“Mund të them se është një merkato mjaft e mirë. Jam mëse i kënaqur, por do të shohim deri në janar pastaj flasim se çfarë do të bëjmë.”
Këto janë fjalët e trajnerit Ivan Gvozdenoviç i pyetur nëse është i kënaqur nga merkato apo jo. Duket qartë se është mëse i kënaqur me ata që Takaj i ka afruar, por janë edhe pritshmëritë e vazhdimësisë.
Vërtet janë larguar disa futbollistë cilësorë, por drejtuesit kanë marrë masat që t’i plotësojnë dhe duket se deri tani disa edhe kanë bindur.
Por presim që edhe të tjerët të tregojnë për atë që edhe janë afruar pranë këtij ekipi. Në të gjitha repartet kanë ndërhyrë drejtuesit për ti afruar trajnerit të duhurit dhe Gvozdenoviç është më se i qetë në këtë drejtim.