Korça ka treguar se di të vlerësojë figurat sportive, sportistët e vet elitarë që kanë ngritur flamurin në arenën ndërkombëtare dhe ku është ekzekutuar edhe himni ynë kombëtar, ndoshta nga të parat herë.
Një rast i veçantë është ai i Pavlina Evros kur është kthyer nga Nica me medalje. Korça atë ditë kishte festë, madje edhe disa prej ndërmarrjeve që ishin në rrugën hyrëse të Korçës lanë punën për disa orë. Kanë qenë me qindra dhe mijëra qytetarë, që uronin Pavlinën dhe trajnerin e saj Piro Kasati. Vërtet janë pritur si heroj nga njërzit e thjeshtë, ata që vërtet e ndienin dhe nuk ishin sa për një foto.
Këto shëmbuj duhet të marrim edhe sot kur na vijnë kampionë dhe fitues në arenën ndërkombëtare. Ata kanë nevojë për atë tifozin që i mbështet atje, në arenën e betejës sportive.