Connect with us

Sporti

Ja çfarë mësohet nga kampi i dinamo city it

Edhe skuadra dinamovite ka mbyllur stërvitjet e veta në kuadër të përgatitjeve kundër Skënderbeut. Nga sa njoftohet, dinamovitet janë me një grup të plotë dhe nuk ka asnjë futbollist të dëmtuar, apo të skualifikuar.Madje trajneri Dritan Mehmeti e sheh sfidën si një ndeshje mes të barabartëve dhe dy ekipeve që kanë bërë mirë këto javët e fundit. Tekniku beson se do të dalin nga Korça me një rezulattat pozitiv, por që edhe e ka pranuar se do të jetë e vështirë dhe një kundërshtar për t’u respektuar.

Continue Reading

Sporti

Tifozët korçarë kapen edhe me gjykimin. A kanë të drejtë?!

Në shumë momente të lojës tifozëria korçare ka pasur kontestime edhe mbi gjykimin. Kujtojmë që këtë takim e ka gjykuar Kreshnik Cjapi dhe shpeshherë është ndeshur me thirrjet në kor të tifozëve korçarë që kanë kontestuar momente të lojës.

Mendohet se në momentin që është nxjerrë kartoni i kuq për Vaskues, si veprim është i dënueshmëm si futbollist i fundit, por duhet parë diçka tjetër. Kjo lidhet me pretendimin e madh se sulmuesi Dardan Vuthaj në momentin që ka marrë topin ka qenë në pozicion jashtë loje.

Por edhe pse u protestua edhe nga futbollistët në fushë, gjyqatri nuk komunikoi me sistemin VAR dhe kjo lë për të dëshiruar. Ndoshta mund të ishte edhe pozicion i rregullt, por duhet transparencë edhe në këtë drejtim.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

SKËNDERBEU/ Sa vështirë të analizosh humbje të tilla…

Korçarët kanë pësuar një humbje në fushën e tyre. Ka qenë ekipi i Egnatias që me një gol i ka lënë korçarët pa pikë.

Duket se vërtet kjo ndeshje doli jashtë çdo parashikimi, kur korçarët kanë luajtur me një futbollist më pak . Në këto momente trajneri Ivan Gvozdenoviç largoi një sulmues si Nikaj dhe në vendin e tij Ramos dhe nuk kishte si të vepronte ndryshe.

Pikërisht kjo, solli edhe faktin se uli forcën sulmuese dhe ishte e pritshme. Në kushte të një iferioriteti numerik është e vështirë edhe të analizosh atë që ndodh në fushë dhe kjo mund të thuhet për korçarët.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Gvozdenoviç filloi rotacionin në ekip, por…

Në këtë ndeshje kemi parë një rotacion të dukshëm tek Skënderbeu. Kështu është hedhur për herë të parë si titullar Doka në krahun e djathtë të mbrojtjes në vendin e Vangjelit dhe mungesa e Juri Merlimit të dëmtuar është zëvendësuar nga Krasniqi që edhe ai luajti për herë të parë si një titullar.

Në një vështrim të parë ishin dy pika që nuk kanë çeduar gjatë lojës dhe mund të thuhet janë fituar si futbollistë formacioni. Por pritshmëritë janë edhe më të mëdha ndaj kujdo që ka ardhur nga merkato dhe është pjesë e këtij ekipi.

Të paktën Doka dhe Krasniqi e dhanë sinjalin, ashtu si Vaskuez që është tashmë një titullar, por kjo ndoshta edhe provizore pasi është Randi ai që e do këtë vend.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

SKËNDERBEU/ Humbja ndaj Egnatias konfirmoi krizën e bardhekuqve!

Pritej që dita e djeshme të ishte kthesa e Skënderbeut, por ja që nuk ndodhi dhe pas humbjes me Egnatian në shtëpi, Skënderbeu konfirmoi se është në krizë rezultatesh, gjë që në fakr nuk pritej.

