“Jam shumë i mërzitur”, Gvozdenoviç: Ja cili ishte plani anti-Vllaznia

Date:

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/11/1111.jpg

Skënderbeu ka humbur transfertën e Shkodrës përballë Vllaznisë me shifrat 0-2. Korçarët e humbën balancin e sfidës që në pjesë të parë dhe nuk treguan asgjë në të dytën. Tekniku Ivan Gvozdenoviç u shpreh pas përfundimit të takimit i pakënaqur me futbollistët e tij dhe me mënyrën si shkuan gjërat ditën e sotme në ndeshjen e Superiores.

“Ishim pa 5 lojtarë sot, pra me mungesa. Nuk e di si i pësuam golat në këto mënyra sot. Ne ishim me top, Ramos e kishte në zotërim dhe u bënë pasa të gabuara dhe nga erdhi goli. Dhe goli i dytë erdhi prapë nga mungesa e vëmendjes sonë. Ishte shumë e vështirë për ne pas golit të dytë, na ra psikologjia. Ekipi duhet të mendojë edhe për pjesën difensive kur ndodhet në sulm.

Jam shumë i mërzitur nga kjo humbje. Na mungon Dumfuri. Skuadra është e fortë në lojën në ajër me Prençi e Ramos. Plani ishte të rrinim fortë mbrapa me 5 lojtarë dhe pastaj të provojmë skemën me kundërsulm. U rikthyem me 3 mbrapa pastaj. Pësuam gol shumë shpejtë dhe kjo ndikojë në lojën tonë. Doja të jepja hapësira Endrit nga krahu i djathtë, pasi ai është futbollist i mirë dhe i pëlqen të sulmojë. 17 gola të pësuar janë shumë me thënë të vërtetën. “, u shpreh trajneri Gvozdenoviç.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

EKSKLUZIVE / Skënderbeu bën goditjen e parë në merkato, “Korça Boom” e kishte paralajmëruar

Korçarët duket se do të jenë shumë aktivë në...

E RËNDË/ Humbet jetën 12-vjeçari nxënës i klasës së 7-të në Vashtëmi!

Një 12 vjeçar nga fshati Poceste i bashkisë së...

Hierarkë të Sinodit të Shenjtë të Kishës së Greqisë vizitojnë Kryepiskopin Anastas

Hierarkë të Sinodit të Shenjtë të Kishës së Greqisë...

Super Pogradeci/ Pas Vokrrit dhe Zguros ZYRTARIZON një kroat

Pogradeci po punon shumë gjatë kësaj merkatoje dhe drejtuesit...