Ish-gjyqtari Klajdi Kola/ Skënderbeu pretendoi per tre 11-metërsha, por nuk ishin penallti!

Date:

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/08/900-0-1724621410xbandicam-2024-08-25-23-26-36-563-109-1.png

Ish-arbitri i njohur, Klajdi Kola bëri moviolën e ndeshjes Partizani – Skënderbeu (2-1) ku pati 3 episode të dyshimta për penallti, të gjitha nga ana e korçarëve. Sipas Kolës, arbitri i sfidës Ermis Çelaj i cili e kishte debutim në Superiore, veproi shumë mirë duke marrë vendime të drejta.

“Një pretendim për penallti me prekje topi me dorë nga Mba. Ishte pozicion natyral dhe gjyqtari vendosi drejt.

Në minutën e 58’ ishte një rast i vështirë. Këto hapje këmbe nuk jepen më penallti pasi e kërkon kontaktin. Kjo quhet faull për mbrojtësin, pasi sulmuesi e hap këmbën. Ka të drejtë gjyqtari.

Te rasti kur Qirko u përplas me sulmuesin e Skëndebreut, portieri devijoi dukshëm topin e më pas pati kontakt. Këtu nuk kemi të bëjmë me penallti, pasi portieri e devijoi dukshëm topin”, – tha Kola.

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

Çerekfinalet e Kupës/ U-17 Skënderbeu-Tirana. U-19 Dinamo-Skënderbeu

Ndeshjet e fazës çerekfinale të Kupës së Shqipërisë për...

Qeveria miraton bonusin e pranverës/ 50 – 10 mijë lekë për pensionistët

TIRANË, 9 janar Këshilli i Ministrave miratoi sot bonusin...

Tentativë për vetëvrasje, 63-vjeçari përndiqte një të mitur. Ja çthotë policia!

DVP Korçë Në vijim të informacionit të dhënë ditën...

Arrestohet në flagrancë 31-vjeçari/ Tentoi të kontrabandonte në Shqipëri

PKK Qafë Thanë Tentoi të kontrabandonte në Shqipëri, mallra...