Java e dytë e superligës është sfumuar, ndërkohë që menjëherë pas kësaj jave, vjen shpejt java e tretë.
Këtë fundjavë do të luhet në dy ditë java e 3-të e superligës, ku tre ndeshje luhen ditën e shtunë dhe dy të tjerat të dielën. Pas kësaj jave të tretë kujtojmë që do të kemi një pushim 10 ditor për shkak të grumbullimit të kombëtares kuqezi.
Të shtunën e 31 gushtit luhen 3 ndeshjet e para, ku gjithçka starton në orën 17:00 të kësaj së shtune me ndeshjen e parë në Laç ku vendasit do të presin Bylisin.
Më pas në mbrëmje luhen dy ndeshje në orën 20:00, teksa vjen edhe radha e Skënderbeut. Të shtunën në mbrëmje Skënderbeu do të presë në shtëpi Vllazninë në javën e tretë dhe po në të njëjtën orë do të luhet edhe në Durrës, ku Teuta do të presë Partizanin.
Java e tretë do të luhet të dielën më 1 shtator me dy ndeshjet e fundit, ku në orën 17:00 Tirana do të presë Egnatian dhe ndeshja e fundit e javës do të jetë ajo mes Dinamos dhe Elbasanit.
Këto janë 5 çiftet e javës së tretë të superligës, ndërkohë që për të gjithë tifozët bardhekuq Skënderbeu do të luajë të shtunën ndaj Vllaznisë në orën 20:00.
JAVA E TRETË E SUPERLIGËS
E SHTUNË 31 GUSHT 2024
ORA 17:00 LAÇI-BYLIS
ORA 20:00 SKËNDERBEU-VLLAZNIA
ORA 20:00 TEUTA-PARTIZANI
E DIEL 1 SHTATOR 2024
ORA 17:00 TIRANA-EGNATIA
ORA 20:00 DINAMO-ELBASANI