Sporti
Ja kur fillon abissnet superiore skënderbeu zbret në fushë më
Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka miratuar së fundmi datat se kur do të nisin të gjitha kompeticionet kombëtare për edicionin futbollistik 2023-2024. Përmes një vendimi të marrë në mbledhjen e fundit, KE-ja e FSHF-së ka marrë vendime të rëndësishme për sezonin e ri futbollistik, duke nisur që nga datat se kur nisin aktivitetet futbollistike.Kampionati ‘Abissnet Superiore’ pritet që të ngrejë siparin të shtunën e 19 gushtit të vitit 2023 dhe të përfundojë më 11 maj të vitit 2024. Ndërkaq, kampionati i ‘Kategorisë së Parë’ është programuar të fillojë më 2 shtator 2023 dhe të përfundojë më 8 maj 2024. Ashtu sikurse edhe gjatë edicionit të kaluar, finalja e Superkupës së Shqipërisë do të zhvillohet në muajin dhjetor, përkatësisht më 20 dhjetor 2023. Kujtojmë që në garë për këtë trofe janë kampionia e Shqipërisë, FK Partizani dhe fituesja e Kupës së Shqipërisë, KF Egnatia.Më poshtë gjeni të gjitha datat e fillimit dhe përfundimit të të gjitha aktiviteteve kombëtare për sezonin futbollistik 2023-2024.:Superkupa e Shqiperisë të zhvillohet në datën 20.12.2023;Kampionati i Abissnet “Superiore” të fillojë më datë 19.08.2023 dhe të mbarojë në datën 11.05.2024;Kampionati i Kategorise së Parë të fillojë më datë 02.09.2023 dhe të mbarojë në datën 08.05.2024;Kampionati i Kategorise se Dytë të fillojë më datë 23.09.2023 dhe të mbarojë në datën 05.05.2024;Kupa e Shqiperise të fillojë më datë 27.09.2023 dhe të mbarojë në datën 14.05.2024;Kampionati i Femrave të fillojë më datë 01.10.2023 dhe të mbarojë në datën 21.04.2024;Kampionati i U-21 Superiore të fillojë më datë 05.09.2023 dhe të mbarojë në datën 28.05.2024;Kampionati U-19 Abissnet Superiore të fillojë më datë 24.09.2023 dhe të mbarojë në datën 12.05.2024;Kampionati U-17 Abissnet Superiore të fillojë më datë 24.09.2023 dhe të mbarojë në datën 12.05.2024;Kampionati U-16 Abissnet Superiore të fillojë më datë 01.10.2023 dhe të mbarojë në datën 12.05.2024;Kampionati U-15 Abissnet Superiore të fillojë më date 01.10.2023 dhe të mbarojë në datën 12.05.2024;Kampionati U-14 Abissnet Superiore të fillojë më datë 01.10.2023 dhe të mbarojë në datën 12.05.2024;Kampionati U-13 Abissnet Superiore të fillojë më datë 24.09.2023 dhe të mbarojë në datën 12.05.2024;Kampionati Kategoria e Pare U-19 të fillojë më datë 08.10.2023 dhe të mbarojë në datën 11.05.2024;Kampionati Kategoria e Pare U-17 të fillojë më datë 08.10.2023 dhe të mbarojë në datën 11.05.2024;Kampionati Kategoria e Pare U-16 të fillojë më datë 08.10.2023 dhe të mbarojë në datën 19.05.2024;Kampionati Kategoria e Pare U-15 të fillojë më datë 08.10.2023 dhe të mbarojë në datën 19.05.2024;Kampionati Kategoria e Pare U-14 të fillojë më datë 08.10.2023 dhe të mbarojë në datën 19.05.2024;Kampionati Kategoria e Pare U-13 të fillojë më datë 08.10.2023 dhe të mbarojë në datën 11.05.2024;
Super Liga
Skënderbeu ngelet në vend, Egnatia kalon momentin krizë
Sporti
VOLEJ MESHKUJ/ Skënderbeu shpartallon Elbasanin në javën e katërt
Sporti
Ja çfarë po ndodh në stadium përpara ndeshjes Skënderbeu-Egnatia
Sporti
Skënderbeu-Egnatia në orën 19:00/ Ja formacionet e të dy ekipeve
Kategoria 1
POGRADECI mposht Kukësin/ Ja 5 çiftet e luajtura sot!
Sporti
Java e dytë e kampionatit të vajzave luhet e ndarë në dy ditë
Sporti
UEFA Development U-15 për vajza/ Përfundon me sukses turneu i organizuar nga FSHF, Shqipëria e mbyll me fitore
Sporti
Tifozët i kujtojnë ekipit se janë “Skënderbeu”
Sporti
Skënderbeu-Egnatia, ndeshja e zgjidhjes së krizës
Sporti
VOLEJ FEMRA/ Sot ora 17:00 Skënderbeu vetëm për fitore ndaj Barleti Volley
-
Sporti2 ditë ago
Ky është talenti i bardhekuqve para 4 vitesh dhe sot golashënuesi më i mirë i Skënderbeut!
-
Sporti4 ditë ago
Egnatia me mungesa të shtunën drejt Korçës!
-
Sporti4 ditë ago
Skënderbeu/ Sot analiza e humbjes, ja ç’pritet të ndodhë
-
Sporti2 ditë ago
Korçarët “fërkojnë” duart për ndeshjen e fundit të fazës në Ballsh
-
Sporti3 ditë ago
EKSKLUZIVE/ Shikoni 10 vite më parë kur Alessandro Del Piero vishte fanelën e Skënderbeut!
-
Sporti3 ditë ago
Skënderbeu të shtunën me ndryshime në formacion/ Mësoni cilat janë
-
Sporti3 ditë ago
SKËNDERBEU/ Pas Juri Merlim, alarm edhe për Randi Dumfor dhe Etien Tare!
-
Sporti3 ditë ago
Flet Dhimitraq Xhambazi: Ja kush spikat te Skënderbeu! Kjo superligë, më e fortë
-
Sporti4 ditë ago
JAVA E 8-të e superligës në 3 ditë/ Skënderbeu-Egnatia luhet…
-
Sporti1 ditë ago
Ja tre “shtyllat” e mbështetjes për fitore ndaj Egnatias të korçarëve…