte edhe goli i avantazhit, teksa është Rrapaj që shënon një gol nga 25 metra larg, duke shkarkuar të djathtën e fuqishme në trekëndëshin e djathtë të portës së Skënderbeut, Partizani kryeson 1-0
Minutat dhe rastet e pjesës së parë
3’ – Arinaldo Rrapaj del i vetëm përballë portës pas një gabimi të mbrojtjes korçare, por fatmirësisht futbollisti i kuq vonohet në gjuajtje dhe mbrojtësit ia heqin mundësinë të rrezikonte në rastin e parë të ndeshjes.
5’ – Rasti i parë serioz për Partizanin. Është kapiteni Tedi Cara që gjuan nga jashtë zone dhe Alia fluturon duke e grushtuar topin, më pas topi përplaset në traversë dhe përfundon në këndore.
10’ – Mba shpërdoron një tjetër rast në zonën e Skënderbeut, teksa Marko Alia tregohet më i shpejtë duke e kapur topin dhe duke mos i lënë mundësi sulmuesve të Partizanit.
15’ – Rrapaj lëshon një predhë nga jashtë zone dhe topi përufndon në trekëndëshin e portës bardhekuqe. 1-0 për Partizanin.