Nëse do ta mendojë në fillim të sezonit që pas 8-të javësh Skënderbeu do të kishte vetëm 7 pikë, askush nuk do ta firmoste këtë fakt. Por, sot 7 pikë dhe vendi i 8-të në tabelën e renditjes është realitet.

Skënderbeu në kaq javë ka vetëm 2 fitore, 1 barazim dhe plot 5 humbje, humbje që në fakt nuk i ka merrituar të gjitha, por ja që janë prezente dhe e kanë futur skuadrën në një situatë aspak të mirë.  

Janë luajtur vetëm 8-të ndeshje dhe janë edhe 28-të deri në fund, por kthesa duhet të vinte në shtëpi për të kaluar krizën, ndërkohë që humbja thelloi këtë krizë dhe tashmë duhet të ndërhyhet sa më parë për të kaluar këtë situatë. Si ndërhyhet, padiskutim që këtë më mirë se kushdo tjetër e di presidenti Ardjan Takaj, pa thënë se edhe trajneri Ivan Gvozdenoviç di të ndërhyjë në situata të tilla.

Tashmë do të kemi dy javë pushim dhe ky është momenti i reflektimit, moment që skuadra ti verë “gishtin” kokës për të treguar se Skënderbeu është atje dhe mungojnë thjesht rezultatet, pasi grupin e ka.

Forca Skënderbe! Kjo situatë vërtet duhet kaluar…

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

VOLEJ FEMRA/ Skënderbeu “kafshon” edhe Barleti Volley. Elena Bego më e mira!

Skënderbeu ka mposhtur dje edhe Barleti Volley në ndeshjen e javës së 4-t të superligës për femra. Një fitore e lehtë e vajzave të Orlando Kojës, që e kanë pasur të lehtë këtë fitore nga fillimi në fund.

Vlerësimi që i kishte bërë Skënderbeu skuadrës kryeqytetase bëri që në “Asllan Rusi” vajzat bardhekuqe të rrjetës të mos e falin skuadrën kryeqytetase dhe të fitojnë me rezultatin e pastër 0-3.

Pas kësaj fitoreje Skënderbeu vijon të qëndrojë në krye me 4 fitore në po kaq ndeshje së bashku me Partizanin.

Sipas informacioneve që ka nxjerrë stafi teknik për këtë ndeshje Elena Bego ka qenë volejbollistja më e mirë e këtij takimi duke shënuar edhe 15 pikë në total. Urime kapitenes së Skënderbeut.

Javën e ardhshme Skënderbeu do të presë në shtëpi në derbin e juglindjes Pogradecin, teksa do të kërkojë sërish fitoren.

Suksese vajzave të Skënderbeut!

Kalendari i Skënderbeut në volejboll për femra 2024-2025

FAZA I

Java 1 Skënderbeu-Teuta 3-1

Java 2 Dinamo-Skënderbeu 0-3

Java 3 Skënderbeu-Vllaznia 3-0

Java 4 Barleti Volley-Skënderbeu 0-3

Java 5 Skënderbeu-Pogradeci                12 tetor 2024          Ora 17:00

Java 6 Skënderbeu-Partizani                  18 tetor 2024          Ora 17:00

Java 7 Tirana-Skënderbeu                       25 tetor 2024          Ora 18:00

FAZA II

Java 8 Teuta-Skënderbeu                        31 janar 2025         Ora 14:00

Java 9 Skënderbeu-Dinamo                    8 shkurt 2025         Ora 17:00

Java 10 Vllaznia-Skënderbeu                 14 shkurt 2025       Ora 14:00

Java 11 Skënderbeu-Barleti Volley       22 shkurt 2025       Ora 17:00

Java 12 Pogradeci-Skënderbeu             14 mars 2025          Ora 17:00

Java 13 Partizani-Skënderbeu                21 mars 2025          Ora 17:00

Java 14 Skënderbeu-Tirana                    28 mars 2025          Ora 17:00

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kategoria 2

KATEGORIA E DYTË/ Sot vëmendja në Memaliaj-Maliqi dhe Delvina-Devolli!

