Ish-kryetari i Sindikatës së Fermerëve: Pesticidi i gjetur te mandarinat ka 4 vite që nuk lejohet me ligj

Date:

Ish-kryetari i Sindikatës së Fermerëve, Eduart Sharka, ka folur në lidhje me bllokimin e mandarinave shqiptare nga BE.

Sipas Sharkës kjo gjë pritej sepse pothuajse çdo tre muaj sipas tij, sistemi i kontrollit të BE konstaton raste të tilla.

Ai ngriti alarmin duke thënë se ky pesticid kishte 4 vjet që ishte hequr me ligj nga BE dhe ndalohej dhe në vendin tonë.

“E prisja sepse jo për mandarinat por pothuajse çdo tre muaj kemi raste të tilla ku Sistemi i Kontrollit të Sigurisë Ushqimore të Bashkimit Europian, herë pas here i nxjerr produktet tona mbi noramtivën e BE-së për pesticide të caktuara. Ky rast është alarmant sepse është zbuluar një preparat që ka 4 vjet që me ligj është hequr nga lista e përdorimit nga BE dhe në vendin tonë po ashtu. Tjetra është që kemi të bëjmë me fruta dhe ajo që është alarm për ne është që ne vihemi përballë faktit vetëm kur kontrollohemi nga BE dhe pyetja e madhe vjen; A kontrollohemi ne në vendin tonë dhe pse nuk zbulohet këtu, që do të thotë që AKU është kthyer në një insitucion që vepron pos faktum. Domethënë AKU vepron gjithmonë pas konstatimit të BE dhe puna e tyre është reduktuar duke vendosur vetëm gjoba pas konstatimeve nga BE. Natyrisht që në tregun tonë dhe të Kosovës këto mandarina qarkullojnë por janë eksportuar me qindra ton dhe shumica kanë dalë të rregullta jo për të ulur alarmin por nuk është gjithçka zi, gjithsesi në tregun tonë dhe të Kosovës qarkullojnë këto produkte”, tha Eduart Sharka.

The former head of the Farmers’ Union, Eduart Sharka, has spoken about the blocking of Albanian mandarins by the EU.

According to Sharka, this was expected because, as he stated, the EU’s control system detects such cases almost every three months.

He raised the alarm, emphasizing that this pesticide had been banned by EU law for four years and was also prohibited in Albania.

Marrë nga Euronews Albania

“KORÇA BOOM”

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

E RËNDË Aksident i rëndë pranë Podgories/ Gjen vdekjen Aurel Çipi

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme...

Bashkia e Pogradecit dhe fondacioni CFN në ndihmë të familjes Baçi

Bashkia Pogradec ka shprehur solidaritetin dhe angazhimin e saj...

Policia/ Arrestohet në Korçë 41-vjeçari i dehur në timon

DVP Korçë Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë...

Takimi i parë i Bordit Këshillimor në Fakultetin e Bujqësisë, të Universitetit “Fan S. Noli”

Në Fakultetin e Bujqësisë, Universiteti “Fan S. Noli” u...