Sporti
Hidhet shorti final 4 për vajza partizani gjen vllazninë tirana përballet me apoloninë
Vllaznia, Apolonia, Partizani e Tirana janë katër ekipet që do të luajnë në “Final 4”, nga ku do të shpallet edhe skuadra kampione e sezonit futbollistik 2023-2024.Pas përfundimit të kampionatit të rregullt ditën e djeshme, këtë të hënë, në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” u hodh edhe shorti i fazës “Final 4” që u drejtua nga anëtarja e Komitetit Ekzekutiv në FSHF, Anila Basha.Skuadrat u ndanë në dy vazo, Vllaznia dhe Apolonia si skuadrat e renditura më mirë në klasifikim ishin të vendosura në vazon e parë ndërsa Tirana e Partizani, si ekipet e renditura në vendin e tretë dhe të katërt në kampionat, u vendosën në vazon e dytë.Partizani – Vllaznia dhe Tirana – Apolonia janë çiftet e fazës “Final 4”, një risi në futbollin e vajzave në këtë edicion. Ndeshjet do të zhvillohen me takime vajtje-ardhje në datat 3 dhe 7 maj. Tirana do të presë Apoloninë në kompleksin “Skënder Halili” në takimin e parë më 3 maj, ndërsa ndeshja e dytë do të zhvillohet në Fier më 7 maj. Ndërkaq, sfida e parë mes Partizanit e Vllaznisë do të luhet në stadiumin “Arena e Demave” më 3 maj ndërsa ndeshja e 7 majit do të luhet në Shkodër.Në rast barazimi tё rezultateve pas dy takimeve tё lojës sё rregullt, skuadra e renditur mё mirё nё klasifikim kualifikohet pёr nё ndeshjen finale.Finalja e madhe që do të përcaktojë edhe kampionen e këtij edicioni do të luhet më 11 maj në “Shtëpinë e Futbollit”.Sakaq, dy ekipet që nuk kalojnë në finale do të zhvillojnë një ndeshje me një takim, për të përcaktuar vendin e tretë dhe të katërt, me ndeshjen që do të luhet po në “Shtëpinë e Futbollit”.Ekipi kampion i “Abissnet Superiore” për vajza do të përfaqësojë Shqipërinë në raundin para-eliminator në UEFA Champions League.
Sporti
VOLEJ FEMRA/ Sot ora 17:00 Skënderbeu vetëm për fitore ndaj Barleti Volley
Kategoria 1
Liqenorët shprehin detyrimin e tyre ndaj Kukësit
Sporti
SUPERLIGA/ Luhet në Korçë dhe në Tiranë. Java e 8-të sot me dy përballje
Sporti
Shqipëri U-21 luan ndaj Armenisë/ Ja lista. 3 lojtarë të Skënderbeut vishen kuqezinj
Sporti
SKËNDERBE sot dita e së vërtetës/ Vetëm për 3 pikë ndaj Egnatias!
Sporti
SKËNDERBEU superior ndaj Egnatias në përballjet në Korçë!
Sporti
Dinamo mposht Laçin dhe merr kryesimin pas 13 vitesh/ Nesër Skënderbeu-Egnatia
Sporti
Shqipëria e Julian Ahmataj në provën e fundit përpara kualifikueseve të Europianit U-19. Zyrtarizohen dy miqësore ndaj Malit të Zi
Kategoria 1
Operohet korçari Jorgo Qeleshi/ Lojtari falënderon mjekët për ndërhyrjen
Sporti
Ja tre “shtyllat” e mbështetjes për fitore ndaj Egnatias të korçarëve…
-
Sporti2 ditë ago
Ky është talenti i bardhekuqve para 4 vitesh dhe sot golashënuesi më i mirë i Skënderbeut!
-
Sporti4 ditë ago
Egnatia me mungesa të shtunën drejt Korçës!
-
Super Liga5 ditë ago
Gvozdenoviç e “shkarkon” humbjen tek…
-
Sporti3 ditë ago
Skënderbeu/ Sot analiza e humbjes, ja ç’pritet të ndodhë
-
Sporti1 ditë ago
Korçarët “fërkojnë” duart për ndeshjen e fundit të fazës në Ballsh
-
Sporti3 ditë ago
EKSKLUZIVE/ Shikoni 10 vite më parë kur Alessandro Del Piero vishte fanelën e Skënderbeut!
-
Sporti3 ditë ago
Skënderbeu të shtunën me ndryshime në formacion/ Mësoni cilat janë
-
Sporti3 ditë ago
SKËNDERBEU/ Pas Juri Merlim, alarm edhe për Randi Dumfor dhe Etien Tare!
-
Sporti3 ditë ago
Flet Dhimitraq Xhambazi: Ja kush spikat te Skënderbeu! Kjo superligë, më e fortë
-
Sporti21 orë ago
Ja tre “shtyllat” e mbështetjes për fitore ndaj Egnatias të korçarëve…