Ashtu si Superiorja dhe Kategoria e Parë edhe Kategoria e Dytë do të luajë ndeshjet e radhës. Kështu të do të zhvillohen ndeshje e javës së 3-të, ku ekipet e grupit B do të zbresin në fushë për të kërkuar 3 pikët.

5 ndeshje do të luhen ditën e sotme. Saktësisht ekipet e grupit b do të marrin skenën, përballje këto që do të luhen në orën 14:00.

Memaliaj-Maliqi, Këlcyra-Tomori, Turbina-Shkumbini, Butrinti-Orikumi dhe Delvina-Devolli do të luhen në të njëjtën orën, 14:00. Këtë javë pushim do të jetë skuadra e Luftëtarit.

GRUPI B:

MEMALIAJ – MALIQI

KËLCYRA – TOMORI

TURBINA – SHKUMBINI

BUTRINTI – ORIKU

DELVINA – DEVOLLI

LUFTËTARI – pushim

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Gvozdenoviç i zhgënjyer: Nuk e meritonim, kartoni i kuq vendosi ndeshjen

Skënderbeu vijon “pikiatën” duke pësuar një tjetër disfatë, kësaj radhe në shtëpi përballë Egnatias. Korçarët mbeten në vendin e 8-të në Play-Out. Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri Ivan Gvozdenovic foli për RTSH Sport.

“Nuk meritonim këtë ndeshje. Vendosi kartoni i kuq, na e bëri të vështirë. Jemi shumë të mërzitur. Në pjesën e parë kishim besim. Egnatia nuk bëri lojë si gjithmonë. Kemi nevojë për pak kohë.

Reagojmë mirë, por vjen goli në një moment kur jemi me 10 lojtarë. Egnatia përsëri nuk rrezikoi asnjëherë. Provuam të gjitha, 4 sulmues, presing anash, por ky ishte maksimumi. Një barazim do ishte i drejtë, Egnatia nuk ishte skuadra më e mirë.

Pësojmë shumë gola dhe shënojmë shumë gola. Sot u ndëshkuam kur ishim me 10 lojtarë. Mund të rreshtoheshim më mirë mbrapa, por ishte shumë e vështirë.

Rezultatet do të vijnë, patjetër. Nëse nuk kemi besim nuk do të dalim kurrë nga momenti i vështirë. Do vazhdojmë të luftojmë”, – tha Govzdenoviç.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Tetova: Donim vetëm 3 pikët, Skënderbeu nuk rrezikoi shumë

Egnatia rikthehet më në fund te fitorja duke mposhtur minimalisht Skënderbeun në Korçë. Goli i Dardan Vuthaj i dha 3 pikët e arta rrogozhinasve. Trajneri Edlir Tetova foli pas ndeshjes ku u shpreh i kënaqur për rikthimin te rruga e fitores.

“Donim vetëm 3 pikët, ndërruam skemën prej mungesave. Pjesën e parë ishim mirë në manovër, ndërsa në të dytën me pak qetësi mund të bënim golin e dytë. Pas kartonit të kuq të Malotës loja u barazua shumë, por kundërshtari nuk na rrezikoi shumë në portën tonë.

Na duhet shumë punë akoma me sulmin, poshtë e marrim topin mirë, por sulmi do punë akoma. Shpresoj të na ndihmojë pauza”, – tha Tetova.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

VOLEJ FEMRA/ Skënderbeu “kafshon” edhe Barleti Volley. Elena Bego më e mira!

Skënderbeu ka mposhtur dje edhe Barleti Volley në ndeshjen e javës së 4-t të superligës për femra. Një fitore e lehtë e vajzave të Orlando Kojës, që e kanë pasur të lehtë këtë fitore nga fillimi në fund.

