Sporti
Gvozdenoviç e pranon humbjen vllaznia e merritoi fitoren ndoshta do të jetë skuadra kampione
“Ky është futbolli. Unë dua t’i uroj ekipit të Vllaznisë shumë suksese në të ardhmen. Është një skuadër e mirë, ndoshta skuadra kampione. Sot tregoi edhe eksperiencë. Ne i provuam të gjitha, edhe në pjesën e parë, edhe në të dytën, por me një episod u vendos ndeshja dhe na kushtoi tre pikët.Humbim shumë raste, ky është futbolli. Unë jam i sigurt që çunat donin të shënonin gol, ishte dy herë Rashica, një herë Nikaj, Rabiu në sekondat e fundit. Unë jam i sigurt që bëmë gjithçka me dëshirën për të bërë gol. Por nuk ia dolëm dhe Vllaznia e meritoi të fitonte ndeshjen.Ishim në rregull në fushë, provova module të ndryshme në sulm. Në 5 minutat e fundit i futa në qendër se do provonim me top të gjatë me krosime.Nuk është fundi i botës, por nuk ishte mirë, patjetër, se ishte ndeshje në shtëpi dhe atmosfera e bukur. Nuk jemi kënaqur fare me rezultatin. Vllaznia do luftojë për kampion dhe ishte në Korçë, ku ne mendonim për fitore. Por e thashë që bravo Vllaznia, e ne të mendojmë për javën tjetër.Të gjithë javët janë të vështira, edhe kundër Kukësit ishte, përsëri një javë e vështirë ndaj Egnatias. Por nga fillimi ishte kështu e do vazhdojë deri në fund,” – u shpreh trajneri i korçarëve.
Sporti
Skënderbeu të shtunën me ndryshime në formacion/ Mësoni cilat janë
Sporti
Flet Dhimitraq Xhambazi: Ja kush spikat te Skënderbeu! Kjo superligë, më e fortë
Sporti
FSHF mirëpret Turneun Ballkanik të Futbollit për të Amputuar, marrin pjesë Shqipëria, Kosova dhe Turqia
Sporti
SKËNDERBEU/ Pas Juri Merlim, alarm edhe për Randi Dumfor dhe Etien Tare!
Sporti
EKSKLUZIVE/ Shikoni 10 vite më parë kur Alessandro Del Piero vishte fanelën e Skënderbeut!
Sporti
BASKET MESHKUJ/ Skënderbeu bën blerjen e parë. Vjen Daniel Nlandu KIELY!
Sporti
Rrezikon Juri Merlim/ Mesfushori vë në alarm bardhekuqtë
Sporti
SKËNDERBEU: Numrat 10+11/ Rashica-Nikaj 4 gola në 7 javë!
Sporti
Për herë të parë/ Gjashtë arbitra shqiptarë vendosin drejtësi së bashku në ndeshjen e Conference League
Sporti
Skënderbeu/ Sot analiza e humbjes, ja ç’pritet të ndodhë
-
Sporti3 ditë ago
U mposht nga Tirana, Ivan Gvozdenoviç: Përgjegjësitë i marr unë, urime kundërshtarit
-
Sporti2 ditë ago
NDESHJA e mbrëmshme Tirana-Skënderbeu/ Korçarëve u mungon 1 penallti
-
Sporti4 ditë ago
Doka nesër ndaj Tiranës nga minuta e parë?! Ja ç’thotë njëshi i stolit bardhekuq
-
Sporti4 ditë ago
Trajneri mbështet idenë e portierit Marko Alia…
-
Sporti1 ditë ago
Egnatia me mungesa të shtunën drejt Korçës!
-
Sporti4 ditë ago
Skënderbeu në volejboll meshkuj mund pastër Vllazninë
-
Sporti3 ditë ago
Po rikthehet volejbolli i meshkujve të Skënderbeut! Super skuadër…
-
Super Liga2 ditë ago
Gvozdenoviç e “shkarkon” humbjen tek…
-
Aktualitet2 ditë ago
Shuhet i madhi Vangjel Koja! Lamtumirë mjeshtër!
-
Sporti4 ditë ago
Volejboll/ Skënderbeu fiton ndaj Vllaznisë