Habitet policia holandeze, gjen 250 kg kokainë në arkivolë

Date:

Policia holandeze ka sekuestruar një sasi të madhe lënde narkotike të llojit kokainë që ishte fshehur në dy arkivole.

Lënda narkotike u kap në zonën jugore të Numansdorp, teksa policia ndaloi një furgon, shoferi i të cilit po sillej në mënyrë të dyshimtë.

Policia e pyeti atë se çfarë transportonte dhe ai tregoi se kishte dy trupa të pajetë në dy arkivole, por dokumentet që ai kishte nuk korrespondonin.

Kështu, furgoni me arkivole u shoqërua në agjenci, ku brenda tyre u gjetën çanta të mbushura me kokainë, që pas peshimit rezultuan 250 kg.

Sipas autoriteteve, nëse lënda narkotike do të dilte në treg ajo do të arrinte shifrat e 13 milionë eurove. 

The Dutch police have seized a large quantity of cocaine that was hidden in two coffins.

The drugs were captured in the southern area of Numansdorp, as the police stopped a van whose driver was acting suspiciously.

“KORÇA BOOM”

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

Kriza e librit…?!/ Nga Petrit F. Zeneli

Kriza e librit...?! NGA: Petrit F. Zeneli Më saktë, kriza e...

LAJMI I FUNDIT/ Bie viroza te Skënderbeu. Ja cilët rrezikojnë Partizanin

Ekipi i Skënderbeut ka rreth një javë që vazhdon...

Kategoria e parë starton nesër/ Kukësi-Pogradeci ndeshja e parë e 2025-ës

Kategoria e Parë rikthehet këtë të premte me ndeshjet...

E FUNDIT/ Devolli hedhet në merkato. Jy afrimet e para!

Devollinjtë kanë filluar tani të mendojnë edhe për merkaton,...