Vlerësimi që i kishte bërë Skënderbeu skuadrës kryeqytetase bëri që në “Asllan Rusi” vajzat bardhekuqe të rrjetës të mos e falin skuadrën kryeqytetase dhe të fitojnë me rezultatin e pastër 0-3.

Pas kësaj fitoreje Skënderbeu vijon të qëndrojë në krye me 4 fitore në po kaq ndeshje së bashku me Partizanin.

Sipas informacioneve që ka nxjerrë stafi teknik për këtë ndeshje Elena Bego ka qenë volejbollistja më e mirë e këtij takimi duke shënuar edhe 15 pikë në total. Urime kapitenes së Skënderbeut.

Javën e ardhshme Skënderbeu do të presë në shtëpi në derbin e juglindjes Pogradecin, teksa do të kërkojë sërish fitoren.

Suksese vajzave të Skënderbeut!

Kalendari i Skënderbeut në volejboll për femra 2024-2025

FAZA I

Java 1 Skënderbeu-Teuta 3-1

Java 2 Dinamo-Skënderbeu 0-3

Java 3 Skënderbeu-Vllaznia 3-0

Java 4 Barleti Volley-Skënderbeu 0-3

Java 5 Skënderbeu-Pogradeci                12 tetor 2024          Ora 17:00

Java 6 Skënderbeu-Partizani                  18 tetor 2024          Ora 17:00

Java 7 Tirana-Skënderbeu                       25 tetor 2024          Ora 18:00

FAZA II

Java 8 Teuta-Skënderbeu                        31 janar 2025         Ora 14:00

Java 9 Skënderbeu-Dinamo                    8 shkurt 2025         Ora 17:00

Java 10 Vllaznia-Skënderbeu                 14 shkurt 2025       Ora 14:00

Java 11 Skënderbeu-Barleti Volley       22 shkurt 2025       Ora 17:00

Java 12 Pogradeci-Skënderbeu             14 mars 2025          Ora 17:00

Java 13 Partizani-Skënderbeu                21 mars 2025          Ora 17:00

Java 14 Skënderbeu-Tirana                    28 mars 2025          Ora 17:00

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Super Liga

Skënderbeu ngelet në vend, Egnatia kalon momentin krizë

Skënderbeu- Egnatia 0-1

Shënues: Vuthaj 64’

Korçarët kanë humbur një ndeshje që askush nuk e kishte parashkuar si të tillë, kjo për shkak të asaj që ka ndodhur në minutat e fundit të pjesës së parë, kur Vaskuez largohet me kartonin e kuq. Ishte ky momenti që prishi ekuilibrat tek skuadra korçare dhe për pasojë duke qenë me dhjetë futbollistë ka pësuar edhe golin e vetëm të takimit në minutën e 64’ pas një topi që u end për disa çaste në zonë dhe Vuthaj është treguar shumë i saktë.

Por duhet thënë se ishte një ndeshje me mjaft ritëm nga ana e të dy ekipeve, dy ekipe që kërkonin me domosdo të merrnin tre pikët, pasi vetë pozicioni i tyre ua detyronte këtë gjë. Pjesa e parë ka qenë e ekulibruar me disa tentativa më shumë nga ana e miqve që godisnin në drejtim të portës, ndërkohë që korçarët me Bismark dhe Rashicën kanë krijuar mundësi, por pa finalizim edhe pse ishin me një futbollist më pak në fushën e lojës.

Ekuilibrat vendosen kur Malota është ndëshkuar me karton të kuq në minutën e 74′. Pas këtij momenti është skuadra korçare që është më superiore, por ndoshta edhe pak fat duhet të kishin kur goditja e Tayo me kokë ishte ngjitur me shtyllën. Gjithsesi Skënderbeu ngleli në pozita të njëjta dhe Egnatia mori tre pikë që e bëjnë të kalojë krizën e dukshme në këto javë.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Flash News