I dënuar me burgim të përjetshëm, arrestohet Jani Alia në Greqi

Date:

Policia e Shtetit

Operacion i përbashkët ndërkombëtar për kapjen e të kërkuarve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Finalizohet operacioni i koduar “IN TIME” në bashkëpunim me Policinë Greke.

Athinë kapet dhe vihet në pranga i shumëkërkuari Jani Alia, 47 vjeç, i dënuar me burgim të përjetshëm.

Departamenti i Policisë Kriminale, pas punës gjurmuese dhe sigurimit të informacionit, identifikoi vendndodhjen e Jani Alia, i cili fshihej në Athinë. Falë bashkëpunimit të ngushtë dhe shkëmbimit të informacionit mes Policisë së Shtetit dhe autoriteteve greke, Policia Greke finalizoi operacionin “IN TIME”, duke arrestuar këtë shtetas.

Interpol Tirana, në koordinim me Interpol Athinën, po vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

Policia e Shtetit mbetet e angazhuar për të çuar përpara bashkëpunimin ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

State Police

Joint international operation for the capture of individuals wanted internationally.

The operation codenamed “IN TIME” is finalized in cooperation with the Greek Police.

In Athens, the most wanted Jani Alia, 47 years old, sentenced to life imprisonment, is arrested and taken into custody.

“KORÇA BOOM”

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

VOLEJ FEMRA/ Pogradecaret fitojnë miqësoren ndaj Skënderbeut

Shkëndërbeu - Pogradeci 0-3(22-25, 23-25, 25-27) Korçarët e lojës së...

Skënderbeu ndaj Partizanit me “gardën e vjetër”

Skuadra korçare ka mbyllur sot stërvitjen e fundit para...

Dalin datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2025! Ja kur zhvillohen 4 provimet

Agjensia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar ka nxjerrë ditën e...

Pogradeci nuk ia del dot në transfertën e Kukësit dhe fillon vitin me humbje

Kukësi - Pogradeci 3-1Shënues: Bircaj 12’, 41’, Sefa 78’...