Nëse ka një trajner sot në “Abissnet Superiore” dhe më konkretisht në futbollin shqiptar që meriton një Bravo të madhe, është Ilir Daja. Nëse ka një trajner që mund të cilësohet si më i miri mbarëshqiptar, ai është Ilir Daja. Sot, në fundin e vitit 2024 të gjithë duhet të përulen përballë këtij tekniku që tregoi më mirë se kushdo tjetër se çfarë është i aftë të bëjë, madje shumë në kohën kur ishte te Skënderbeu, duke e çuar deri në grupet e Europa League.
Sot Ilir Daja po vazhdon të tregojë se kush është edhe në krye të Dinamos. Kur erdhi te Dinamo këtë sezon u duk se do ta kishte të vështirë të ngrinte një skuadër që e kishin ngritur të tjerët, ndërkohë që sot është po Dinamo që kryeson superligën dhe kjo për meritë absolute të Dajës.
Ka drejtuar më parë edhe Besën, Tiranën, Flamurtarin, Skënderbeun, Ballkanin në Kosovë dhe është te Dinamo, atje ku edhe e nisi karrierën e tij në pankinë. Te të gjitha skuadrat ka arritur suksese të padiskutueshme dhe Ilir Dajën edhe sot në Korçë e ëndërrojnë të kthehet prapë një ditë te Skënderbeu.
Dinamo ka festuar fundvitin në një festë me stafin, presidencën dhe futbollistët dhe Ilir Daja që është mësuar të kërcejë vjen sërish me foto nga mbrëmja, ku me të gjitha skuadrat vetëm ka festuar sukseset e veta. Nuk di vetëm të kërcejë mirë, por di të drejtojë pankina akoma edhe më mirë dhe sot në fund të vitit 2024 Ilir Dajën e vlerësojnë të gjithë me notën 10.
Pas Ilir Dajës vijnë të gjithë të tjerët dhe kjo për meritë absolute të tij që di të drejtojë cilëndo skuadër ku ai ka qenë.
Suksese me gjithë zemër Ilir Daja!
Bravo të qoftë për atë që bën në pankinë dhe trajnerët e tjerët duhet të marrin shembull nga Ti!
If there is a coach in the “Abissnet Superiore” and specifically in Albanian football who deserves a big “Bravo,” it is Ilir Daja. If there is a coach who can be considered the best among all Albanians, it is Ilir Daja. Today, at the end of 2024, everyone should bow in admiration before this tactician who proved better than anyone else, even during his time at Skënderbeu, by taking the team all the way to the Europa League group stage.
Today, Ilir Daja continues to demonstrate his excellence as the head of Dinamo. When he joined Dinamo this season, it seemed like he would struggle to build a team that others had assembled. Yet now, Dinamo sits at the top of the Superliga standings, and this is entirely thanks to Daja’s efforts.
“KORÇA BOOM”