Gvozdenoviç: I dija pikat e dobëta dhe të forta të Skënderbeut!

Date:

Trajneri i Elbasanit, Ivan Gvozdenoviç normal që do të jetë i lumtur pas fitores 0-2 kundër Skënderbeut. Ish-tekniku i korçarëve ka folur në intervistën pas mbarimit të ndeshjes hapëse të javës në Superiore.

Serbi mesa duket ka marrë hakmarrjen që kërkonte në mënyrën e duhur, duke treguar vlerat në menaxhim me suksesin e arritur pikërisht në fushën ku u bë i njohur.

“Mirëmbrëma, faleminderit. Sot ishim të përqendruar vetëm tek pikët. Na duheshin pikët sot.

Pas minutës së 20-të ishin më mirë në çdo sekondë, në çdo minutë. Në 15 minutat e para ata ishin më mirë se ne. Por pastaj ne ishim më të përgatitur.

Fusha ishte e keqe sot. E dija që nëse shënonim 1 gol, do të ishte e vështirë për Skënderbeun pastaj. Jam i kënaqur, sulmi bëri 2 gola dhe funksionojë.

I di pikat e dobëta dhe të forta të Skënderbeut. Kjo ishte një plus, ndoshta.

Po fiks si Arsenali për goditjet e këndit, ai aksioni nga korneri nga  erdhi goli. Çunat treguan që ne punojmë në stërvitje.

Për dhuratë? Kemi nevojë për 3 ose 4 përforcime. Kam folur me klubin, do të shohim”, u shpreh Gvozdenoviç.

The coach of Elbasani, Ivan Gvozdenović, is naturally happy after the 0-2 victory against Skënderbeu. The former coach of the Korça team spoke in the post-match interview following the opening match of the week in the Superiore league.

“KORÇA BOOM”

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

Çerekfinalet e Kupës/ U-17 Skënderbeu-Tirana. U-19 Dinamo-Skënderbeu

Ndeshjet e fazës çerekfinale të Kupës së Shqipërisë për...

Qeveria miraton bonusin e pranverës/ 50 – 10 mijë lekë për pensionistët

TIRANË, 9 janar Këshilli i Ministrave miratoi sot bonusin...

Tentativë për vetëvrasje, 63-vjeçari përndiqte një të mitur. Ja çthotë policia!

DVP Korçë Në vijim të informacionit të dhënë ditën...

Arrestohet në flagrancë 31-vjeçari/ Tentoi të kontrabandonte në Shqipëri

PKK Qafë Thanë Tentoi të kontrabandonte në Shqipëri, mallra...